fbpx
3 vite martes

Pas 3 vite martes Ai u martu jasht me tjetren, thash “Hajt se me vjen dita edhe mu”, i shkova me fmi atje dhe…


Pas 3 vite martes Ai u martu jasht me tjetren, thash “Hajt se me vjen dita edhe mu”, i shkova me fmi atje dhe… – Pershendetje te gjithve. Sot kam vendosur te tregoj historin time pak a shum sepse kam nevoj per sugjerim apo per ndihme. Jam nje grua 27 vjece kam qene e martuar 5 vite, i kam dy fmi dhe kohen e fundit jam duke jetuar ne Gjermani… Ish burrin e kam njohur vet dhe u martuam po shum shpejt ndryshoi gjithcka, ai iku per Gjermani une mbeta me familjaret e tij. Kisha menduar se ashtu do jetoja pak po ne fakt u ben 5vite duke e pare burrin nje her ne 8 muaj ku as maltretimet nuk mungonin, maltretimet fizike dhe psiqike si nga ana e tij po ashtu edhe nga familjaret. Nga nje vajz e qyteteruar e respektuar u shendrova ne hije sepse lash gjithcka dhe shkova pas tij ne nje fshat te humbur. Kam menduar shum her ta lej po nuk e beja dot shkaku i fmive edhe te gjendjes ekonomike, sepse te gjith e dime si po vuajne grat atje edhe duhet te heshtin. Mbas 3 vite martes kuptova qe ishte martuar ne Gjermani kishte nje grua tjeter, prap nuk beja dot gje ka pas shum raste qe kam rene edhe ne gjuj sepse nuk mundja me, me dhimbte shpirti por kur shikoja femit me jepnin forc dhe e vetmja gje qe thoja ishte me vjen dita edhe mua. Ashtu ndodhi realisht pas nje kohe vendosem te vim familjarisht ne Gjermani per nje vizit te shkurter, ktu vazhduan ofendimet sjelljet e kqija sharjet deri sa nje dite me maltretuan isha e vetme kurse ata gjith familja mu versulen. Ne ate pik vendosa te largohesha nje her e pergjithmon me femit e mi, duke e ditur qe kam mundesi te filloj nje jete te qet. Lajmrova policin dhe erdhen me moren, po ate dit jeta ime mori nje kthes tjeter krejtesisht e vetme me dy fmi te vogel gjendesha ne nje vend te huaj ku me shum se tre fjal nuk i dija po isha e vendosur qe duhet tja dal me prite rrug e gjat, sa ne nje vend sa ne tjetrin arita te shkruhem azil mbarova procedurat edhe pse mu dasht te jetoj me lloj lloj njerzish, me lloj lloj problemesh te hasem cdo dite. Po durova disa muaj ashtu deri sa me gjeten nje banes, fillova kursin per gjuhen vajzen e coj ne cerdhe.Po kur mendova se u rehatova me erdh pergjigja qe azili nuk me pranohet sepse nga shteti qe vij eshte ne funksion ligji per mbrojtjen e njeriut. Avokati u mundua ta ndaloj po pa sukses, serisht e refuzuan ku me kerkojne te kthehem prap… Gje qe nuk mund ta paramendoj te kthehem un atje ku nuk kam asgje, ku do ngelem rrugve po edhe me ato kushte edhe femit mi mer ish burri po edhe me fatin tim nuk e di cfar behet sepse me kan kercnuar jasht mase kur ndodhi ngjarja. Do ju kisha lutur kush mund te me ndihmoj dicka ne lidhje me dokumentat nuk e di se si po jam e pashpres, apo te me keshilloj mbase ka perjetuar dikush dicka me shum eshte ceshtje jete. Zoti ju shperbleft, ma boni hallall.