fbpx

E dashur vetja ime e trishte, fytyren e ki te ngrysur dhe syt e nxire, mos u dorezo o vetja ime…


E dashur vetja ime e trishte, fytyren e ki te ngrysur dhe syt e nxire, mos u dorezo o vetja ime… – E dashur vetja ime e trishtë! Meqënëse askush asnjëherë nuk e mori mundimin të të shkruaj, po shkruaj unë për ty, për veten. E di që ke pas nevojë shumë për mbështetje kto kohë dhe më fal. Unë duhet të isha aty për ty dhe nëse askush nuk është por nuk isha. E dashur vetja ime e trishtë!Sa e gjatë u bë lista e njerëzve që ikën nga ty? A nuk u lodhën duke ikur dhe ti nuk u lodhe duke shpresuar se do qëndrojnë? E dashur vetja ime e trishtë! Mua më vjen keq për ty. Sepse ti po sëmuresh. Sepse ti po shuhesh. Ti nuk ke më uri dhe nëse kalojnë orë pa ngrënë. E dashur vetja ime e trishtë! Shërohu të lutem. Ty të merret fryma shpesh dhe mua kjo më frikëson. Bëhu mirë. Më ka marrë malli të të shoh të lumtur. Të qeshësh. Por si buzëqeshet? Ke harruar çdo gjë që ka të bëj me lumturinë. E dashur vetja ime e trishtë! Sot nuk qaj për ata që ikën, sot qaj për ty se ti ke humbur forcën që kishe. Ke humbur ëndërrat. Ke humbur besimin për t’ia dalë mbanë. Mos e mërzit më veten. Mësohu të jesh e fortë. Ti je e fortë. E dashur vetja ime e trishtë! Çi ke ato sytë e shuar? Ato rrathë të nxirë e të enjtur. Ajo fytyrë e ngrysur. Hajde pra, buzëqesh pak. E dashur vetja ime e trishtë! Më fal që ti deshe njerzit e gabuar. Më fal që besove shumë dhe u zhgënjeve shumë e më shumë. Ti nuk ke faj. Ti ishe naive. Bota është egoiste dhe nuk di të dojë si ti. E dashur vetja ime e trishtë! Duke u munduar të kuptoje të tjerët harrove se dhe ato duhet të kuptonin ty por nuk e bënë. Ty nuk të kuptuan kurrë. Dhe jo sepse nuk mundnin por sepse nuk donin. E dashur vetja ime e trishtë! Po të humbet e gjithë fuqia. Ti nuk ke dëshirë më të çohesh mëngjeseve. Nuk ke dëshirë më as të shohësh yjet dhe mua më vjen keq sepse ti i doje shumë ato. E dashur vetja ime e trishtë! Ç’bën kështu? Reago pak. Shiko rreth vetes. Hapi sytë. Jeto. Mos u mërzit kështu. Ti ke qënë shumë e qeshur. Ty të skuqeshin faqet sa herë qeshje. Nuk të shkojnë faqet borë të bardha siç i ke tani. E dashur vetja ime e trishtë! Humbe shumë njerëz ama po më humb edhe ti. Kam frikë se po dorëzohesh. Të lutem mos u dorëzo. E dashur vetja ime e trishtë! Të lutem,mos me zhgenjeh me shero