fbpx

Prej se jam nda prej grus, krejt femrat te degjenerume pom duken, kerkush nuk po me terhek…


Prej se jam nda prej grus, krejt femrat te degjenerume pom duken, kerkush nuk po me terhek…- Pershendetje…Jam ni mashkull mbi 30 vjeq,Jetoj ne Perendim,per momentin jam ne Kosove.Para disa viteve jam ndar me ish gruan,E kem ni femi se bashku 10 vjeq,por femia jeton me mua.Problemi esht qe qe disa vite ende skam takuar ni person qe me terhek per ta fillu ni lidhje te sinqert.Mirpo tash familja po me japin shumm presion per mu martu!!Por un vet nuk po kam guxim me marr ni hap te till sepse diqka brenda ne shpirt me ka hy ni pa siguri ndaj femrave,Mue me duket disi vetja kam mbet mrapa me ket ritem te jetes,Sepse disa femra qe kam njoftuar me duken shum shum te degjenerume edhe une ashtu nuk jam mesuar sepse as ish gruaja ime ska qene ashtu e tasht pom doket shume tmerr kur po njoftona me do femra qe nuk kan aspak moral aspak respekt per veten. Sepse un vet nuk po them qe jam perfekt apo jam Zoti apo jam najfar Vard Pitti a qka ta di une por jam i perkushtum ne femiun tim,ne pune edhe nuk dal shum edhe jam i respektushem, nuk mundona mu shit diqka qe sjam edhe mu bo ma “burr”! Por nuk ndihem keq me ket jet qe e bej sepse qellimi im ka qen femia mu rrit shendosh,edhe me u eduku ne menyren me te mir te mundshme,e ket qellim gati e kam arrit!!Por ktu ne ks kam me ndejt edhe 2 jav,mue me ka humb durimi sun po i duroj te familjes,me ik nuk mundem sepse te gjith e din sa kam pushim,plus fmia ka shum qef me nejt ne ks.Jam ra ne hall zdi nuk me kuptojn qe un vendos per jeten time,sepse me thon ne ta dojm te miren,apo ne dojm me te pa mir etj. Por un ju them nuk du me mi imponu gjerat ne jeten time por prap nuk kuptojn vetem po me thojn hajde mo qka po pret, djalin e ki ski qka pret veq gjeje dikon qe tbon rahat a per lumturin teme nuk osht npytje aspak. Jom nervoz edhe nuk e di si tia bej qe te mundohem sado pak me tregu qe po du nje gru per shpirt temin dhe zemer temin jo per te tjert. .