fbpx
Per 4 vjet martes nuk e di qe ka kalu nje dite pa me rreh,14 vjet i kom pas kur jam martu dhe kam shti buk per 11 persona,durt nuk mujsha me i ni...

Per 4 vjet martes nuk e di qe ka kalu nje dite pa me maltretu,14 vjet i kom pas kur jam martu dhe kam shti buk per 11 persona,durt nuk mujsha me i ni…


Per 4 vjet martes nuk e di qe ka kalu nje dite pa me maltretu,14 vjet i kom pas kur jam martu dhe kam shti buk per 11 persona,durt nuk mujsha me i ni…-Përshëndetje per te gjithë, po ju lutem te mbes anonime! Vendosa ta shkruaj edhe une historine time duke shpresu qe ne komente qe gjej fjale motivuese dhe te mira nga lexuesit.Jam nje vajze 18 vjecare.Qysh si fmi jam rrite e vetme pa kontakt me asnje moshatar po gjithsesi dashuria prej familjarëve asnjehere nuk me ka mungu, kam qene vajza me e vogel ne nje familje me 5 djem.Kontakt me familjare te tjer e as me shoqeri skemi pas thuajse kurrë e pse kurre se di. Gjithqka ka shku shume mire deri ne momentin kur me vdiq babi e un isha vetem 14 vjeçe, dhe erdh axha im ne shpi ju tha vllaznive qe per me mbyll nje borxh tbabit ose duhet me jau dhan nje rob ose nje gjak borgj.Hala isha fmi, tu endrru me fillu shkolle e me mrri diqka ne jete mqun te shpia e bashkëshortit tim qe eshte 13 vjet ma i vjeter. Familjarisht jan shum te eger edhe shum patriarkal. Per 4 vjet martese nuk e di qe ka kalu nje dite qe nuk mka maltretu, bile jeton me thanien qe grus duhet me ja maltretu edhe vendin ku rrin.N’pergjithsi jam tip shum e urte, po edhe qato rralle here qe e qeli gojen me fole nuk priton mem thirr nalt me mi skuq faqet e mem kallxu qe para gjumit osht vazhdimi… Jam nusja e vetme ne ket familje shum antareshe po prej dites qe kam ardh ma as kunatat e as vjehrra nuk kan prek pun me dor, 14 vjet i kam pas kur kam shti buk per 11 persona durt nuk mujsha mi ni. Po prap kurr sjam anku e as nuk ankohem kam vendos mu fliju vetem vllaznit mos me mi gjet sen mos me ju dhimt kryt per kurgjo se kurr smkan lan me hjek sa jam kan te ata, po edhe tash qe jom e martume as senet esenciale femrore nuk mi blen burri edhe pse ka rrog per gati 700 euro, per qdo muj njoni prej vllaznive vjen me pi kafe mem pa edhe mi bin senet personale që i duhen qdo femre.Jam nuse shembull neper kusheri e familjare si per hije si per marifet e per familje tmire po veq tburrit nuk i knaqa kurr per ta kurr skesh e mire, per qdo nate e per qdo dite nket shpi kurr sen pos dajakut nuk kam pa po gjithsesi Zoti jau kthefte se un keq kerkuj nuk du mi bo e inshallah Zoti si shpërblim per krejt ket durim mi run vllaznit e nuk me sprovon me kurgjo nlidhje me ta. Se puna e ktynve tburrit po shihet qikat ka 20 e kusur vjet kan met pa martu as nuk jau lshon syt kerkush kjo krejt osht qka po jau kthen Zoti per qato qka ma bojn mu e sidomos vjehrres qe kurr me drejtsi nuk diti me punu, kurr ni fjal te drejt nuk e tha, kurr nuk diti mem fol me tbute a tu buzqesh najher. Mos thashte Zoti me met ndur tmia najher dikush prej tyne se tu mu kujtu qka mkan bo ni pik uj nuk muj me ja dhane kerkuj!Nuk po du mu bo e keqe as me shti ndjenja tkqija nzemer prap me mu kthy met mire ja nisi mi dasht jau fali krejt, po skam qellu nfamilje ku vleresohet sinqeriteti jem e mirsia jem.Po shpresoj qe nuk bezdiset kushdo qe e lexon ket histori, e po du me ju than lexueseve we jan vjehrra ose qe kan mu bo ne te ardhmen kurr mos. Tentoni me hi mes nuses e djalit, kurr mos shtini fitila mes tyne e as mos e nenqmoni para tjereve ose kir jeni vetem. Naten e mirë!