fbpx
Pa deshire e heka mbuleseen dhe lejova boten te me paragjykoj ashtu siq ajo di,e zgjuar çdo mengjes me turp para atij që m'krijoje,e qe me urdheroj të mbulohesha...

Pa deshire e heka mbuleseen dhe lejova boten te me paragjykoj ashtu siq ajo di,e zgjuar çdo mengjes me turp para atij që m’krijoje,e qe me urdheroj të mbulohesha…


Pa deshire e heka mbuleseen dhe lejova boten te me paragjykoj ashtu siq ajo di,e zgjuar çdo mengjes me turp para atij që m’krijoje,e qe me urdheroj të mbulohesha…Koka ime pa mbulesë dhe vendosja e saj pas shumë muajsh.E vërtetë të heqësh dorë nga ëndrrat e tua,është njësoj sikur ti thuash botës ndalo se nuk po mund të marr frymë dot. Dashuria e vërtetë për mbulesën filloi mu atë ditë,me 27.01.2021 atë ditë kur unë pa dëshirë vendosa ta nxjerrë mbulesën dhe ti lejoja botës që t’më paragjykoj ashtu siç ajo di,dhe siç e bënë dita ditës. Po u paragjykova në mënyrën më brutale të mundshme,jo në mënyrë fizike por në atë psiqike,e që kur maltretimohesh psiqikisht lëndohesh shpirtnisht. Më thanë hë e nxorre,hë ti ajo me shami. Më thanë hë po çë doje? Po hajt ma se mlohesh prap! E unë në heshtje i dëgjoja, se si më lëndonin,më thyenin,më dëshpëronin.Kaluan muaj,po,po muaj dhe çdo natë sa herë vija kokën në jastakë,një pikë loti rrjidhte nga syri im. Lotonte syri pa dëshirën time,sepse e dinte që pronari i saj po vuan. E di trupi kur vuan shpirti,dhe nuk mund të gjej forcë. Kaluan muaj të tërë në atë ndjenjë,ndjenjë të kotë,besa një ankth që ndonjëherë më zihej edhe fryma. E ndaj këtë histori me ju për t’ju treguar se sprovat janë gjëja më e bukur,dhe më e çmuar që mund ti ndodhi njeriut.Pas datës 27.01.2021 kaloi një vit e shumë muaj dhe unë nuk u mbulova. Nuk u mbulova,sepse vendi im,shkolla ime,mësimdhënësit e mi,shoqëria ime,familja ime,ishin ata që më shan e më lendun edhe para fytyrës,por edhe pas shpindës. Në fakt po ju tani duke lexuar tërë ata rreshta mund të mendoni se po kjo ka mujt me shku n’Medrese: por nuk kam mujt me shku,sepse ndryshe është me jetu me persona të njejtë si ti.Në fakt e di se Muslimanet janë aq të dashura saqë do më pranonin ashtu siç jam,por zgjodha të sfidohem,dhe jam duke u sfiduar. Por ja tani që shkruaj jam e mbuluar,kam kurorën më të bukur të universit,mbulesa s’është veç një rrobë e vendosur mbi kokë,por është më e veçantë se me mijëra kurora të mbretëreshave në këtë botë. Unë u mbulova me 15.08.2022. Plotë një vit e tetë muaj pa mbulesë, e zgjuar çdo mëngjes me turp para atij që m’krijojë,e që më urdhëroj të mbulohesha.Është shumë e vështirë t’jetosh në një vend ku askush s’të pranon ashtu siç je,por akoma më e vështirë bëhet kur as ëndrrat e tua nuk të lënë ti realizosh. Por sidoqoftë u mbulova. E kur u mbulova u përballa me plotë paragjykime por jo nga ato paragjykime e kqija por nga ato paragjykimet e ëmbla. Sepse Allahu kur e don një rob ja lehtëson çështjen,më kotë Allahu nuk na ka premtuar në KUR’AN-in famëlartë se pas vështirësisë vjen lehtësimi.U mbulova,e gjatë kësaj kohe përveç mbulesës mësova shkronjat e KUR’AN-it.Gjatë kësaj kohe pa mbulesë mësova se vërtetë Allahu është një,edhe pse e dia këtë.E ti motra ime e bukur,mos harro,mos harro të kurorëzosh kokën tënde me kurorën e të parave tona.Mbulohu para se të të mbuloj qefini.E nëse detyrohesh të heqësh dorë nga ëndrrat e tua,dëgjoje zërin e zemres. Mos lejo botën me ta tregu rrugën,lejo zemren të ta tregoj sepse vetëm ajo e din të vërtetën,sepse zemra është në dorën e të madhëruarit.Bëhu durimtare dhe mos heq dorë nga ëndrrat e zemres.