fbpx
Para 4 muajve i fejuari im ndërroj jetë

Para 4 muajve i fejuari im ndërroj jetë,E shoh në ëndërr gjdo nat nuk dua të jetoj më në kët bot dhe…!


Para 4 muajve i fejuari im ndërroj jetë,E shoh në ëndërr gjdo nat nuk dua të jetoj më në kët bot dhe…- Pershendetje, ju lutem anonim.Jam lexuse e ksaj faqe te mrekullueshme ju pergezoj per iden e juv.Kom vendos me dergu historin tem qe  ktu ne ket faqe jan teper te rralla e un jam nje nder to,po shpresoj qe  te jem e fundit me ket rast dhe mos ta vuaj askush siq jam duke vuajtur un.Jam 23 vjeqare po du me rrefy edhe un historin tem. Para 6 vitev u njoha me engullin tim, po e quaj kshtu se ai nuk jeton me, ate e mori vdekja e ndau prej meje. Sikur cdo i ri edhe ne dy enderronim nje jete se bashku, por tash e 4 muaj ai me vete i mori edhe endrrat tona. 5 vite ishim bashk, para 1 viti u fejuam, e ne shtator planifikuam qe te martoheshim. Kemi pas dashuri shum t’madhe per njeri-tjetrin, i kemi kalu bashk t’gjitha sfidat, kena pas edhe shum veshtersi dy her jemi ndar por nuk kemi mujt pa njeri-tjetrin shkak ka qene familja ime qe nuk jan pajtu me ket lidhje se un kam qen shum e re 17 vjet po nuk jena dorzu kurr kena luftu shum derisa i kena bind. Para 4 muajve mora lajmin e zi se dashurija jem ka ndrru jet me ni aksident nrrug. Skom mujt me besu kur para 2 ore jam kan me ta. U lutsha mos me kan ai i vdekuri po kur e pash me sy t’mi ashtu perfundoj edhe jeta jem bashk me te. Shum koh jam kan keq nspital nuk mujsha me pranu hala nuk muj me u pajtu qe ai nuk osht me mu. Mka lan shum keq spo muj mu ringjall ma, nuk po mkupton askush mthojn duhet mu pajtu me fatin je e re e ki jeten perpara, un nuk po shoh as edhe ni arsye me jetu. E vetmja qe mkupton osht mami i tij  e thrras shum shpesh e takohemi ata e ka lan shum keq e ka lan pa djalin e saj tvetum. E shoh anderr qdo nat mka marr malli shum nuk po muna me jetu pa te. I kom krejt senet e tij dhuratat e tij, fotot tona bashk, mami tij mi ka dhan shum sene tij, po familja mthojn mej gjujt me harru, nuk muna me harru nfakt sdu me harru nuk e harroj kurr osht dashuria jem e par edhe e vetme. Shum her e lus Zotin mem marr edhe mu se smuj me jetu pa te,as me zor nuk po vdisshe. Mfalni e kom zgjat shum po kam nevoj edhe hala ma shum mu shpreh se po vuaj shum. Faleminderit shume. Para 4 muajve i fejuari im ndërroj jetë,E shoh në ëndërr gjdo nat nuk dua të jetoj më në kët bot dhe