Nuk po di a mi besu burrit qe rrin me nje shoqe ne banes vetem, ai me thot qe jan miq por une e di qe... | Histori Të Jetës

Nuk po di a mi besu burrit qe rrin me nje shoqe ne banes vetem, ai me thot qe jan miq por une e di qe…

Nuk po di a mi besu burrit qe rrin me nje shoqe ne banes vetem, ai me thot qe jan miq por une e di qe… – Pershendetje te dashur lexues. Historia ime nuk ka ndonje te vecante te madhe pervec nje pikepyetje qe me duhet ti jap pergjigje. Une dhe burri im kemi dy femije te mrekullueshem(3 dhe 5 vjec) . Kemi 10 vite martese. Veshtiresia ekonomike( jo shume e madhe) po e shtyn burrin te shkoj ne Europe dhe te martohet me nje grua( 15 vite me te vjeter se ai) per te marre letrat gjermane. Ai po me pyes nese une jam dakort me dicka te tille. Meqenese nuk kemi shtepi por jetojme ne shtepi me vjehrri dhe kuneter emigrimi eshte e vetmja menyre per te ndertuar dicka tonen. Kete gruan e kishte njohur kur shkoi ne gjermani para 6 muajsh me vize. Ai po me thote qe vetem do jetoje ne shtepine e saj dhe asgje sdo te ndodh mes tyre. Do ju lutesha te merrja nje mendim nga ju. Ta le burrin te martohet me dike tjeter per letra? Shume familjAre te tij po me thojne qe eshte nje mundesi e mire. Familjes sime nuk mund ti tregoj sepse e di qe sdo te munden dot ta pranojne. Ka kaq shume dite qe i lutem vetes te mArre nje vendim por nuk po mundem. Sdi a mund ti besoj nje gruaje te huaj qe te rrije nje kohe te gjate me burrin tim ne nje shtepi dhe te rrine si dy miq e jo si burre e grua? Ka edhe nga ata qe me thojne : Me rendesi letrat mi ndreq se edhe nese rrine si burre e grua ska dert. Jam ne nje dhimbje qe vec zemra ime e di. Nuk mundem dot qe te lejoj qe burri im te kete nje grua tjeter por ndoshta ajo do e respektoj si nje mik? A ja vlen te dashur lexues qe ai te iki per nje jete me te mire edhe te jetoje atje pa ne? Nuk dua ti them PO shko dheee ne fund te ndihem ne faj pse i thashe poo.. por femija po rriten. Rroga e tij smjafton me ndertu nje shtepi tonen, jemi ngushte. Shume veta ne nje shtepi. Patjeter te gjithe njerezit e asaj shtepie jane te mrekullueshem por femijet kur rruten duan kushtet e veta. Ju lutem me ndihmoni …