fbpx
Nuk te fajsoj se nuk e di

Nuk mund t’i them vetit Burre se e nxora Grun jasht në rrugë me pizhame në mes të dimrit, e mbylla derën dhe shkova të fle!


Nuk mund t’i them vetit Burre se e nxora Grun jasht në rrugë me pizhame në mes të dimrit, e mbylla derën dhe shkova të fle! – Përshendetje. Po du me tregu një histori të jetës time zemrën po ma plas po skam qare pa fol me dika se vallah zemra cop cop mu ka ba e nuk më ka mbet ngat ma askush gjith më kishin dasht për interes veq asaj që më përkrahte pa kushte. Jam një idi** se burr vetit nuk mundem me i than. U martova me msit po kurr se kam dasht atë femer gjithë i kam pas mend te dashnorja po familja atë nuk më lan me mar. Kur më prezantun me grun teme se kam pëlqy po punonte e kish rrogë të nalt dhe kjo ishte e vetmja arsye pse u martova me ta. Sa ishim tfejum veq dy her kam dal me ta se sdojsha me dal i thojsha skisha kohë e dilsha me dashnoren. Nga urejtja që kisha për gruan time të ardhshme vendosa mos me i ba darsëm ato pare që thojshin me i hargju për darsëm shkova me të dashurën në pushime. Tre ditë masi erdh nuse nana u ba kishe asht e sëmur dhe ajo mori pushim për të bërë buk e për tu kujdes për nanën e për shpin. Me vllaun nuk kam fol dhe ua ndalova me ardh te unë po ajo shkoi kundër meje dhe i ftonte te ne kjo shkak se baba jem gjithmon qante e ishte i mërzitur e kësaj i vinte keq për kta. E unë shkak se e ureja menxi pritsha arsye me maltretu najher e maltretojsha kot si kafsh po ajo e shkreta kurr se ka nxjer zanin bile u mundonte me mi mlu budallakit e mia. Folsha me dashnoren para saj po ajo kurr nuk mtha kurgjo biles sa her mthonte a po do kafe e sa u qonte e vreja se po qante e kjo mu ma knaqte shpirtin ngase më pëlqente ta maltretoj. Dikur e la punën ngase ngeli shtazane dhe kishte shtatzani të komplikuar por kjo nuk më ndalonte që të vazhdoj ta maltretoj nuk e di pse gzohesha kur ajo vuante. E detyrova me hjek bebin po ajo kursesi nuk pranonte i bëja presion i thoja se do ti bie tjetër por ajo më thonte bjer sa gra të duash por unë fëmijn nuk e hjeki. Atëher fillova ta maltretoj dhe nuk ndalova e nxora jasht në rrugë ashtu me pizhame në mes të dimrit e mbylla derën dhe shkova të fle. Komshijt e mij e kishin gjet dhe e kishin dërguar në spital më informuan por mua aspak smë intersoi. Ajo kishte vendosur të kthehet te prindërit e vet por babai i saj e solli prap te unë kështu kemi luajtur sa e binte babai i saj unë e dërgoja sa e dërgoja ma sillte babai i saj. Familja jeme e kuptoi se nuk e dua dhe filluan ta maltretojn shtatzane i prite familjen teme me flija me ëmbëlsira por unë prap se doja familjes saj ja ndalova me ardh por ajo vazhdonte rinte me mua. Nana e kunata jem e maltretonin dhe thojshin për kta se kurse kjo i ka maltretu e unë menxi pritsha me e maltretu. Kur lindi vajza nana jem se linte me mbaj vajzën hiq grues tem i thonte duhet të marish leje prej meje për ta mar vajzën atëher ajo u qmend e i tha nanës qysh more me kërku leje për me mar unë vajzën tem që atëher e ndroi kasetën mu prap mka përkrah në qdo gja po familjen tem ma nuk e konsideronte e mua atëher filloi mem hy në zemër gruja jem po dreqi dreq asht kunata jem i tha kishe unë jam mundu me ja bo ate punen me zor unë e mohova dhe ajo më besoi pastaj gjith e provokonte. Kur shkoi njëher në të pame kunata se di qka mka qit e i ka dërgu foto të dyve në shtrat mu edhe asaj kunatës gruja të nesërmin erdh e ua tregoi fotot gjithve unë u shtanga sepse për kta e disha se jam i paq e ajo kunata thonte se i ka ba montazh fotot për me shpëtu vetin po gruja jem e zgjuar tha ja prej numrit tand kan ardh fotot kta unë se kam dërgu. Vllau dhe familja mbojshin presion me e lishu gruen përndryshe mua hise në mall sdo më jepnin e unë budalla i dëgjova tash thujse jan ba 1 vjet që jem nda me gruen ajo u mundu me mbajt raporte tmira shkaku vajzës se e ka mar ajo se mu nuk më lejojshin me mar vajzën familja. Tash ma shumë se kurr kam ndjenja të forta për ty X se e di se je pjes e kësaj faqe. Gjithë botën do ta kisha fal vetëm nëse më fal tash e kam kuptu se vetëm ti në këtë jetë më ke dasht vërtet. u mundova në pika të shkurta me tregu historin teme se me e tregu gjithë historin qka e kam ba me vujt roman 200000 fletësh do kishe dal. Ma boni hallall se shumë e zgjata.