fbpx
T'kom lan ty

O Zot qysh mu duk vetja kur m’tha “T’kom lan ty se mu ka kthy Ajo qe e kom dasht gjithe jeten time”!


O Zot qysh mu duk vetja kur m’tha “T’kom lan ty se mu ka kthy Ajo qe e kom dasht gjithe jeten time”! – Ju lutem anonym, edhe un kam nje histori. Isha ne kontakt me nje djal rreth 3 vite jemi njoftu ne internet kem bisedu gjithmon permes msn e kam pas at djal shuum ne zemer por si shok ne fillim. Gjithmon u gzojsha kur bisedojsha me te. Ne kem bisedu 2 vite pa u pa. Ai djali filloj mas dy vite me me tregu qe ndjen diqka per mu po un sja kam zan per t madhe .. Ai ka qen i rii dhe ska pas nat qe nuk dilte per at skam pasur aq besim te plot.. Dhe jetonim larg a larg aj njeter qytet un tjeter qytet te zvicres.. Mir ne filluam ta mbajm kontaktin dhe me sms. Kshtu qe filluan dhe te un djenjat. Ai shprehi deshiren per tme takua mua. Me than te drejten kisha pak frik per arsyen se se kisha pa ma par. Po edhe un pata deshir per te taku. Prindrit si kisha ne shpi kshtu shryzova rastin edhe e takova. Ne kaluam 3 or bashk. Ai kishte mar shum rrug te lart per mua dhe patent shoferin veq sa kishte mar. Un shum u gzova qe ai kishte ardh prej sa larg per tme takua mu. Kjo me bani te ndje pak siguri qe se ka loj..Ai me tha qe me don.. Ne fund te takimit kur doja te zbrit prej makines me ndali me kapi per qaf dhe njeher tani u puthem. Per mua ishte puthja e par. Nuk mundeni me mar me mend se qfar ndjenja me solli ai… Isha vajzaa me lumtura ne bot. Ter naten skam fjet aq qe isha e lumtur. Ai kur erdh ne stepin e tina me mori ne telefon dhe biseduam zeri tina nuk me u hike nga mendja parfumi tina nuk me u hike nga trupi mend veq te ai. Kshtu qe ne ishim tashme bashk. Dit per dit me thojke te dua me shenojke fjal te bukra jem kan shum te lumter dhe un mendojsha qe ky do te jet nje dit burri im. Mir po lumturia nuk zgjati shum do dit pas datlindjes time. Me doli gjumi ka ora 2 e mengjesit prej zhurmes te celularit. Ai nuk me kishte shkrua ter mramjen kur tani e shof ne 2 te mengjesit qe kisha sms nga ai. Ai sms me lenduvi thell ne zemer me shkatrroj me me beri te qaj mu doke e pa besuashme. Ai me kishte shkrua nuk mundem te jem me me ty kam diqka qe se din ti nuk jam per ty aq i mir sa duhet dhe ne fund me kishte shenu ishalla e gjen dashurin tane dhe gjithat mira ti uroj… Nuk munda me mar me mend qe ai me kishte shenu keshtu ..Un isha shum e merzitur gjumi me dul mandej dhe fillova te qaj .ja shenova shum fjal.. Qe tme tregon qka un nuk di ende.. Por aj nuk me shkruaiti at nat me kshtu qe mua me shkoj nata duke derdh lot. Ne shkoll isha ende kisha provime kisha dhe pun ishaa jo e koncentrume me lendojke secilen dit e mashuum rasti qe kish ndodh..duke menduare me kishte shkua mendja te e keqja mendojsha qe ka doni semundje dhe per at aj ashtu ka shenu. Mas do dit aj me kthej sms me tregoj se as nena e ti nuk e din at sekret perse u nda nga un dhe me tregoj qe prej ishte nda nga un ish shum i pa fat i ndodhin gjana te kqija.. Un o sa sms i kam shenu per te lut qe tme tregoj arsyen se un teper teper e kam dashuru.. Aj filloj serisht mos me kthy sms.. Edhe pash qe me kishte shly nga fb.. O zemra pse smu dogj .. Me shkojke dita veq tu qajt zemra me dhimke se disha arsyen.. Kur nje dit vendosa qe sbuloj vet se qka esht arsya. Me kishte shku mendja qe ka nje tjeter po smu besojke. I tregova nje shoqes rastin dhe e luta qe tma jap fb e saj e bera me fb te saj friend at ish te dashurin per te zbulu do nje send ashtu. Nuk shkuan as 2-3 dit ai pranoj at shoqen.. Mas nje dite ne mramje hyra ne fb te shoqes dhe e shoh statusin e ati “ne lidhje” o zemra mu ndal .. Dhe plus ai kishte vendos nje shkronje te madhe tek profili qe nuk i perkiste emrit te tina. Shum u nervozova fillova te qaj fillova ti thom vetes a jam kan budall. Ai ish ipari qe deshti te jet me mu kur me beri per veti me lshoj sii nje vaznje ne tok si u bera budall e lash qe tme lendon aq shum Un prap i shenova sms dhe ia thash fjalt me te kqiat. Edhe pse me kishte than lem rehat mos me sheno me. Ksaj here ai me kthej sms shum shpejt.. Ishte i befasuar pse e si kam zbulu un keto gjana. Un nuk i tregova per inat para se qe tme tregon pse ka ber keta. Po sii gjith kur ndodhin ksi raste osht nje femer arsye kshtu qe dhe tek neve ishte 1 tjeter arsya e ndarjes. Krejt trupi me u dridhke duke pritur sms tina zemra me dhimke. Ai me tregoj se ka njoft nje vajz para kohes time dhe ajo pa arsye veq asht zhduk skan pas me kontakt dhe aj eka pas gjithmon ne mendje ata. Mir po nje dit prej ditve ajo kishte shku tek djali xhagjit te keti djalit dhe kishte kerkua ket djalin. Dhe ishin bashku menjeher, nuk muni me mar me mend saa ishaa e lendume sa mu doke vetja budalle.. Ajo vajza u kthya mas sdi sa vitev ky djali me duart te hapura eka prit edhe pse u kan me mua. Ati djalit ja thash fjalet me te kqia edhe pse sjam asi tipi po shum me ka lendu me ka mar ne qaf, krejtat qe i pata ne zemer ja thash, zot si mu duk vetja e perulet. Veq njo mundem me than qe sot asaj dite ska dit qe se mendoj at djal. Per arsyen se si ka mujt te me lendon keshtu. Gjithmon ju kam lut zotit qe tia kthe ashtu siq me ka ber ai mua. Mendimi im esht qe edhe te isha un tash me at djal ska lidhje a e fejuar a e martuar aj nje dit prej ditve me kish lan per at mfalni ne hprehje lav****. Keshtu qe ma mir qe zbulova gjanat. Edhe pse kaluan 4 vite ska dit qe nuk mendoj per te. Shum her e shof ne enderr malli me merr shum per te edhe per kohen qe kaluam, po as 1 her nuk mendoj ti pengoj ne jet se edi tash me esht martua. Faleminderit per lexusit!