Paskam qenë e varfër shpirtrisht e nuk e kam kuptuar derisa të takova ty, shikoj fotografine tënde dhe... | Histori Të Jetës

e varfër shpirtrisht

Paskam qenë e varfër shpirtrisht e nuk e kam kuptuar derisa të takova ty, shikoj fotografine tënde dhe…

Paskam qenë e varfër shpirtrisht e nuk e kam kuptuar derisa të takova ty, shikoj fotografine tënde dhe… – Përshëndetje per ju lexues dhe komentues të ksaj faqe ,deshta ti shkruaj disa rreshta dashurie për ty shpirti im ,ndoshta nuk mund ta quaj histori por mjafton ta quaj dashuri. Dua ti përshkruaj ndjenjat që kam për ty personi i vetëm qe ke mbushur dhe plotsuar jetën time ! Sdua të ju bezdis lexues ,por nuk mendoj qe është bezdisje një dashuri e paster dhe pa interes. Po pikrisht dashuri e paster të cilen zemra ime e ndjen per ty mashkulli ideal i zemrës time ,ti qe më plotson edhe nga larg. E din sa shum të dua jeta ime ,gjitha ndjenjat e mia, mendimet emocionet jan tek ty, sepse kam besim e te dua, te dua me shume se cdo gje në bote, e si mos te te dua ty, kur me mbushe jeten? Si mos të të ëndrroj ty kur ti mi fale ëndrrat? Të dua dhe nuk pyes përse jetohet ,sepse e di që jetoj për ty. Shpesh shikoj fotografine tënde dhe i jap vetes shprese duke menduar gjithcka qe nje dite te jem me ty. Ne jemi për momentin larg njëri tjetrit por mendoj që largësia është prova ku shifet dashuria! Nëse për nje person ndjen ,asgje nuk mund të ndaj nga ai. Dashuri quhet gjithqka qe fillon me emrin tënd ,dashurin nuk e ftoh largsia sepse emocjonet na ofrojn shum afër njëri tjetrit, pra nëse behet fjale vertet per DASHURI atehere largesia nuk lendon, por të jep energji dhe vullnet per jet. Aspak se pelqej thënien, larg syve larg zemres, por mund te them qe larg syve po, por thelle ne zemer. Kuptohet kjo vlen për ata qe dashurojn vertet ,dhe ajo dashuri eshte e ndersjellte e kshtu e mendoj un dashurin ton shpirti im. Gjithmon shpresoj ne ty sepse shpresa kurr nuk vdes, nuk di cte them, ndoshta e kam humbur rrugen e jetes dhe gjindem ne rruge te gabuar por zoti me hapi kete rruge deri te zemra jote. Më beso se të dua shumë. Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time. Ti je ai për të cilin kam pritur gjatë, pa ty isha gjysmë dhe tashmë jam e plotë .Do të jap gjithëçka dhe do të heq dorë nga gjithëçka për ty nga vetja ime dhe nga gjithëçka që zotëroj,vetëm e vetëm për ty Do të pres,pa marr parasysh sa.Gjithëmonë do të tregohem e duruar ndaj teje.Dua të ndajë me ty mendimet e mia,zemrën, trupin dhe gjithëçka që kam. Jam e gatshme të të ndegjoj gjithëçka që ke për të thënë, vetem e vetem që aq emocion me jep zëri yt dhe ti shpirti im. Dashuria e një njeriu duhet te ndihet ne shpirt… Kjo eshte dhurata me e bukur e jetes te ndjesh cdo moment pranin e dashuris tende edhe pse nuk eshte pran ne kto momente. Për gjithqka që ti thua e mendon un nuk kam mundur të të them kurrë jo, e asnjëherë nuk e kam mohuar se gjithmonë do të bëja të njëjtën gjë, sepse ti më nxjerr në pah më të mirën time, ti më bën të jem ndryshe, më bën të jem vetja! Të jesh ndryshe, është të të kesh ty! Ti e di sa i dua unë njerëzit e lumtur! Por ti nuk di se qdo fjal e jotja me lumturon mua pa fund. Shpresoj mos të mbesim vetem fjal e KUJTIM por vepra dhe realizim! Ti më mesove shum gjëra por ajo që u vë kulm gjithave eshtë dashuria! At ma mësove ti ylli im. Nese dikush thot se nuk ka mashkull perfekt un e them se ka dhe ai je ti Secili qe lexon kto rreshta i duken të tepert dhe ndoshta i duken fantazia por i kuptoj sepse askush smundet ta ndjej dhe ta besoj pa e provuar dashurin e sinqert të pastërt dhe pa asnjë interes. Asnjē herë nuk kam menduar se do të ekzistojë dikush në jetën time që do e dua kaq shumë, por paskam qenë e varfër shpirtrisht e nuk e kam kuptuar derisa të takova ty! Dhe tani mund të gjej 1 milion fjalë për të shkruar pēr atë që ndjej për ty, se si të takova dhe si u dashurova tek ti, edhe sikur dhjetëra romane të shkruaj për dashurinë time ndaj teje, përsëri nuk do mjaftonte ngaqë dashurinë time mund ta ndjesh vetëm ti, të përket vetëm ty dhe askush tjetër nuk mund ta kuptoj atë. Thjesht je ëndërra që nuk e kam ëndërruar, por ti erdhe në jetën time ndoshta se zoti deshti kshtu tē njihemi tē dashurojm ,dhe tē perjetojm kto ndjenja dashurie sē bashku. Dhe krejt në fund të them se kur të njoha ty e kuptova që gjithçka që dija për dashurinë kishte qenë gabim dhe ajo frika se do të jem e lënduar tani është larguar sepse je ti ai i cili më bën të besoj plotsisht në ty. Më vjen mirë që ti je imi dhe unë jam e jotja dhe së bashku do të luftojmë kundër gjithçkaje vetëm e vetëm ta ruajmë këtë ndjenjë të veçantë sepse nuk dua ta humb. Dua të jem e jotja sepse vetem me ty ndihem e plotësuar. Ju falenderoj nga zemra ju qe ndani pak koh dhe lexoni kta rreshta dashurie ,uroj dhe shpresoj se do ti lexosh edhe ti shpirti i shpirtin tim. Jam un trëndafilja jote dhe dashuria e sinqert qe kam pēr ty qe jam e bindur qe e din dhe e ndjen edhe ti ç’do dit, por e di se sa emocjon ështē tē lexosh diqka tē bukur që shkruhet per ty! Prandaj nuk hezitoj dhe nuk lodhem asnjher të thur rreshta per ty! Je jeta ime ti! A e din sa shum të dua a e din! O shpirti i shpirtit tim!