fbpx
duke te te dhene llogari

Burri m’thot “Dua te ndahem se jam lodhur duke te te dhene llogari”, e kam zene duke biseduar me tjerat dhe…


Burri m’thot “Dua te ndahem se jam lodhur duke te te dhene llogari”, e kam zene duke biseduar me tjerat dhe… – Pershendetje. Ju lutem postojeni anonim. Po shkruaj ketu me shpresen se do mar mendime nga ju per nje problem qe po me lendon ne shpirt. Jam 31 vjece, nene e nje djali te mrekullueshem. Problemi eshte burri im i cili deshiron te me ndaj pa kurfar arsyje. Ne kemi shume vite bashk dhe gjate tere ketyre viteve une jam munduar te jem nje grua perfekte per te, kam dhen maksimumin tim vetem qe ai te jete i lumtur. Por ne kembim kam marur ndjenja te ftohta, sharje, ofendime. Rralle here dite te lumtura e dashuri. E kam zene disa here duke biseduar me tjera vajza ne rrjete sociale, dilte naten dhe sme jipte llogari, tel e cdo gje me pas biles nervozohej kur i thoja se cka fsheh. Konfliktet cdo here ishin vetem rreth tij sepse e zija ne gabime e une cdo here e falja dhe perbihesha shkaku i djalit. Ka ndodhur nje here edhe maltretime fizike ka perdorur saqe gati i hupa ndjenjat nga maltretimi, arsyeja ishte se e zura nje bisede te tij me nje shok rreth nje femre te rrugeve. Durova cdo te keqe nga ai. Pas tere gjerave qe une bera per te, ai thot se eshte lodhur dhe do tme nxjeri nga banesa pa asnje te keqe nga une. Kur e pyes se pse don t’me ndaj kur seshte faji im, thot se jam lodhur duke te dhene llogari dhe shpjegime dhe se don te jete i lire, te dali kur te doj, ku te doj, me kend te doj. Ka nje shoqeri shume te keqe dhe mbase edhe nga ta ndikohet. Deri sa une nuk isha aty, i kishte vendosur te gjitha rrobat e mia neper canta duke thene dil se sdua te te shoh. E si largohet nje njeri pa i bere kurr nje faj tere keto vite?! Ky u lodh per shkak te tradhtive te tij dhe genjeshtrave si dhe mundit se si duhej te me shpjegohei te nesermen dhe aryetonte veten kur i kerkoja llogari. Por si do ia bej une?! Humben vitet me te mira te miat pas tij, bera cdo gje per te dhe ne fund te me largoi si nje lecke te perdorur?! Familjen tme nuk mund ti inflirtoj ne kete mes sepse si kam pyetur kur e mora ket per burre ( njeriu i ri nuk mendon per pasoja) dhe tani nuk e kam perkrahjen e tyre. Une jam rritur me te, jam shume e lidhur shpirterisht pas tij, si do t’ia dal krejt e vetme me nje femij? Frikesohem se nga merzija fitoj ndonje depresion apo ankth a dicka dhe pastaj i frikesohem se i bej te keqe vetes time. Un se dua nje jete ku ai seshte prezent, ndihem e pambrojtur, e pafucishme. Pastaj familja te cilen e krijova me te per mua ishte gjeja me e shenjte ne jete dhe tani po me shkaterrohet para syve te mi e spo mund te bej asgje. Jam shume e lenduar, zhgenjyer, e thyer sa s’gjej fjale! Ju lutem me jepni ndonje mendim se cka te bej. Te ngul kemb dhe te rrij ne banese apo ta le te lire dhe te mar djalin e te iki. Faleminderit ju qe gjeni kohe te me komentoni!