fbpx
Pasi u ndajten prinderit Nenes nuk i interesoj me per neve

Pas 25 viteve e takova Nënen për her të parë,Nuk ndjeva asgje s’do të dal më asnjëher me të…


Pas 25 viteve e takova Nënen për her të parë,Nuk ndjeva asgje s’do të dal më asnjëher me të…-Pershendetje histori te jetes desha tjau ndaj historin tem qe sdi sa jom tu e mbajt ne vete nje pytje qe nuk ka pergjigje.Dua te mbaj veten anonim per shkak se ky personi ka tash tjeter familje dhe nuk me intereson per to me. Kur isha e vogel e kisha nje lidhje te veqant me nanen tem edhe me dhurojke dashuri mu dhe vellaut po babit jo.Shume probleme ka pas gjithmone me babin, u perlajshin shume mes vete. Shume mos marveshje dhe vendosen qe ndarja eshte zgjidhja duhur, une isha e vogel diku 8/9 vjeq. E kuptojsha qka eshte mu nda po nuk e kuptojsha arsyjen pse, une dhe vellau i dojshum bara bart prinderit, ska pas dallime. Kur vendosi nana me dal prej shpis zemra mka kajt per to dhe nuk dojsha qe ajo mu largu po isha ne stres qe mos po martohet babi me tjeter kon. Prita prita qe po kontakton nana ma me neve dhe mos po tenton me srxh me na marr mu e vllaun ama nuk ndodhi. Nuk u mundojke hiq per neve. As qe ka dasht ma me nij per neve. Une shume kom vujt ne fillim po dikur mas do vite mu bo njejt pa to. Baba u martu edhe na tregoj qe edhe nana kish kriju jete te re.Per fat temen baba u martu me nje gru shume te mire dhe une isha e vogel skisha nane edhe e veta a bon ty me thirr nane se mu nana mka braktis. Ajo menjehere tha po edhe e llogarita qe ata e kam nane. Kurr skom mendu ma per to po pytja ish qe qka i kem bo un e vllau qe ma na braktis neve dyve? Qka kom bo aq keq sa qe me na urrejt ajo neve e mos me ja nij ma me vet per neve. Shkun vite u rrita u martova e krijova jeten tem e fmin e mi bile pritna mu bo gjyshe. Nje dite merdh nje telefonat prej nje numer i pa njofshem edhe e qela po nuk folke veq ndegjojke. E bona save numrin me ja kqyr foton ne viber se kush eshte edhe mdul nje foto e nje plake. Nuk e njofta po e thirra prap thash mfal mkeni thirr edhe ma tha emrin tha a je ti? Thash po, kush jeni ju? Tha mami yt. Bota mu rrotullu. Pas 25 vite nana jem mu lajmeru edhe tha po du mu taku se kom gabu. Dola me pi nje kafe veq me dit qka ka desht me thon. E veta tha per inati te babit ton. Thash a osht nrregull me braktis dy fmi per inat? A din sa shume e kem fajesu veten per diqka qe skem bo. Nuk ndjesha ma dashni per to as mall sikur kur jom kan fmi. Shume u deshprova ama u ndjeva mire me pa qe eshte gjall e mire ama kurr hallall sja boj. Kurr nuk me ka dhuru ajo dashni sa une e kom dasht ata. Spo di qka me bo tasht ndjenjat e mija jon met tpshtjellta. Njerka mtha shko takoje se ajo eshte nane jote po smuj mu ballafaqu me realitetin qe ajo tasht ka burr tjeter fmij tjeter edhe per neve sna ka nij kurr. Vllau ska desht hiq me nij per ket pune tha spo du me pshtjell jeten edhe sdi pse edhe un jom e kti menimit kurr mo asniher mos me dal ntakim as mos me e pa skom pse me dal une ku u ko najo para se me kalu krejt kto vjet.Ok secili ka probleme ne qift,edhe ndarja osht normale po pse i harroj fmin e vet?Ah tash e paska pa qka ka bo e po menon me i ndreq raportet mu po mdoket shum absurde besomni qe asnje lloj ndjenje se pata ne takimin me te thjesht sikur,nje njeri i huj qe se ke pa kurrr ma heret….Eh mu nal e mu kthy me i menu vujtjet e tona se qka kena kalu krejt per shkakun e saj,ashtu edhe ma keq bohet situata nuk len hapsir me u rikthy me menu e le mo me vepru shumm po nihna keq,shyqyr qe osht kjo faqe edhe kemi ku me u drejtu per me mar vendime.Me krejt shoqet qe kom fol me kan thon,mos u ngut prit edhe pak as mos mer asnje lloj vendimi se noshta gabon e ma von i bjen pishmon.Tek e fundit e ki nane prej qati trupit ti je dal je pjes e trupit te saj!Kur po i nij kto fjal po mshkojn ment me menu e mos me u ngut ama prap po ftofna teper shpesh prej ksaj pune.Allahile qa kishit bo ne vendin tem me pas kon,a kishit mujt me ja fal nanes apo skishit mujt as ju sikur un shum kisha pas qef me dit se teper jom keq qaq keq sa spo di ka me ja majt… Tlutna kshill a me mbajt kontakt me dikon qe mka braktis si fmi a jo?