fbpx
pa vuajtje

Pa dhimbje, pa vuajtje, dhe ndoshta pa dashuri, aq ftoht i thash “Nuk ta njof as emrin tend”, se iku kur…


Pa dhimbje, pa vuajtje, dhe ndoshta pa dashuri, aq ftoht i thash “Nuk ta njof as emrin tend”, se iku kur… – Anonim! Pershendetje, dua te ndaj me juve dhe un historin time duke iu lutur te keni respekt per problemet qe na i sjell jeta dhe te komentoni ashtu siq ka hije nje njeriu ndihmës. Un ne moshen 19 vjeqare bera nje hap te ri ne jeten time qe nuk e kisha provuar me par,f illova te kem bised me nje mashkull te pashem ashtu dhe shum kembengules per tme arritur mua. Ne fillim e refuzova por me von kuptova qe thell ne vete e pelqeja dhe un dhe pranova te jem me te per qellime serioze. Me kohen dashuria per te me rritej qdo dit, dilnim shpesh por asnjeher su bera e tëra e tij. Kur e kisha pran e ndjeja se kalonte mir me mua dhe me donte por me kalimin e kohes nga fjalet e tija kuptoja se ai nuk deshironte te jetonte ne kosov donte te jetonte jasht vendit por ne pamundesi sigurisht i pershtatej me shum nje vajz qe kishte letrat e europes. Ne shkonim shum mir por si qdo lidhje qe ka problemet e saja ndodhke qe me u fjalos ndonjeher, me sakt kemi pasur disa grindje te cilet i ka percjell lamtumira por qe ai qdoher me eshte rikthyer pas nje kohe duke me thene qe e kishte marr malli dhe se donte te me shihte, un pranoja nga ndjenjat qe kisha per te. Heren e fundit qe u ndam perfundimisht ishte ashtu pa arsye dhe un vendosa qe ta harroj ngaqe ndarjet me te i perjetoja shum keq madje kam pesuar e shtrir ne spital dhe e semur nga merzija. Vendosa ta nxjerr at njeri nga jeta ime, dhe nje dit u rikthye prap si qdo her, un nuk u habita shum ngase e prisja, por un tashme ia thash pa dhimbje, pa vuajtje, dhe ndoshta pa dashuri, aq ftoht i tregova qe nuk te njof as emrin tend, sa ai nuk besoj qe un po i shkruaj, un tash me nuk mendoj per te dhe as nuk me mungon, ajo pjes e jetes sime vetem ka qen, por me intereson ta di pse kthehet qdoher, a me ka dashur vertet ndonjeher, apo vetem interesi ekziston sot?!