fbpx
Sapo linda vajzen , Me la si nje te shkretë sepse

Sapo linda vajzen , Me la si nje te shkretë sepse…!


Sapo linda vajzen , Me la si nje te shkretë sepse – Unë që po ju shkruaj, jam Arta, 23 vjeçe dhe kam një vajzë të vogël. Jetoj në Elbasan. E lexoj shumë shpesh këtë rubrikë dhe vendosa edhe unë të shkruaj historinë time. Isha në vit të parë në shkollë të lartë kur njoha ish-bashkëjetuesin tim… Nuk mund ta quaj ish-bashkëshortin sepse ne, as jemi fejuar e as nuk kemi bërë martesë bashkë. Njohja me të ka qenë shumë e bukur dhe e rastësishme. Është e vërtetë ajo shprehja: “Rastësia është mbreti i botës”. Si gjithë të rinjtë, gjithmonë mbasi mbaronim mësimin, ne uleshim në kafe një grup shokësh dhe rrinim e diskutonim për disa orë.Një ditë, mbasi mbaruam mësimin, shkuam në kafe vetëm unë dhe dy shoqet e mia. Atë ditë nuk isha shumë mirë emocionalisht, nuk e di çfarë kisha. Po bisedoja me dy shoqet e mia, kur papritur u fut në lokal një djalë mjaft simpatik. E pashë dhe më tërhoqi menjëherë; ishte bjond dhe sytë i kishte të shkruar. Nuk e di pse më pëlqeu aq shumë. Ai, si për çudi, u ul afër tavolinës sonë; ishte bashkë me një djalë tjetër. Fillova të fiksohesha shumë keq. Në ato momente, rrija, rrija dhe e shikoja; po më pëlqente jashtë mase. Shoqja ime e ngushtë më pyeti se çfarë kisha e unë nuk dija se si t’ua thoja edhe atyre që doja ta njihja patjetër atë djalë. Më dukej sikur rashë në dashuri me shikim të parë, menjëherë! U thashë dy shoqeve të mia se po më pëlqente shumë djali që e kishim afër në tavolinë dhe se doja ta njihja patjetër. Ato filluan të talleshin, por unë u thoja se doja t’i jepja patjetër numrin e telefonit sepse doja ta njihja dhe ato të dyja qeshnin. Me të vërtetë ishte për të qeshur, por nuk e di se si m’u fiksua atë ditë ai djalë, edhe pse këtë gjë nuk e kisha bërë ndonjëherë. Kur isha 17 vjeçe, pata një histori dashurie e cila zgjati gati 1 vit, por nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të isha e aftë t’i propozoja vetë një djali. Në ato momente, kur isha aty në kafe, nuk dija se si t’ia jepja numrin e telefonit, ndaj mendova t’ia shkruaja te një copë letër dhe t’i thoja kamerierit që t’ia jepte, sepse lokalin ku ishim atë ditë e frekuentonim shumë të gjithë si shoqëri. Kështu veprova. U sigurova që kamerieri ia dha numrin e telefonit, u larguam dhe po prisja gjithë ankth të më binte telefoni. Nga njëra anë isha edhe shumë konfuze se çfarë do t’i thoja kur të më merrte në telefon. Ai më mori nga mbasditja dhe filluam të bisedonim. Ai jetonte me disa shokë në një shtëpi me qira. U tregova e sinqertë me të, i thashë që më pëlqente dhe se doja të kisha një histori dashurie me të. Ai më kishte parë sa ishte futur në lokal dhe i kisha pëlqyer, por nuk e kishte menduar se edhe unë do të kisha të njëjtën tërheqje për të. E lamë të flisnim disa ditë në telefon e pastaj të takoheshim. Mezi prisja që ta takoja. Ishte ditë e shtunë kur u takuam. Ai më tha të shkoja te shtëpia ku rrinte me qira me shokët e tij dhe pastaj të dilnim. Në fakt, nuk doja ta takoja aty, por vendosa të shkoja. Sapo u gjendëm afër njëri-tjetrit atë ditë, shkëmbyem puthjen e parë. Kështu, nisëm një lidhje të dy bashkë. Çdo gjë shkonte për mrekulli, ditët kalonim dhe ne të dy ndjeheshim shumë mirë me njëri-tjetrin. Takoheshim çdo ditë e ia kalonim me të vërtetë shumë bukur. Po bënim gati 1 vit bashkë dhe vendosëm të dy që t’ua thonim familjarëve. Nga ana e tij, ishin të dy prindërit dakord, ndërsa prindërit e mi nuk e donin sepse u dukej djalë i lëvizshëm dhe mendonin se nuk ishte për mua. Nuk e zgjata shumë dhe vendosa t’u thoja se unë e kisha marrë vendimin tim dhe se do të bashkjetoja me të. Ata më thanë se e kisha vetë në dorë për çdo gjë. Familja e tij më donte e më respektonte shumë, ndjehesha shumë mirë me ta kur i takoja.Ne vendosëm të dy bashkë të merrnim një shtëpi me qira e të bashkëjetonim, se kështu, do ta njihnim më mirë njëri-tjetrin. U stabilizuam me shtëpi dhe çdo gjë po shkonte për mrekulli. Mbas disa muajsh, unë mbeta shtatzënë dhe ishim shumë të lumtur për këtë gjë, por në të njëjtën kohë edhe të frikësuar, sepse gjendeshim të dy të papërgatitur. Nuk dinim si të vepronim, por unë, fëmijën nuk bëhej fjalë që ta hiqja. Jetuam bashkë të dy derisa unë shkova në muajin e nëntë, linda vajzën dhe… u riktheva te prindërit e mi. Ai nuk pranoi që të shkoja të jetoja te prindërit e tij! Nuk e kuptoj as tani arsyen se pse…Gjërat ndodhën shumë shpejt dhe unë nuk e kuptoja se sa njeri i pashpirt mund të kishe qenë sa pikërisht në ditën kur linda vajzën, më tha që bashkë nuk mund të vazhdonim më. Nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur dhe i kërkova një shpjegim, por arsyeja e vetme që më thonte se pse e kishte marrë këtë vendim ishte sepse nuk ishte në gjendje të përballonte mbajtjen e një fëmije, kur ishte ai që mezi priste që të lindte vajza. Çdo gjë u ndërpre atë ditë. Kalova një periudhë shumë të keqe e, për një kohë të gjatë, nuk e mora veten. Ndjehem e zhgënjyer dhe e lënduar nga ai njeri, por arsyeja e vetme që më jep kurajo është vajza ime, ajo është e pafajshme, është engjëll e nuk di asgjë. Ka qenë e shkruar që do të njihja një person të tillë e që gjërat do të ndodhnin kështu. Faleminderit që e lexuat historinë time dhe dua t’ju përcjell edhe një mesazh: Mos u nxitoni asnjëherë për të pasur dikë pranë vetes. Fati dhe gjërat e bukura vijnë te ne atëhere kur nuk e presimSapo linda vajzen , Me la si nje te shkretë sepse