fbpx
O BIRI IM, NËSE NUK MUND TË MË BËSH TË ECI KOKËLART, ATËHERË, TË PAKTËN, MOS LEJO QË SHKAKU YT TË ECI KOKULUR

O BIRI IM, NËSE NUK MUND TË MË BËSH TË ECI KOKËLART, ATËHERË, TË PAKTËN, MOS LEJO QË SHKAKU YT TË ECI KOKULUR


Korrieri i shkollës erdhi herët në shkollë dhe vuri re grafite të shkruara në muret e jashtme të ‎shkollës. Menjëherë e thirri drejtorin dhe e informoi për grafitet, ndërsa drejtori i tha se së ‎shpejti do të vjen dhe do ta zbulon se kush është autori i veprës. Kur drejtori erdhi në vendin ‎e ngjarjes, i tha korrierit: “Këtë e ka bërë njëri nga nxënësit.”‎

Korrieri i tha: “Pse jeni kaq i sigurt, zotëri?”‎

Drejtori u përgjigj: “Sepse askush nuk ka interesa as përfitime nga kjo, dhe përveç kësaj, ‎kryerësi sigurisht që nuk e di se kemi vendosur kamera vëzhgimi. Së shpejti do të ‎bindesh se ky është një nga nxënësit.”‎

Dhe ashtu ishte. Kur e shikuan se çka kishte regjistruar dhe shënuar kamera e vëzhgimit, e ‎zbuluan se grafitet i kishte shkruar njëri nga nxënësit e shkollës së tyre. Drejtori e ftoi ‎nxënësin dhe e shtyri që ta shikonte veten duke vizatuar grafite në muret e shkollës, e më ‎pas e thirri edhe babanë e tij. ‎
Kur erdhi babai, drejtori i shpjegoi atij se çfarë kishte ndodhur, dhe pastaj ia lëshoi incizimin ‎nga kamera e vëzhgimit, të cilin babai i nxënësit e shikoi pa thënë asnjë fjalë. Pas kësaj, ai e ‎mori telefonin celular, e thirri një kompani për ngjyrosje, ua dha atyre adresën e shkollës, që ‎të vijnë dhe ta ngjyrosin murin me grafite, dhe ai do ta bëjë pagesën. Pastaj i tha drejtorit: ‎‎“Zotëri drejtor, shpresoj që kjo të mos ndodhë përsëri.” ‎

Më pas iu drejtua djalit të tij, duke i thënë: “O biri im, nëse nuk mund të më bësh të eci ‎kryelartë, atëherë të paktën, mos lejo që shkaku yt të eci kokulur!” ‎

Drejtori dhe arsimtarët e pranishëm mbetën të befasuar dhe të impresionuar me sjelljen e ‎babait, ndërsa djali i tij i cili po qante me hidhërim, me lot në sy tha: “Më shumë do të ‎dëshiroja që babai im të më godiste ose të më vriste, se sa këtë të ma thoshte!”‎

Në të vërtetë, këto fjalë janë më shumë se një fjali dhe një paralajmërim i zakonshëm. Ato ‎janë një rregull i përgjithshëm jetësor, të cilin duhet ta zbatojmë në të gjitha sferat e jetës.

‎Nëse ne nuk mund të bëjmë që njerëzit ndonjërit prej nesh t’i thonë: “Allahu e mëshiroftë ‎dhe shpërbleftë atë që të ka edukuar kaq bukur!” Më e pakta që mund të bëjmë është që ‎njerëzit të mos thonë: “Mallkuar qofsh edhe ti edhe ai që aq keq të ka edukuar!”‎

Kush ka thënë se nëse nuk mund të jemi melek, duhet të jemi shejtan. Pse të mos jemi ‎vetëm njerëz në kuptimin e duhur të fjalës?! Nëse nuk mund të jemi shembull i mirë i fesë ‎islame dhe predikues, i cili, para së gjithash, me moralin e vet do të thirrë në Islam dhe do ta ‎tërheq vëmendjen, atëherë pse duhet të jemi shembull i keq, dhe t’i dëbojmë njerëzit nga ‎Islami?!

Pse nuk merremi me të mirat dhe të këqijat tona, pse nuk i kushtohemi vetvetes?!