fbpx
mosh

Ne mosh te vjetër u bashkuam prap, secili kemi femije nga martesat e kaluara por dashuria mes nesh nuk ka humbur!


Ne mosh te vjetër u bashkuam prap, secili kemi femije nga martesat e kaluara por dashuria mes nesh nuk ka humbur! – Përshendetje faqja e mundsive e te shprehurit tonë ne mënyren anonime. Te dashur lexues para se te filloni të paragjykoni ose te pergjigjeni pa dije atëher lexone historin mirë dhe kuptone atëher komentoni sa te doni. Keni ndegju ndonjëher për shpirtin binjak ju dhe keni mendu se ndoshta edhe është e vertetë apo ësht diqka qe vetem ka mbet ashtu nga mendimet e dikujt por e keni perjetu ndonjëher? Desha pak te lidhem me temën ktu nga historit qe lexoj para sa te filloj te shënoj timen, a thua pse jan kaq shum histori si maltretime, vuajtje, ndarje, përjetime te ndryshme nga partneri para se te ndahen? Ndoshta kjo qe do shenoj për historin time jep nje sqarim për diqka ne lidhje me kët temë pse dikush ka vuajt me vite për diqka dhe nuk e ka kuptu kurr, atëher vazhdo te lexosh dhe do kuptosh me shumë… Kur isha i ri nuk kisha lexu shum ne lidhje me kët dhe po te me thoshte dikush do i thoja po tallesh me mua se nuk ësht e mundur por kur përjetova vet ateher u distancova nga fjalet qe kisha thën, pra thoja se nuk besoj fare në kto gjëra dhe sesht e mundur. Kur isha ne mosh të re para shumë shumë viteve takova nje vajz te bukur nje shpirt te sinqert dhe besoni ose jo si e kam pa jam dashuru ne të ende pa e pyet si quhet, diqka me ofroj tek ajo diqka e papërshkruar at kohë diqka qe se kuptoja por ta quaj shpirti im binjak nuk doja sepse un isha ai qe nuk besoja ne kto gjëra deri kur e takova herën e dytë në jetën time kur isha ne mesin e vuajtjeve të jetës dhe ndihesha i vetmuar. Pra zoti me dërgoj pjesën time te shpirtit tim të me jep forcë ti kaloj sfidat që kisha sepse ajo me kthej lumturinë që me mungonte dhe më bëri te buzqeshë prapë dhe te shiqoja jeten time ndryshe e ti kthehesha jetës prap e me i fortë se kurr më parë, ajo ishte serumi jetës time. Te dashur lexues un dhe ajo nuk ishim qift asnjëherë nuk ishim se bashku edhe pse tentova me vite ta bindja se un e dua me shpirt dhe smund te largohem nga ajo se ajo kishte diqka qe mua me bënte te plotë. Kaluan shum vite mbase mbi 15 vite e më shumë dhe erdh momenti qe u takuam prapë por tashmë kishim të dytë historit e jetës tonë ne kishim edhe fëmijë por ne ishim të ndarë te dy. Zoti na bashkojë pas shumë viteve dhe ne ishim nje shpirt i plotë ne ishim të papërshkruar. Fjalët e mia te para kur e takova i thash o zot ti je ajo që un e dija se ti do shëndrrohesh kështu, un e dija si ajo do te dukët kur te jen ne këtë mosh që ishte a thua pse? Un kuptosha qka don te me thotë vetem nga syt e saj nga veshtrimi saj tek un e kuptoja se qka dëshiron athua pse? Tashme isha me i përgatitur sepse kisha lexuar me shum për shpirtin binjak se kur takon shpirtin tënd binjak atëher ke fluturat ne barkë se kjo ndodhi edhe mes nesh. Nga nje artikull qe kam lexu thot kshtu: shpirtat binjak kalojn shum prova, sfida te jetës por kur jan te gatshëm te takojn njëri tjetrin atëher takojn njëri tjetrin sepse zoti i bashkon dhe shpirtat jan te dyt me shum mendime te njejta dhe te dyt te gatshëm te ndihmojn njerzit tutje. Atëher kët qellim kishim edhe ne te dy, kishim kalu sfida te ndryshme ne jetë si martesa ndarje por kishim mbrri te dy ne nje pikë qe tashme e kishim akseptu jetën ne rrethanat qe ishte dhe u takuam pra me ndihmen e zotit. Ne ishim ashtu siq kam lexu deri tash pra ne ishim te gatshëm te ndihmojm njerzit së bashku dhe kur ajo me tregonte sa njerz ka ndihmu mua me buzqeshte barku, doja ta përqafoja pandarë sepse i till jam edhe un dhe kam dëshir te ndihmoj ka te sillëm me aq mundësi qe kam. Ishim bashk nje period por prap u ndamë dhe tashme jetojm larg njëri tjetrit dhe nuk flasim e shënojm por un që po shenoj historin ktu un e ndjej atë dhe kam lidhje telepatike me të dhe ndjej kur ajo nuk ndihet mirë dhe ka nevoj për mbeshtetje, e ndjej kur ajo mendon për mua e ndjej kur ajo shiqon foton time në facebook dhe kur ajo buzqeshë un gëzohem ktu. E kuptoj qe për disa duket e quditshme por nuk ësht e pamundur sepse kjo me ndodh mua tash, dhe un e ajo prap do të takohemi dhe ndoshta edhe do te jemi prapë bashk dhe të pandarë deri ne fund të jetës se kjo ndodh te dashur lexues sepse zoti i largon nje period larg njeri tjetrit që të vërejn mungesen për njëri tjetrin. Un e vërej mungesen e saj por edhe ajo mungesen time, sidomos për 14 shkurtin e dashur të kam mungu shumë por shpirtërisht ishim bashk. Un isha afër teje kur ti më kërkove në at moment e dashur. Ju lutëm mos fyeni ju lexues por lexoni për lidhjen telepatike mes shpirtave binjak apo ju ndoshta ende se keni taku, por shpresoj qe te pakten te kuptoni qka mendoj dhe qka kam shënu. Mos harroni se shpirti binjak nuk ësht vetem partneri por mundët te jetë nje mik i juaj apo mike qe ju gjindet afër kur te keni nevojë dhe ju kupton e mbanë fjalën dhe sekretet e juaja mbesin tek ajo pra ajo eshte pjes e shpirtit tuaj binjak. Kemi lexu shum histori ktu deri tash kur dikush ka taku partnerin mbas shum viteve dhe jan bashku ne mosh te vjetër dhe kan qen të lumtur pafund. Pra gjithqka ësht e mundur. Te dashur lexues kjo ishte nje pjesë e historis time dhe jeta vazhdon me shpresë se nje dit ajo qe kam përmend ne histori ta kuptoj ashtu jeten siq e kuptoj un dhe të me kontaktojë e të shpreh mungesen time. Secili nga ne kemi histori te ndryshme te jetës dhe sfida te ndryshme qe i kalojm me vuajtje te ndryshme apo mungesë te dikujt por mbeshtetuni tek zoti sepse vetem ai bën mrekullitë. Jetoni jetët tuaja ashtu siq i ka shenu zoti dhe sfidat e jetës që keni për ti kalu poashtu nga zoti jan se e gjith jeta ësht nje provë por te kujdeseni për ata që keni afër jush dhe mos ofendoni e largoni nga vetja ata që ju dojn ata qe ju respektojn, jetoni me shpresë se me ndihmen e zotit do ti kaloni te gjitha sfidat dhe asnjëher mos u fjaloseni kur jeni nërvoz por gjithmonë në qetsi se gjithqka ka nje zgjidhje por duhët te mundohëni edhe ju pak sepse e till ësht jeta pa mundim nuk ka fitim. Me falni se e zgjata historin pak por besoj se lexuat diqka te re ose ndryshe. Ti e dashura ime po e lexove historinë do ta kuptosh se kush jam dhe ta dish qe vetem ti je ajo që me bën jetën komplet taman si nje figurë ne lojen puzzle qe pa at figurë nuk kompletohet fotoja, pra e dashura ime ti je figura e jetës time ti je ajo qe plotson mungesën në jetën time se me ty dhe ndihmen e zotit te gjitha jan te arrithshme. Ju lutem publikone anonim dhe ju falenderoj për punën e palodhur qe bëni ju admina dhe për mundsit që na keni dhënë te shprehemi anonim. Mirëmbetshi.