fbpx

Pasi qe e mora motren qe te jetoj me mua, e zura me burrin tim tu be…


Pasi qe e mora motren qe te jetoj me mua, e zura me burrin tim tu be… – Pershendetje Histori Te Jetes. Dua qe ta ndaj historin time se boll ke ma edhe nuk di si ta vazhdoj jeten tu e dite kte. Une jam nje grua qe ka qene e martuar 10 vite por e kuptova diqka qe ma ndryshoj jeten per gjithmone edhe aty i dhash fund marteses time. Une nuk jam nje tip qe flet per ksi gjana por e pash qe ishit faqe shume e mire dhe deshta ta shkruaj se qfar me ka ndodhur mua dhe si te veproj. Si femije e vogel me vdiqen prindt dhe mbeta veq un edhe motra. Motra ishte vetem 11 muj mas meje edhe ishim shume te lidhura. Nuk ka pas dite as nate qe nuk kemi mbrojt njera tjetren sepse tani ishim te axha edhe e kishim veq njera tjetren per tu mbeshtetur pamvarsisht pa drejtsiat e grus te axhes qe na boni. Une aty e kam dit qe sa tjam gjall do ta kam motren time gjithmone afer vetes por ashtu siq mendova nuk ndodhi. Kur i bona 19 vjece u njoftova me nje djal qe ishte nga Ferizaji por jetonte ne Zvicer edhe u dashuruam shume. Une aty vendosa mu feju por gjithmon e kisha mendjen tek motra, qysh me len vet? 18 vjece ishte ende jo e pjekur mire edhe i thash tfejumitne ate kohe a muj edhe motren me mar me vete sepse jemi jetime edhe nuk mund ta le vet. Ky nga mirekuptimi pranoj dhe vendosem me bo bashkim familjar edhe me motren edhe ajo erdh ne Zvicer qe te jetoj me mua. Une e mora poziten e nanes per motren time, jam kujdesur shume per te. Kur u martova, motra po ashtu ma ka bo qeizin edhe shume gjana tjere dhe me ka ndihmu maksimalisht por edhe une nuk them se skam be mas asaj. Shkuan 9 vite, motra ende nuk e gjet askend edhe i tha burri a ta gjej dike nje shok qe e kam edhe ajo pranoj qe te del me te por kur u kthy kundershtoj. Une ne at kohe i kisha dy djem edhe me tha motra smund ta paramendoj vetem me askend sepse jam mesu vetem me ty, nipat dhe dhandrrin. I thojsha oj moter duhet te ec perpara se sje ma fmije edhe duhet ta gjesh edhe ti lumturin tande. Nje dite, me erdh nje ofert per me hi ne pune ehde pasi djemt veq mu kishin rrit per me shku ne shkoll e mora oferten edhe i thash motres shko merri djemt nga shkolla e une punoj. Nje dite, nje kolege punes me tha qe e kishte pa burrin tem me motren por une nuk e mora shume afer zemres sepse duhet ata nganjehere me dal me ble hargj e kto gjana kur sjam une aty edhe aty me tha jojo per dore i kam pa. Nuk besova hiqqq se mu duk absurde qe motra ta bej diqka qashtu edhe vendosa nese eshte e vertet i nxa kur mendojn ata se jam ne pune. Ashtu siq me than i nxura ne shtepi nje mbi nje. Motra me burrin ishin ne lidhje per ata nuk deshi motra qe te martohet sepse e kishte lidhjen dashurie me burrin tim. Aty i kapa djemt edhe plaqkat e mija ja futa nje me dore motres ehde e pshtyva nftyr i thash qysh spo tvjen marre une kom bo gjithqka per ty e ti mu ma kthen kshtu? Tha skom faj jam dashuru ne te edhe nuk kam mujt mi ndalu ndjenjat. Khuu gjaku qitasht eshte tu mvlu kur te mendoj. Tani jam nda nga burri por ai ende me shkrun shkaku djemve edhe lyp mu bo bashk por kurr me dite qe jes pa martu skam me ja fal. Motra asnjehere nuk me ka shkru as sme ka thirr sepse nuk ka ftyr edhe nuk ja ban karakteri me bo ni thirrje sepse e din qe e qoj nrroten e somes. I kom thon veq ni thirrje me ma bo kuku per ty. Ish burri me tha se e ka qit prej baneses edhe tani ajo jeton vet me do studente po mua aspak nuk me intereson hiq hiq hiq edhe pse normal une vuaj shume sepse kemi hek shume si femije kemi qene jetime edhe nuk kam desht kjo me ndodh kurr sepse normal e di qe ndoshta edhe ajo mendon per mu por kurr sja fali. Qka mendoni ju? A me ja jep nga nje shanc se cilit apo ta vazhdoj jeten time me dike tjeter edhe pse jam nene e dy femijeve tani…