fbpx
Nuk te le faj qe ike , ishe e hutuar nga njerezit qe ju besoje,lutem te jesh e lumtur dhe me shendet,une te deshta me gjithe zemer dhe pa interes...

Nuk te le faj qe ike , ishe e hutuar nga njerezit qe ju besoje,lutem te jesh e lumtur dhe me shendet,une te deshta me gjithe zemer dhe pa interes…


Nuk te le faj qe ike , ishe e hutuar nga njerezit qe ju besoje,lutem te jesh e lumtur dhe me shendet,une te deshta me gjithe zemer dhe pa interes…-Ku mbete…. Përshëndetje të dashur lexues e ju admina uroj të jeni mir me shëndet të gjithë ju në kët kohë me virus dhe ju uroj axherim të lehtë për ata që axherojn, Zoti ju pranoft axherimin. Erdhi koha të shënoj nje histori që se mendoja që do e shënoja asnjëherë por si thojn jetës nuk i dihët sepse është plot supriza. Si thojn disa dallgët e jetës jan te fuqishme por me ndihmën e zotit shoqëris e të afërmeve i kalojm shum mirë edhe pse shpesh mendojm se disa gjëra nuk kan zgjidhje por prap ne fund mbesim te knaqur kur përdorim trurin si duhët dhe rujm qetsinë. Të dashur lexues un jam një përson që jam rrit në kushte te vështira dhe jeta u vështirsua edhe me tëpër me kohën por gjithmon besoja tek zoti dhe thellë në zemër u lutësha shum aq shum sa nuk kalonte një or pa bërë ndonje lutje. E dini se për qka u lutësha u lutësha tek zoti vetëm të me jep shëndet e të me mbrojë nga te kqijat se tjerat do tentoj ti bëj vet me mundin tim dhe me djersen time. Un ende vazhdoj ti lutëm zotit si gjithmonë por tash i lutëm edhe më shum për ata persona që si kam afër, për te vdekurit tonë por edhe për gjithë njerzimin sepse me të vertetë jemi në skaj të shkëmbit. Kur them në skaj te shkëmbit mendoj me at që një pjesë e njerzëve kan harru kush ësht zoti kan harru eksistencen e tij, nuk njofin të afërmit e vet e disa edhe fëmijet si njofin sepse kan mbrri pikën e egoizmit dhe nuk dijn më shumë. Nuk hyj në mëkat dhe ti quaj të dështuar sepse fundja zgjidhja tyre ësht por nuk ësht mir te largohesh nga besimi në përendi. Para shumë vitëve takova një ëngjullushe dhe u dashurova tmerrsisht në të saqe harroja vetën dhe ditët shkonin sa hap e mbyll syt kurse nata ishte e gjatë e ftohët dhe pa përshtypje. Ndihësha krenar ndihesha si një vulkan por nuk kisha fuqi ti thoja sa e dua sepse ajo më kishte marr fuqinë të tërën, kur e takoja në rrugë apo edhe shkonim në kafiteri së bashku un mbetësha pa krahë. Thellë në zemër kisha një ankth si ti thoja që e dua si ti hapja zemrën sepse kisha frigë mos edhe e humbja, deri sa një dit vendosa si thojm ne shqiptarët dul ku dul. Tashmë e njifja mbi 1 vit dhe kisha frigë se ndoshta del ndonjë mashkull tjetër para saj e ma rrëmben dhe vendosa ti thëm at që mendoja për të. Më kujtohet ajo dit si sot kur mendoj qartë se ishte ditë e mërkure dhe atë ditë vendosa te ftoja shoqën time të bukur për nje kafe vetëm un e ajo, u mendua pak dhe me pyeti qfar qellimi ka kafeja sepse do ishim vetem un e ajo por prap me tha ok do pranojë. U takuam at dit në mesdite dhe isha aq i habitur nga bukuria saj sa ishte ajo qe vendoste ku do shkojm te vazhdojm bisedën tutje. Pasi porositem qka deshtëm ja fillova ti tham ato fjalë që kisha në zemër por e luta që mos të më keqkuptoj asgjë, fola si nje proff ligjeratash për shum minuta dhe i tregova gjithqka që kisha në thëllsi te zemrës për të por ajo su befasua asgjë dhe me nje fjal të vetme me tha i di të gjitha. Kur ndegjova at përgjigje mbeta i shtangur, pyesja veten a kam puls, a jam zgjuar apo ësht një ënderr qe kisha ëndrruar më herët e tash gjindem në të. Nuk pyeta më shum dhe nuk doja asnje fjalë te flisja më ne lidhje me at qka kisha dalë sepse skisha më tekst humbi gjith teksti, biseda vazhdoj tutje me tema tjera. Kryem takimin dhe pyeta që ta përcjellja për tek shtëpia sepse ishte bërë mbrëmje dhe kisha dëshir të isha me të edhe më shumë. Rrugës biseduam ende por ajo disi rrinte në mendime tër kohën dhe pa u ofruar tek shtëpia saj u ndala ta përshëndetja sepse un jetoja në pjesën tjetër te qytetit, pa fol shum fjal u ofrua afër meje më puthi dhe më tha në vesh të dua edhe un ty, wow mbeta prap i shtangur e pa fjalë fillova ta përqafoja dhe ja ktheva me puthje. Kur mbrrita në shtëpi më kujtohet edhe nata filloj te nxehët fillova te shof yjet fillova te shijoj jetën që kisha pamvarsisht kushtëve. Ishim një qift i lumtur sa herë ishim afër njëri tjetrit, e shiqoja në sy, buzët e saj të njoma flokët e saj te gjata e doja me shpirt e doja pa fund por kjo lumturi nuk zgjati shum kjo lumturi përfundoi. Gjithqka që kisha afër humba, humba njeriun që më bënte te lumtur, njeriun që ditën më bënte 5 min e natën me shekuj sepse kisha at ndjenj kur ishim bashk që nata ishte e gjatë deri sa ta takoja prap atë. Pyes shpesh vetën pse njerzit nuk tregohën real pse gënjejn që te dua dhe të kthejn shpinën kur ke nevoj për ta, pse të lejn në errsirë pa yje pse ndegjojn fjal boshe nga të tjerët, kur jeni të lumtur pse prishni lumturinë për asgjë, mendoni se tjetri apo tjetra do ju bën me te lumtur sesa ata që ju dojn me thëllsi te shpirtit? Un e ajo shifemi rrugëve tona të qytetit dhe ne të dyt krijuam familje por ne shpirt nuk jemi asnjëri te lumtur përveq se me fëmijet tonë, në nje mesazh të marr nga ajo para ca viteve shënonte ne fund Ah sikur të ktheja kohën pas.Te dashur lexues koha prap nuk kthehet por kokën prap mund të ktheni në qoft se dikush ende ju pret tek pragu derës se dijeni një që ata që ju dojn me shpirt nuk hecin para por presin ende për ju kurse ata që ju kan dasht vetëm sa për emër ata largohen në heshtje dhe vazhdojn tutje me dredhitë. Nuk e di a është edhe ajo pjes e kësaj faqe por që je antare atëher kujtoj ato momentet e lumtura që kishim së bashku dhe kujtoje sinqeritetin tim ndaj teje se në baz të mesazhit tënd nuk ke has më në sinqeritet por ste le faj sepse ishe e hutuar nga njerzit që ju besoje, un të deshta dhe do të dua në heshtje për ty X i dashuri yt X Të deshiroj shëndet dhe jetë te lumtur me familjën tënde, do te vazhdoj të lutëm tek Zoti që ti të jesh mir sepse të deshta me shpirt e pa interes, kujtimet me ty do i marr me vete në varr kurse momentet e bukura i ndajm. Faleminderi që mundësuat të shënoj historinë time, ju kërkoj falje që shënova aq gjatë por kisha nevoj të shprehëm, ju lutëm anonim.