fbpx
Me burrin e pare u ndava dhe ja mora femijet, u martova me nje tjeter, tani jam shum e lumture me gjithqka qka kam...

Me burrin e pare u ndava dhe ja mora femijet, u martova me nje tjeter, tani jam shum e lumture me gjithqka qka kam…


Me burrin e pare u ndava dhe ja mora femijet, u martova me nje tjeter, tani jam shum e lumture me gjithqka qka kam…-Jeta… Përshendetje lexues te nderuar dhe ju admina të palodhshëm. Më erdhi koha edhe mua te shprehem diqka qe kam thell ne zemër e ne shpirt dhe kam nis te lodhëm e për at desha te nxjerri nga thëllsia shpirtit qe te me lehtësohet dita pak. Un jam një grua qe jetoj ne Kosovë dhe isha e martuar e kam edhe fëmijë. Kisha nje jetë jo aq te mir me tradhtia vuajtje dhe u lodha shum nga jeta ime por nuk u dorzojsha, kisha përfundu shkollimin e lartë por familja e ish burrit nuk më lejonin që te punoja sepse jetonim ne fshat. Un me burrin tim u njoha ne shkollen e mesme ne qytetin ku u rrita, ai ishte nga fshati kurse udhëtonte qdo dit ne qytet sa ishte ne shkollë. Ne ishim shum të lumtur bashk por për te dy ne ishte nje sfidë e madhe te jetonin bashk sepse ne kishim kultura te ndryshme ne familje. Pas përfundimit te shkollës se mesme vazhdova studimet ne fakultet dhe aty mbarova me sukses me te gjitha notat e mira, ish burri ishte me mua gjatë gjith kohës ne fakultet pasi edhe ai kryente studimet dhe punonte her pas here. Ne ishim bashk shumicen e kohës dhe gjithmon mendoja se me kuptonte dhe e kuptoja por u befasova me vonë pas martese. Ne gjysmen e fundit te vitit ne fakultet u martuam dhe me kujtohet gjatë mbrojtes se temes së diplomimit kisha shum veshtirsi sepse mbeta shtatzenë. Ne gjithmonë e kishim diskutuar qe sa mir do bëhet kur te dy do kryejm fakultetin dhe të punesohemi por pasi u martova ndodhi e kunderta, un mbeta ne shtepi me fëmijen e ai vazhdoi te punoj, lindi edhe fëmija i dyt e ai prap nuk me jipte asnje mundsi që un te filloja pun diku. Filloi te me tradhton se e vreja ne sjellje tek shtepia ishte disi i ftohët me te gjithë përveq fëmijeve. Durova shum shum dhe tentova te largohem disa her por fëmijet me mbanin aty se gjithqka kishte marr fund për ne, mendoja shum tër kohen dhe u lodha e sdoja te besoja ne vete a ësht ky ai qe e njof qe sa vite apo jam ne ëndërr? Erdhi nje dit nje moment dhe me thot se mes meje e teje ska asgjë më dhe un që nga ai moment vendosa te largohem përgjithmonë nga ai dhe për fëmijet ramë dakord qe mund ti vizitoja kur kisha nevojë, ju lutem mos me fyeni se dikush ndoshta thot eh i paske lan fëmijet vet por un kisha diqka tjeter ne mendje si tu punësoja diku e pastaj te kthehem tek fëmijet se ndryshe nuk kisha ku ti merrja me vete. Vazhdova jetën nje kohë te familja ime deri sa u punësova ne nje pun te mir dhe kisha pagën e mir sa morra apartamentin tim dhe ja dilja me te gjitha harxhimet qe kisha, u takuam ne gjygj me ish burrin dhe aty u vendos për fëmijet se sa ti mbaj un e ish burri. Koha kalonte dhe pas 5 viteve e shum msitniave me ne fund vendosa me dal me nje burrë, ju lutem mos paragjykoni sepse jam nje femër që asnje smund te drejtoj gishtin tek un e te thot se ka fjet me mua sepse ne familjen time kemi moral dhe jetojm për moral e asnje smund te thot diqka te keqe për ne. Dola me kët burrin dhe u takuam shum herë por kisha frigë qe mos po vuaj sikur me herët por ne zemër e ndjeja krejt ndryshe e ndjeja sikur diqka kemi te përbashket por nuk dija se qka, pas nje kohe me tregoi gjithqka dhe u befasova ne vete. Ky burr me kishte njoft edhe me herët si figurë por skishte pas guxim te me kërkoj te dal me te at kohë kur ishim te ri, shum qudi si tash morri guxim apo vetem deshte te kalonte epshet e rinisë me mua tash kur un jam e lënduar. Me ju tregue drejt ja fillova edhe un me u dashuru ne te edhe pse kisha frigë edhe pse kurr se kisha mendu qe do takoj dikë qe kam qen simpatia tij e mëhershme. Flisja me shum shoqe qe te kisha me leht me vendos por shum nga ato me thonin mos gabo se me te pas dasht me heret te kish gjet po ju thojsha ku me me gjet moj ky kur un jam kan me ish burrin ateher. Nejse dola edhe disa herë me te edhe vendosem me u martu bashk me ne fund, ai ka fëmijet e vet e un fëmijet e mi edhe gati na u rriten fëmijet. Un mund te ju tham se skam qenë asnjeher kaq e lumtur si jam tash se tash ne ket mosh qe jemi skemi qka me humb asnjëri përveq se me pas nje jetë te lumtur deri ne vdekje, nga martesa e parë u lodha ne shpirt por hjekat po harrojkan kur dikush që te don të bën me buzqesh. Po ti ndegjoja shoqet e mia un ende isha duke bredh rrugëve e vetmuar por e ndegjova zemrën dhe sot jam e lumtur shum, ju këshilloj te gjitha ju motra te ndegjoni zemren tënde e te keni jetë te lumtur se skem me jetu me shekuj. Jeto me at që te don te respekton dhe te tregon ne qdo mënyr qe te don, tju tregoj vetem nje sekret te vogel kur ja bana bllok ktij burrit me provu e qe e kam tash besoni me ardhke te banesa me lule edhe ndrrojke numrin tu me shkru me zemra vetem mos me harru por un e doja edhe vet po deshta me testu pak sa esht i drejt e nuk del rrenc si ai tjetri qe me ka rrejt e tradhtu. Ishalla e gjeni edhe ju dikënd qe esht ne gjendje me hi ne zjarm per juve qe ju don me zemer se valla sot jan ba shum rrenca burrat e sotit vetem ka ende burra qe jan te drejt e kan hjek qe tybe ju mbajn si pellumbesha. E zgjata shum por kjo ishte nje pjes e jetes time e me falni por kisha nevoj te hapi edhe un zemren me dikënd. Postone anonim se sdua te publikohet emri im masi jam ne punë.