fbpx
nuk ka shpi

Per ate qe e deshta Baba m’tha “Jo se nuk ka shpi”, e tash jom e ndame dhe kam nje femije se…


Per ate qe e deshta Baba m’tha “Jo se nuk ka shpi”, e tash jom e ndame dhe kam nje femije se… – Pershendetje! Ne radh te pare respekt per drejtuesen/in e ksaj faqeje. Kam deshir te publikoj nje histori timen. Ne moshen 19 vjecare njihnim nje zonje te themi ne lagjen tone, ishim dhe krushqij. Ajo me therret nje dit te shpia dhe me von e koptoj qe me kishte thirrur per te me pare djali i saj. Djali nderkoh jetonte jasht shtetit. Dhe i thot mamit: a do na i japish vajzen per djalin, un ne fakt skisha dijeni kush ishte ky djali se nuk e fokusova mir se dija se ata kishin plane. Dhe mami i thot po do flas me burrin. Kshu babi im tha jo se ata nuk kane shpi. E ne fakt se kishim shum iden e ekonimis se tyre si qysh tek. Edhe sot e kesaj dite se kam idene si jetojne, ndoshta jetojn edhe mire. Keshtu babi nuk deshi. Me von un fejohem e fejohet e ky djali me nje vajz nga lagjia ime.Aty ishte momenti kur e pam vertet kte djalin cili ishte. Kur e pa mami me tha sikur me ra damlla sa i bukur kishte qene,,,cfar beme keshtu. Edhe une nderkoh e pelqeva shum ,domethen me pak fjal e kemi refuzuar nje te mire pa e ditur se ishte e mire. Tani i shoh ne fsb. Ajo nusja e tij me ben kerkese. Ai shum i bukur me nje vajz shum te bukur. Ju shkruante ne komente, ju dua shum. Dmth jo vetem i bukur ne aparence por edhe ne personalitet. Duket familjar edhe sa cfar ben ne jeten e perditshme nuk e di ,por fakti qe i shpreh dashurin nuses ne menyr publike esht gje e mire. Ndonjeher prindi mundohet per mir por jo gjithmon vjen kollaj e mira. Edhe nese gjen nje njeri qe ka nje shpi por nese ne ate shpi nuk ka paqe harmoni e dashuri ska vler shpia. Tani edhe un e lumtur jam sepse e un kam nje femij te mrekullueshem por me ngeli peng per kte djalin. Sa keq kshu. Babi nga qe donte te kujdesej per mua me prishi ate te mirin ngaqe skishte shpi, dhe pastaj kur me kerkoi ky tjetri per tu martuar ne kur beme parjet kam thene nuk e dua sme pelqen. Ndersa ata te shpis me than kte do marrish se nuk ben te besh parjet e mos ta pelqesh nga pamja esht gjyna. Dmth si te thuash ma dhane me zor. Pastaj kur jam fejuar me mbrapa vajza e asaj qe na prezantoi te dyve na tha: Vajze, mamaja ime ty te mori me magji. Un ne ate kohe sbesoja te magjit fare, por tani po e kuptoj se ajo fejes vertete esht bere me magji sepse nuk kam mundur ti them jo edhe pse se desha di vetem qe kam qare kur jam fejuar, nuk isha e lumur dhe as e plotesuar. Tani jam ndare me burrin sepse sesht e drejte te mbash nje njeri kur nuk e don. E kam nje person te mrekullueshem ne krah qe me don dhe e dua shum. Vjen nje dit e vuajtjet marrin fund per te gjith.