Nuk di si ta ndaloj kunaten qe mos te me vij ne shtepi as per vizite,dua te kem rehati ne shtepin time... | Histori Të Jetës
Nuk di si ta ndaloj kunaten qe mos te me vij ne shtepi as per vizite,dua te kem rehati ne shtepin time...

Nuk di si ta ndaloj kunaten qe mos te me vij ne shtepi as per vizite,dua te kem rehati ne shtepin time…

Nuk di si ta ndaloj kunaten qe mos te me vij ne shtepi as per vizite,dua te kem rehati ne shtepin time…-Jam nga peshkopia. Kam nje histori te trishte. Te merzitshme per tu degjuar. Me shume vuajtje. Jam rritur ne nje familje jo shume te pasur ekonomikisht. Ishim 8 femije. Nena jon ishte semure psiqike. Babai me shum ne burg sesa me neve. Pas shume veshtiresive qe kaluam, erdhi dita e u martuam te gjith femijet dikush mire dikush keq. Une do ju tregoj historine time. U fejova me mbleseri me nje djale qe sapo kishte dale nga burgu. Djale shume i mire. Por i rrenuar nga jeta. Pa asgje. Pa pune pa shpi. Ai u fejua se kishte nje mosh pak te madhe. Kurse une 21 vjece. Babai tij nuk donte nje nuse si une ne shtepi sepse kisha familje me nivel te dobet sipas tij. Nejse…u fejuam pa pelqimin e vjehrrit. Ne rame dakort ta fillojm jeten bashke sepse u pelqyem shume. Filloi jeta shkoja vija nga shpia burrit. Vjehrri sme fliste. Me injoronte. Me ofendonte, por une duroja per hir te dashurise qe kisha per burrin tim. Po keshtu ne u martuam, nuk beme dasem. Sepse nuk kishim mundesi. Babai nuk bente dasem sepse ishte akoma kunder lidhjes tone. Ne shkuam ne shpi te dy. Flenim ne nje divan, sepse nuk kishim dhome tonen. Pas vjehrrit shum te ashper ishte dhe vjehrra. Nje grua shume e mire,e urte, e fisshme. Asaj i qante zemra per neve.sepse nuk mundi te na martoje sic i ka hije familjes se saj.Jeta vazhdon.Burri iken ne kurbet ke vellezrit e vet.Vjehrri vendos te fejoje djalin tjeter te shpise. Pasi donte qe une si nuse e madhe dhe qe si pelqeja te dilja prej aty.Kaloi vera. Nusen e gjeten. Erdhi momenti fejeses si gjith e mira me banket te shtruar me mysafir. Me florinj, me dhurata, te gjitha i bene per nusen e dyte kurse per mua asgje. Une vazhdoja prap kokeulur. Duke bere detyrat e mija si nuse e madhe. Kte vit na u semur vjehrra me alzhaimer. Ishte ne fazat e para. Nuk mund ta lije vetem sepse ikte dhe humbiste. Kishim 2 dhoma nje sallon vogel e banjo. Kjo ishte shpia. Une qe duhet te ikja nuk ikja dot tani se vjehrra u be per sherbim. Dhe gjith sherbimin ja beja une. Kjo tjetra ishte mikeshe nuk perzihej ne pune shume thelle. Nejse thoja do vije dita do martohet dhe une do dal.Erdhi dita u martua.e zuri dhe njeren dhome me nje dhom gjumi martese. I vuri celsin dhe iku filloi nje shkolle te larte. Mua me ngeli prap vjehrra per sherbim. Por tani dhe me ngushte. E futa vjehrren ne dhomen ku rrija une. Ngela dhe shtatzane. Burri iku ne kurbet perseri.Nuk di si ta pershkruaj por nje jete e tmerrshme per mua. Kunata ime vazhdonte njejten gje vinte shkonte ne shkolle. Burrin e kishte ne kurbet. Nuk me zgjaste doren per ndihme por vec ngaterresa me bente me vjehrrin me kunatat. Motrat e burrit u thoshte atyre qe kjo se mban nenen mire se ushqen si duhet, se lan. Nderkohe ajo se prekte me dore. Derisa nje dite sdurova me. I thashe vjehrrit ulu ne tavoline flasim. Nuk do vazhdoj me te rri ne shtepine tende. Sepse spo ja dal dot me ne nje dhome fle une fmija im vjehrra burri. Kurse tjetren e ke len ne nje dhome fare vetem. Ose te rrije ajo me pleqt ose une. Ky i vinte mire se plakes i behej sherbimi nga une. Kurse ate se shifte cben gjat dites. Ika ate dite fare nga shpia. Kunata nuk dinte gje pse kisha ikur. Ne dark i thote vjehrrit ku eshte sepse neser do iki ke nena ime. I thote vjehrri ajo iku nuk do rrije me ktu. Le te ike se me mire te behen per vete. Ksaj i bie bomba.nuk donte te rrinte me pleq. Merr burrin e saj.i thote hajde merrem sepse une jam shkolluar dhe sdua te rri me pleq .vjen kunati dhe burri im. Kunatat pas shume debatesh vendosin qe pleqt te rrine me mua.ato mbledhin plackat dhe ikin ne qytet.Dhe pasi u ndame kunata akoma vazhdonte me djallezite e saj.bente prap te njejten gje.vinte gjoja duke pare vjehrren dhe fliste keq ke kunatat per mua.nuk mban mire nenen.nuk eshte per fmijen e saj.nuk i hahet buka.zihesha me kunatat pse e degjonin ate. Pse e besonin nje gje te tille. Sot nuk kam ndjenje respekti per kunatat e mia. Sepse me jane ftohur. Ato nuk me respektojne fare si nuse vllai qe po u sherbej nenes vet ktu e 9 vjet. Por kam fut vetes durim, dhe vec durim sepse Zoti eshte i madh dhe i shikon veprat tona. Me jepni nje keshille si ta largoj kunaten mos te me vije brenda ne shpi sepse se duroj dot me. Me qan shpirti per rehatine time!