fbpx
Nuk kam besim me ne askend

Nuk kam besim me ne askend,Jetoj e thyer dhe shum e deshperuar sepse…!


Nuk kam besim me ne askend,Jetoj e thyer dhe shum e deshperuar sepse…-Anonim ju lutem.! Pershendetje, uroj te jeni mire.Dua ta ndaj edhe une historine time me ju miq.Jam studente 21vjeçare jetoj me familjen e axhit sepse babai im vdiç pa ardhur une ne kete jete.Kete realitet te hidhur e kuptova ne moshen 7vjeçare kur edhe i premtova babait tim se edhe pse nuk jeton me do ta bej qe te ndjehet krenar me mua.Gjate ketyre viteve edhe pse me shume sfida e veshtersi u bera nje vajze e edukuar, e sjellshme qe ec drejt rruges te cilen e ka caktuar Allahu por gjithmone me kete merezi qe nganjehere me shkatrron e nuk kam vullnet per te vazhduare me tej .Kur isha 19 vjet mu shtua edhe nje merzi tjeter , hyra ne lidhje me nje djal, i pare dhe i vetmi deri me tani (ishte serioz , me dashuronte bene gjithqka per mua ), gjithqka ecte mir edhe pse disi nuk kishte besim ne mua edhe pse me njihte ,me kontrollonte ku jam , çfare beja ,me ke flisja gjate gjithe kohes po prap vendosa te njoftohem dhe te ju tregoj familjes ,ai me tha se nese njoftohemi duhet ta nderpres shkollimi sepse kur te martohem ai nuk me lejon te punoj ,te dal vetem e shume gjera tjera dhe un nuk pranova u ndava nga ai pas nje viti bashk mbasi nuk kishte besim ne mua .U merzita shum por gjithmon e ngushlloja veten se asnjhere nuk u interesua , nuk me ka shkruar me, shume lehte e pranoj ndarjen .E une vazhdoj qe 1vite te jetoj pa te edhe pse e thyer, por me shpres se ndoshta nje dite do ta takoj personin e duhur per mua edhe pse shume veshtire se tani nuk kam shume besim ne askend.InshAllah nuk isha e tepert , faleminderit shume per te gjithe lexuesit , dhe ata qe japin keshilla per mua .Gjitha te mirat.