fbpx
Nana m'ka lan

Nana m’ka lan kur jom kon e vogel se ska mujt me nejt n’shpi me Grun tjeter te Babit, tash Nusja e Axhit m’thot “Pse me t’dasht un kur…”!


Nana m’ka lan kur jom kon e vogel se ska mujt me nejt n’shpi me Grun tjeter te Babit, tash Nusja e Axhit m’thot “Pse me t’dasht un kur…”! – Pershendetje anonim te lutem, qika deshta ta ndaj edhe un historin time me ju dhe mendimet e juaja. Jam e lindur nga prinderit qe bashk kurr si kam par, babi im ka qene i martuar nje her dhe e ka marr dyten gru e me at grujen e dyt e ka lind nje vajze qe ajo kam qene un,mbas sdi sa koh ajo me ka lere mu dhe ka ikur sepse ska mundur ta perballoj te rrinte dhe me nje grua tjeter, mua me kan rritur gjysherit (babi dhe nana e babit biologjik) ata jan kujdesur ne menyren me pefekte per mua qe sot e asaj dite gjyshin im nuk eshte gjalle, e kam vetem gjyshen(nene) qe me ka rritur. Kam jetuar me gjyshen dhe nusen e agjit dhe agjin me femij, por nusja e agjit ka qene shum katile me nje fjale mka shkatrru 17 vjet sa kom ndenjur aty, nuk me ka lan buk me hanger, ka desht me pyt ate kur mi kry nevojat e mia personale e gjithqka gjithqka, gjith me thojke e me zike ne gusht se tka lan nana jote e pse met dasht un ty… Nejse vitet kaluan dhe me ne fund e arriti qellimin qe te me largoje nga shtepia dhe shkova te jetoje tek shpija e babit me gru dhe femijet e tij, atje shum mir isha e lumtur gjithqka kisha por se kisha gjyshen(nenen) qe me ka rritur sepse pa ate nuk mundesha asesi, por me kalimin e kohes u pajtova me ate fat, dhe tash jam 23 vjeqare. Jam e martuar me dashurin e jetes sime kam edhe nje vajze qe mka bo me kuptu qka osht me pas dashni e tash qe mu mka lan e jemja, un mbas ksaj jam shum e dhanun dhe shum her merzitna edhe kaj se smuj me besu qe e kam nje engjull afer meje e qe skom pas dashni te nanes biologjike un ksaj mundona mja dhuru me krejt forcat shpirterore. E shyqyr edhe fakultetin e kam te perfundum qe te ardhmen sado pak me ja plotsu krejt deshirat engjullit tem, por shqetsimi im eshte qe tash ajo biologjikja mbas shum vitev me ka shkru un prap ja kum dhan mundesin me fol me mu e mu shpreh se prap sjom njeri me zemer tkeqe por ajo 1 jav me folke ma sum folke me muaj, kur ju kujtojke asaj, as ditlindjen sme ka uru as qiken sma ka uru qe mka ardh ne jete as kurgjo, dhe nje dit ja thash krejt qka sja kom than qe 23 vite, nuk e pranojke fajin por u shtyke me fjale si me naj shoqe tu u shty, e qikjo mbani shumm nervoz se pse mu kan ksi lloji ni nan qe tka lind mos mu intersu per evlad tvetin kurr ,un ja kom fal qe mka lan se okej ska dasht me jetu me ortake ama me vone ka mujt me fol e mu taku me mu kur ka desht se mu kerkush sme ka pengu veq qka me kane perkrah, e ajo kurr ne jete as nuk o interesu per mu as qka kom bo as kurgjo, ma shum mka dasht gruja e babit se ajo, menimi juj qika qka kishit bo mu kan ne ven temin ju?! Mfalni qe e zgjata ,ju pershendes perzemersisht!