fbpx
me zemer te copetuar

Prej qe Burri im i lexoj mesazhet e te dashurit tek teli im, jetoj me zemer te copetuar dhe nuk kam ftyre ti shoh femijet e as burrin!


Prej qe Burri im i lexoj mesazhet e te dashurit tek teli im, jetoj me zemer te copetuar dhe nuk kam ftyre ti shoh femijet e as burrin! – Mirmrama te gjithve.perpara qe te shkruj historin time iu lutem mss komentoni fare nese ofendoni sepse jeta i ka te gjitha. Jam nje grua 40 vjecare i kam tre fmi. Un jam rrit me shum halle familiare sa nuk mund te pershkruhen. Prind te pa afte e vlla te smun kam nejt ke baba me i rrit vllaznit e motrat. Jam ba 30 vjece ke baba tu punu si djal e si vajze. Kam mbajt nderin nuk jam lidh me askend. Zoti ma pru fatin e u martova para 10 vjetsh me nje djal te mire. Po un nuk eshte se e dashuroja aq shume. E doja e respektoja pa fund sepse ai me konsideronte si princesh. Na fali Zoti fmin e pare e ishim te lumtur pavarsisht problemeve ekonomike. Un e kam mbeshtet burrin tim gjithmon. Dolem ne evrop me punu na u hap fati. Filluam jete te re. Kurr nuk e nenvlersuam njani tjetrin. Femija i par shkoj ne kopsh e un fillova pun. Thashe me lart mos me ofendoni se jam rrit e martu e ndershme. Ne pun u dashurova tmerresisht si vdekja me kolegun tim te moshes time. Edhe ai i martuar me fmi. I kemi ba ball shume luftes se dashuris mos me kriju marrdhanie. Se edhe ai i ndershem ishte. Por nuk ia dolem luftes kunder dashuris. U dorezuam njeri tjetrit. Per mua ishte dashuri e vertet. Nuk shpjegohet me fjal. Kan kalu 5 vite e tashme jena largu shum se kemi nderru pune. Po nje here para dy vjetesh gruja e tij mi lexoj sms qe i kisha shkru. U ba nami sepse ajo me njihte si kolege me te shoqin. Sa nuk kam vdek nga merzija. Lidhja jon vazhdoj prap por e plagusur tashme. Po ma e zeza ndodhi kur burri im i lexoj edhe mesazhet e atij tek teli im. Tash me zemer te copetuar jetoj dhe nuk kam ftyre ti shoh femijet e as burrin. Se burrin e kam te mire e me do. Kam familje te mrekullushme po si mund ta harroj ate njeri qe ishte i ndershem si un e luftoj si une per te mos krijuar marrdhenie. U dashuruam fort e ishim shum te lumtur. Mos valle kjo dashuri ishte mallkim per mua? Ju lutem si mendoni a duhet te luftoj te mos e humb ate dashuri. Theksoj se dielli nuk me nxen pa ate njeri. Te pakten ta di si eshte. Zoti u ndihmofte te gjithve!