fbpx

Nena me braktisi si bebe ne rruge, sot me del perpara dhe me lyp para, me tha ti je produkti i mardhenies me zorr…


Nena me braktisi si bebe ne rruge, sot me del perpara dhe me lyp para, me tha ti je produkti i mardhenies me zorr… – Pershendetje Histori Te Jetes. Nese ka mundesi anonim ju lutem sepse jam tu shkrujt tamon qysh po ndjena mrena krejt sepse eshte shume e veshtir me perballu nje dhimbje kaq te madhe sikur se prindi mos me te desht apo mos me pas qef mu kan prindi jot. Une jam nje djal 22 vjeqar edhe Jetoj ne Kosove. Gjith jeten e kam fajesu veten se pse mu nana ime me la ne rruge kur isha i sapo lindur sepse kom mendu qe une ja kom shkaterru jeten une gjithmone e kam ndje veten si fajtor sikur kam bo diqka gabim apo ndoshta kom kajt shume e i kom shku nerva a qka po di une se njerit gjithkun i shkon mendja kur osht tu menu qe 22 vite arsyje edhe pergjigjet PSE. Une jom kan krejt i vogel i sapo lindur kur me kan marr familja ime sot per mem rrit edhe nuk e kam dit se nuk e kam NANEN time tamon NANE. Une skom mujt me dallu qe se kom tamon nane sepse edhe pse ajo i kish edhe 4 fmij te vet nuk me ka dallu asnjehere prej ktyne, na ka dasht njejt, na ka rujt njejt, na ka ble krejt senet njejt besa edhe na ka maltretu njejt kur jemi halit sepse qikjo osht kur je fmi her e han naj me dore her naj perqafim qishtu lloj lloj emocione i perjeton deri sa te pjekesh per me dit se qka osht jeta. Une pasi i kom bo 15 vjet e kam kuptu qe se kam nanen time nane edhe ata ajo vet me ka ul me ka tregu. Me ka tregu ne menyren ma te but te mundshme sepse me tha kqyr djali jem une ty stkom lind edhe nuk je me gjak i jemi po me zemer je komplet i jemi. Krejt qka kom ne zemer je ti e kurr mos meno qe po tkallxoj qe me tlargu se une jom nana jote deri ne frymen e fundit edhe se ndryshoj faktin qe tkom rrit si bebe edhe tasht je bo burr gati per martes sepse jom e lumtur edhe jom krenare se qfar djali kam. Qito fjal jon ra edhe une le qe e du tasht Nanen tem ma shume po ja besoj dhimten ma shume ja besoj lodhjen gjithqka e kuptoj krejt ma shume sepse nuk muj me paramenu veten tu e rrit fmin e huj siq ka bo ajo. Kur i bona 15 vjet qe e kuptova vendosa me kerku nanen tem te vertet edhe veq me vet pse? qka i pasna bo bre kaq keq qe ska desht me u perkujdes per mu apo ska desht mem rujt e mem afru si evlad. Pas shume e shume kerkimeve edhe ne jetimore edhe ne spitale e gjeta me ne fund kush osht Nana jem. Ish e Suharekes edhe jom befasu se bash mkan shku nerva ana e tyne se qysh folin e qysh ja majn vetes se une jam njeri shume modest edhe mu ka dok qe gjith e kan menen e madhe anej edhe me ne fund e gjeta. Kur e gjeta i dola perpara edhe ajo ne at sekond e ka dit kush jom, ska pas nevoj per prezantim. U ula ne shtepine e saj ish kan vet edhe ja nisi pytje se qysh e kam emrin se as emer tha nuk tkom vnu po tkom qit ne prag te deres te nje familje qe e kom dit qe kan me ta bo jeten ma tmire.. I thash faleminderit se sot une e kom nje familje te mrekullushme si nanen si baben edhe si ndrroj me kurgjo mirepo une du pergjigje prej teje PSE mke lan.. Qaty ja filloj mem kallzu qysh u kan e martume e ka hek shume prej burrit vet ja paska bo edhe at pune me zorr besa edhe sa here ja ka bo e ka maltretu masanej edhe kjo kurr e lumtur su kon po kur ka ik prej tij e ka marr vesh qe o shtatzan edhe ska pas qysh ja del te vllaznia vet me bark te madh kshtu qe veq mka lind tinza edhe mka lan ndere. Tha ti je produkti i mardhenies me zorr se njeri planifikon kur don fmi e jo kur te dhu*** dikush e te malltreton ka tsillet.. Ma lujke rolin e viktimes aty uuu sa loti shkojke por me te vertet as nje pike dhimbje nuk kisha per to. I thash a skam qene arsyje per me vazhdu jeten a skam qene boll forca jote si bebe per mem rrit po ke menu qe menyra ma e leht per mu terhek eshte mem hek qafe edhe ti. Ja nisi qaty jojooo sosht qashtu ti pom keqkupton edhe e vrejta veten qe ja nisa mu bo nervoz u qova dola prej atyhit thash mos mlyp as une stlypi vazhdo jeten deri tasht qysh ja ke bo edhe une po ashtu njejt. Une tani shkova ne shpi i kallxova nanes tem krejt i thash e gjeta fola me to edhe qishtu qishtu mka lan per qit arsyje edhe veq u kthy tha djali jem, nese don ti fol me nanen tane mos u deshpro kaq shpejt se edhe ajo duhet me pas ni arsyje tmadhe per mu largu prej teje. Une vazhdova ne at qyken tem ne at mendimin tem qe JO mi fol asaj deri sa i bona 20 vjet. Kur i bona 20 vjet u rrita u pjeka, hina ne fakutlet ja majsha vetit burr edhe gjithqka ndryshoj perspektivi jem per to. Kom mendu qe noshta ajo gjat keto viteve i ka mendu ato qe mi ka than edhe u pendu qe as falje sem kerkoj ate dit po veq e lujke rolin e viktimes po ajo mu vizatu para fakultetit edhe mtha a je per nje kafe se du me te pyt diqka. Kur dola me to per kafe i thash qka don? Tha shkurt e shqip pare. Jom shum keq edhe spo di kujt me ju drejtu me i lyp kshtu qe ti je mundesia jem e fundit edhe shpresa jem e fundit. Ja dhash 20 euro thash hiqmu prej syve tasht edhe mos mlyp kurr ma tha jo kto sem dalin une kesh tut lyp ma shume noshta 500 euro per mem ndihmu per krejt gjanat. I thash a je lodh? Ku me ti marr une ty 500 euro kur spo muj as 500 euro nanes tem me ja dhan se le ma ty qe stnjoh as kush je veq mke lind edhe mke lan qaty si mos mu kan kerkushi. Prej asaj dite une kurr ma se kom pa edhe sdeshiroj me pa edhe pse kan kalu 2 vite. Ka shume njerez ne ket bote te ftoft edhe une jam bind me qat dit qe sja vlen me u merr me qiftin e saj ma veq jam i lumtur qe kam ra ne familje te mire qe me perkrahin edhe me dojn sepse mos ti kisha ata une se di kush isha sot.. Te lutem publiko se ndoshta edhe dikush tjeter e ka situaten si une edhe deshiron me dit se qfar reagimi kan njerez qe osht normale sado pak me ndje.. Faleminderit shum.