fbpx
Nusja e vëllait më la mes katër rrugëve në Gjermani,me tha"Vdis si mi dhe mos guxo të vish më këtu "...

Nusja e vëllait më la mes katër rrugëve në Gjermani,me tha”Vdis si mi dhe mos guxo të vish më këtu “…


Nusja e vëllait më la mes katër rrugëve në Gjermani,me tha”Vdis si mi dhe mos guxo të vish më këtu “…-Përshëndetje  faqja Histori Të Jetës. Teksa lexoja letrat që ju dërgojnë lexuesit e për këtë ju falënderojmë se heqim dhe stresin, por edhe brengën që kemi brenda, thashë t’ju shkruaja edhe unë diçka të shëmtuar që më ndodhi vetëm para pak kohësh. Nuk thonë kot sot, që njeriu yt t’i bën të 1001 të ligat, por nuk e prisja këtë nga nusja e vëllait tim të madh. Ju keni motra e vëllezër vetë dhe e dini sa i rëndësishëm është vëllai për një motër. Vëllai im ka njëmbëdhjetë vjet martuar e rregulluar në Gjermani. Jetojnë vetëm me përkrahje sociale, ama janë mbretër e kaluar mbretit. Kanë shumë përfitime nga ky status e qiranë e shtëpisë e kanë shumë të ulët. Unë të dy prindërit nuk i kam gjallë dhe kam veç këtë vëlla të madh dhe një të vogël, që është pa punë në Shqipëri. Vëllai i madh ishte si baba e nënë për ne. Kujdesej jashtë mase. Gjithë kohës në telefon e Skype pyeste për ne e mezi ndaheshim pas bisedave të gjata. Ai na e dinte hallin e gjithmonë na dërgonte ndonjë të hollë nga Gjermania. Vëllai i vogël ishte i martuar e më shumë pa punë se me punë. U zhvendosëm në Tiranë para 2 vitesh nga Burreli, gjasme për më mirë, por këtu kishim kosto qiraje e gjëra të tjera që mezi ia dilnim. Unë vetë jam 39 vjeçe dhe has vështirësi për punë këtu sepse siç e dini, më shumë preferojnë mosha të reja e goca të vogla, që të duken. Një herë, siç isha duke folur me vëllain në Skype, e pyeta: “Ore, si është kjo puna e azilantëve që po vijnë e po dynden andej?!”. Më tha që ata do t’i kthejnë se dhe nuk kanë njerëz këtej e rrinë nëpër kampe ku i vëzhgon policia. “Por ne do bëjmë një gjë tjetër, hajde këtej si azilante e pastaj do të të fsheh unë te shtëpia ime, derisa të rregullojmë letrat bashkë. Hajde, shpirt i vëllait, më tha, se e di që andej është shumë e vështirë dhe po vuan për bukën e gojës. Dhe fatin e ke të vështirë gjersa të të dalë. Këtej të paktën jetën që të ka ngelur e jeton e qetë dhe sheh një ditë të bardhë”. Nusja e vëllait sikur nuk u ndje, u çua nga kolltuku ku fliste vëllai me laptop e filloi të bënte punët, sikur lante enët gjasme. Tha vetëm një herë “hajde”, sa për të larë gojën. “Po shkoj, mendova unë me vete, nuk kam çfarë humbas. Ta provoj njëherë t’i lëviz gurët, të bëhet ç’të bëhet”…Bëra gati disa letra, rinovova pasaportën, si dhe theva disa lekë shqiptare në euro. Më ndihmoi vëllai i vogël, faktikisht. Punoi disa ditë i shkreti e çfarë nxori në punë në ndërtim, m’i dha mua. Të dy vëllezërit më duan e më kanë si dritën e syrit kështu, m’i fal o Zot. Edhe nusja e vëllait të vogël është e vuajtur, nikoqire dhe e sjellshme, ndryshe nga kjo tjetra, e vëllait të madh, që më shkatërroi jetën. O Zot i madh, pu, ç’më bëri mua ajo! Më piu e zeza ato ditë që po të kisha vazhduar të qëndroja, do ta siguroja të ardhmen, por nuk është njeri ajo, është kafshë!E nejse e që thoni ju, preva biletën e shkova me autobus në Gjermani. Aty sa do të ndaloja, do të më priste vëllai. Destinacioni ishte në Këln. Ndërroja disa hera autobusa e më pas duhet të merrja një tren. Boh, ç’frikë kam hequr ato ditë se mos më kapte policia e bija në sy duke u endur rrugëve. Njëherë më zuri i ftohti, se aty bënte shumë ftohtë. Momente të sikletshme sa nuk ka ku vete më. Me nder jush, njëherë më zuri barku e më dilej tmerrësisht në tualet. Si përfundim, pas orëve të gjata udhëtimi, zbrita nga treni. Më zuri paniku, më dilnin djersë të ftohta. Zgjasja kokën e shihja kudo për vëllain, kur më përqafoi dikush që nga mbrapa. “O Zot, thashë, shyqyr, vëllai im!”. U qetësova aq shumë saqë më ngjau sikur rilinda pas atij stresi të paparë. Vëllai më mori menjëherë në shtëpi, ku u takova me fëmijët e me nusen e vëllait. Ajo më bëri një pije të ngrohtë dhe shijova darkën. M’u mbushën sytë me lot nga gëzimi, që pas asaj ftohtësie arrita mirë. E kështu kaluan ditët, vëllai më tha, “rri si në shtëpinë tënde. Do fillojmë t’i bëjmë letrat ngadalë, ti zanatin e ke si parukiere, mos të rregullojmë gjëkundi”.Deri atëherë nuk filloja dot punë se quhej punë në të zezë dhe përveçse do më kapnin e dëbonin mua, do t’i nxirrnin probleme edhe vëllait e këtë nuk do ia falja kurrë vetes. Ditët e para në Gjermani i kalova shumë mirë, fillova të ambientohesha dhe po më rrihej. Dilja bëja pazarin me kunatën dhe vëllain. Vëllai mori një javë leje për shkakun tim. Pas një jave iu rikthye punës normalisht. Sapo vëllai nisi të ikte në punë e kthehej vonë në darkë, kunata nisi të ankohej: “Jo, nuk kemi… Ja kam vëllain tim me shkollë e pa punë andej”… ma nxiu çdo ditë. Më vinte zor e nuk po ndihesha rehat, por nuk i thoja dot vëllait. Një ditë vendosa ta pyesja se çfarë dreqin kishte që nuk më linte rehat dhe se një ditë do t’ia ktheja të githa tao që po shpenzonte për mua. E pyeta se përse më trajtonte kështu.“Nuk kemi takat të mbajmë veten tonë! Fëmijët janë ngushtë, duhet ta kuptosh vetë, ik sa më shpejt që këtu… Mos na fut në sherr me tët vëlla e të diskutosh këto që thamë, se do ndahemi e do ta lë rrugëve. Mbaje ti pastaj!”, tha ajo. Më foli me një mënyrë shumë të egër dhe sikur mos të më kishte gjë fare… Në fakt, nuk më ka. Kaluan ditë e prapë e njëjta gjë… Vëllai më pyeste se përse isha e mërzitur, por unë nuk i tregoja. Ndërkohë, nusja e vëllait mundohej si e si çdo ditë të ma bënte jetën ferr, derisa një ditë u zumë dhe e qëllova. I thashë: “Po më mban im vëlla dhe jo ti” dhe i thashë se t’i tregoja vëllait. Kjo më ofendoi me fjalën e fundit dhe më tha se do ma tregonte qejfin. Ajo bëri një telefonatë dhe nuk e di se çfarë tha gjermanisht. Pak më vonë, më tha: “Hajde dalim”, se do merrte fëmijët në shkollë. Sa dolëm dhe ecëm disa minuta të gjata, ajo nisi të bërtiste me të madhe në rrugë. Menjëherë erdhën dy policë dhe pastaj një makinë plot me policë. Kjo më tha shqip: “Mirupafshim. Tani do ta paguash! Vdis si mi dhe mos guxo të vish më këtu”.Këtu filloi edhe makthi im, policia më arrestoi sikur të isha kri*****e. Kisha shumë frikë. Nuk kuptoja asgjë. Më dërguan në një kamp me azilantë, ku unë vetëm qaja. Ushqimin ma merrnin. Ndenja dy-tre ditë atje pa larë e ftohtë kisha, me burra të huaj përreth. Ku isha mësuar ashtu unë?! Ato  ishin ditët më të këqija të jetës sime. Kot nuk thonë, balta e vendit tand, më e ëmbël se mjalta e huaj. Më morën me autobus e më kthyen për në Shqipëri.Erdha në Shqipëri dhe vëllai i vogël me gjithë nusen po më prisnin në aeroport. Vëllai i vogël u tremb kur më pa; isha e frikësuar, isha dobësuar, më kishte ikur çehrja e fytyrës, isha ngjyrë gri, por kur i pashë ata, u gëzova. Nusja e vëllait të vogël kishte bërë bukë nga shtëpia e ma dha. E hëngra si kafshë aty, saqë nuk më bënte përshtypje nga gjithë ata njerëz që kalonin. “Mos u mërzit, do bëhet mirë, na ke ne…”, më tha tamam si psikologe nusja e vëllait të vogël. Thashë me vete: “Ja, njeriu i mirë e i vuajtur duket, jo si ajo e Gjermanisë që e ka prishur leku dhe e mira”.Vëllai i vogël kishte pirë 3 paketa cigare në ditë, gjersa erdha unë mirë. Edhe vëllai i Gjermanisë ishte bërë tym, e kishte “çarë” skype-in. Sapo arrita në shtëpi, ai më mori menjëherë.– Motërza ime, drita ime e vetme, po pse dole jashtë vetëm, si të kapi policia ashtu? Boh, më hëngërt mortja!– Jo, vëlla, – i thashë unë, por nuk e zgjata, as guxova t’i tregoja të vërtetën. Ai ka një familje të mrekullueshme. Pse t’ia prish unë? Të shohë veten e vet. Edhe asaj qelbësirës, i kam lënë Zotin. Nga njëra anë, ka të drejtë, se nuk të mban njeri sot, por më shkatërroi të ardhmen sepse një shpresë e kisha. Këtu do t’ju marr edhe një mendim juve, të dashur lexues, me kaq sa lexuat, dua një mendim ndryshe, nga jashtë familjes, ju lutem shumë: T’i tregoj vëllait për atë që më bëri e shoqja? Kam frikë se mos e ndan dhe e maltretu ose hakmerret edhe te vëllai. Që atë ditë më ka hipur një frikë për jetën dhe me atë kunatë nuk flas kurrë e as nuk dua t’i shoh sytë, që në këtë moshë, më bëri lojëra si adoleshente…