fbpx
Qysh kur kam lindur

Qysh kur kam lindur Babi nuk më ka dashur, me pretekstin se donte djalë, më ka përzane nga shpia kur…


Qysh kur kam lindur Babi nuk më ka dashur, me pretekstin se donte djalë, më ka përzane nga shpia kur… – Pershendetje për të gjithë lexuesit e kësaj faqeje. Thonë se jeta është një sfidë me shumë vuajtje,dhe pak pika lumturie. Thonë se zoti i sprovon njerzit e mirë, por duhet të jemi te durueshëm gjithmonë me shpresën se do të bëhet mirë një ditë. Por me mua nuk ndodhi kështu! Jam rritur mes vuajtjesh, varfërisë dhe një babai të pamoralshëm. Kur them kështu e them nga zemra e plasur. E kush është ai baba qe nuk i do fëmijët e gruan e tij?! Po të mos e kisha përjetuar vet këte ndjenjë sdo ja besoja ndokujt. Qysh kur un kam lindur babai im nuk më ka dashur, me pretekstin se donte djalë. (Por nuk ishte kështu )! Jeta ime u bë një ferr i vërtetë kur un u rrita dhe fillova të kuptoj gjërat. Ai na maltretonte, na rrihte, më ofendonte duke me quajtur ku**kë dhe disa herë më perzinte nga shtëpia vetëm se e mbroja mamin. O zot pyesja veten si mundet një prind ti’a bëj këto gjêra fëmijës së tij?! Në anën tjetër mami sëmurej nga mërzia e pikēllimi që ja shkaktonte ai. U rrita kështu me plot fjalë e plot zhgënjime nga jeta. Nuk kisha as arsye të jetoja, derisa dita ditës un dhe mami kuptuam qe ai kishte një tjetër femër dhe me të kishte edhe 1 fēmijë. Bota ime u përmbys në atë moment, mami pati sulm të zemrës dhe kur e dija qe e gjitha kishte ndodhur per faj të tij më vinte ta pështyja në fytyrë, skishte pikë turpi duke ju ofruar mamit kinse i interesonte. Tani mami është ende në shtrat dhe ne femijët nuk flasim asnjë me babain tonë. Un provoj ti kaloj mërzitë duke shkuar ne fakultet. Jam bërē 19 vjeqare dhe të gjitha i kam arritur vet. Kam një punë sa për të mbajtur familjen, ngase atij nuk i intereson a kemi per te ngrënë, apo për të veshur… Më falni për kohën qe ju mora ,ndoshta shkruajta gjatë,por të shkruash për mua nuk mjafton e gjithë jeta ti tregoj të gjitha. Ju uroj një natë te këndshme!