Po ndahna

Po ndahna prej t’fejumi se Nanen e kam smut dhe spo ka kush mu kujdes per te, nuk muna me lan vet!

Po ndahna prej t’fejumi se Nanen e kam smut dhe spo ka kush mu kujdes per te, nuk muna me lan vet! – Mirembrema. Ju lutem mos te ma publikoni emrin! Kam ca jave qe lexoj tregimet e juaja dhe vendosa te shkruaj per nje problem timin qe me mundon tash e nje kohe te gjate, jam 25 vjece dhe para dy viteve me eshte semure nena, ka pasur nje lloj tumori qe operohej por gjithashtu eshte dashur te beje radioterapi dhe disa terapi tjera jashte vendit, u mundova te jem e forte e te luftoj bashke me te, nuk i jam ndare per asnje moment, por sa me shume qe rrija me te ne spital aq me keq behesha, fillova te mos flej gati se aspak gjate tere nates, lexoja tere naten per semundjen qe kishte nena ime deri sa me eshte bere si fobi, tani me asnje emision shendetesor nuk mund ta shikoj, urrej personat qe flasin per kete lloj semundje, nuk mund t’ia permend as emrin, cdo mengjes rri zgjuar e pres nenen me frike te futet ne dhome e te me thote se nuk ndihet mire, e shikoj me vemendje cdo gje ne fytyre e trup te saj mos ka ndonje shenje qe eshte perseri e semure, ajo tash ndihet me mire dhe ben gjithcka vet , eshte e zonja e vetes por mua nuk me mbushet menja se nuk do perseritet semundja. Ka filluar te me merzitet jeta nga tmerri se perseri mos e shoh ate te semure, dhe ndihem keq e me duket vetja egoiste se edhe kontrollat qe i ben une shkoj me nje ndjenje shume te keqe, sa futem ne spital rri si e ngrire e kam marramendje gati sa nuk bi ne toke deri sa te dal prej aty, por me vjen keq ta le vet, une jam me e madhja kam edhe tri motra po nuk dua qe ato te behen si jam bere une. Kam te fejuarin ne perendim dhe ne mars me behet viza por tani mendoj seriozisht t’i jap fund lidhjes sepse ne kete gjendje qe jam as nuk dua te qendroj ne shtepine time por as nuk mundem te largohem nga nena as edhe per nje jave, askush nuk kujdeset per te qysh kujdesem une, e di qe me duhet ndihme profesionale por dyshoj qe mund te me beje mire. Sidoqofte me falni qe e zgjata pak vetem kisha nevoje ta nxjerr kete nga brenda. Faleminderit shume, naten e mire!