Ne takimin e fundit kam mbet shtatzane me te, para 10 dite e fejunja tij e zbuloi lidhjen ton dhe mu lajmru!

Ne takimin e fundit kam mbet shtatzane me te, para 10 dite e fejunja tij e zbuloi lidhjen ton dhe mu lajmru! – Pershendetje Histori te jetes. Une jam ajo qe para disa jave kam kerku kshilla nga ju dhe prap kam nevoj per kshilla se jam ne nje udhekryq ku nuk po di si me vepru e shpirti po me djeg. Nejse jam e ndar qe dy vite po hala pa divorc kam dhe fmi. Masi u ndava isha ne nje lidhje me nje djal jetojm dyt jasht po jo te njejtin shtet. Ai djali esht pa letra. Deri para dy muje isha shum e lumtur dhe i besoja si e marr. Benim plane dhe kisha shum shpresa si te ishim bashk. Deri pa prit e pa kujtu mtha jam feju. Mbasi u feju u mundova mu largu po ai nuk pranojke mem humb. 1 muaj e gjys mka mbajt vjerr me genjeshtra tu than her u ndava her vetem per letra , rrena te ndryshme e histori te trilluara. Deri sa ja zbulova te gjitha rrenat . Mbasi ja zbulova rrenat doja tju hakmerrsha po prap nuk pata forc sepse e doja hala e nuk doja keq mi bo. Krejt qka doja ishte nje takim me shqaru pse ma kishte ber ket. Po para 10 dite e fejunja tij e zbuloi lidhjen ton dhe mu lajmru duke me kercnu. Gjeja sipas saj rrenat qe ja kish tregu ky tipi se une isha qen nje lidhje me to para se te fejohet. Dhe kinse mbasi kisha ndegju qe u feju une isha ajo qe e kisha kercnu. Edhe pse kisha shum fakte qe sishte e vertet ne bised me at qiken une per mos mi bo keti keq heshta por edhe nje an ky mu lutke qe mos ti tregoja asaj te verteten se ket i kishte than ky asaj per shkak se gjeja ajo e dinte kush jam dhe sdonte ky qe ajo tme bente ndonje problem mua. Jo qe e besoja se une me nuk kisha qka te humbja me por e doja si e marr dhe se i besoja qe thoshte durim se nuk na shko larg. Pas bisedes me te shkun dyt me bllokun gjdo kontakt ku dhe ky po ashtu me kercnoj . Aty mu duk qe toka u shemb per mua . Problemi esht qe takimi yn i fundit ka qen 2 jav para mu feju ai dhe nga ai takim kam ngel shtatzan pa dashje. Para se me ik nga une u mundova ti tregoj po gjdo bised serioze me rrena te tij sme ipte hapsir se thoshte mbas nje jave kemi me u taku live dhe gjdo gje kemi me fol me sqaru. Edhe ke me kuptu pse e kam bo kto. Nejse qe 10 dit jam mundu permes gjdo menyre me kontaktu pa i bo ati sherr me te fejunen qe se paku me ja jap mesazhin qe mla keshtu. Dikur arrita po dje ishte hera par qe ma ngriti tel mbas sa dite ku mtha duke me ofendu qe keto ishin vetem dallavere te mija. Kam fakte shum me ja deshmu po si ? Kur mi ka mbyll rruget krejt. Une i thash qe po vi live i flasim. Po nuk pranoj tha ske qka vjen si kam punt. Tash nuk e di qka te boj jam mbet as ne tok as ne qiell. Po vuaj shum se mka shkatrru me e keqja esht qe po e mbaj ne vete. I vetmi komunikim esht po e thrras anonim po nuk e hap. Krejt qka kerkoj esht nje mendim i tij qe une mos te marr ndonje vendim te gabuar qe me von te pendohem. Javet po ecen. Kam ndegju qe me at fejumen edhe pse e ka kuptu ajo lidhjen ton shum mir me to esht. Ku ta di qfar rrena i ka tregu. Sidoqoft kam nevoj per keshilla dhe jo ofendime ju lutem…