fbpx
me lot

Mu ka merzit jeta, shpesh flej e qohna me lot sepse nuk po muj mo, ndoshta eshte gabimi im pse po qendroj…


Mu ka merzit jeta, shpesh flej e qohna me lot sepse nuk po muj mo, ndoshta eshte gabimi im pse po qendroj… – Pershendetje, shume rastesisht e kom zbulu faqen e juaj dhe tani shpesh i lexoj historite e ndryshme. Veshtire ta kuptosh kur lexon nuk kom me kond me u shpreh po shume e vertete fatekqesisht, ndonjehere njeriu ka nevoj vec me u shpreh pa frike nga paragjykimet e rrethit te ngushte! Edhe une po e tregoj historine time dhe shpresoj qe marr ndonje keshille qe me ndihmon. Jom nje vajze 32 vjecare, e bukur si cdo vajze kosovare, jom e shkolluar dhe e kom nje pune shume te mire. Cdo gje ne jete e kom arrit vete, me shume mund dhe sakrific dhe krenohna qe nuk kom nevoje kurkujt me ju perul per asgje. Problemi im i vetem qendron tek lidhja ime 4 vjecare me te dashurin tim sepse ai edhe mbas ketyre viteve nuk eshte me gjendje me vendos per fejese apo martes. Une nuk e di ku qendron problemi, ne kalojm ne pergjithesi shume mire bashke. Nuk mund te them qe nuk me don sepse me mban para durve edhe pse eshte tip ma i ftoft nuk eshte shume emocional,gjithashtu edhe une shume boj per to. Familja ime e din per kete lidhje po familja e tij jo, nuk e di ku mundet me kon problemi. E kemi edhe shoqerin e perbashket dhe e di qe nuk e ka ndonje lidhje tjeter. Te gjithe po habiten pse na dy akoma nuk po „bojm dicka“, cka po pritni, hajde mo u bo boll, etj etj. Une gjithmone ju thom edhe pak edhe pak po zemra dhe shpirti copa po me bohet sepse as une vete nuk e di pse spo vendos ai. Mbas nje kohe e kom pyte te dashurin dhe vetem thote bohet me kismet edhe aq! Shpesh i kom lyp mu nda mbasi spo eshte i vendost mos te hupim kohe bile po gjithe me lut dhe me bind mos mu nda sepse me don shume dhe mendon md kon me mu, po si mendon me kon me mu kur asnjehere nuk e ndermerr ndonje hap konkret. Mu ka merzit gjithcka, shpesh flej e qohna me lot sepse nuk po muj me duru kete situate ma shume, po me vjen marre edhe prej familjes teme e prej rrethit tim sepse nuk bohet dite pa me pyte dikush e kur po martoheni, ma se shumti po me vret fakti qe as une nuk e di kur!!! Ndoshta eshte gabimi im pse po qendroj akoma me to po me te vertete e dua jashte mase dhe ai sillet mire me mu por kjo situate po me vret cdo dite e ma shume. Ju lus per ndonje keshille si te veproj? Te ndahem e ta filloj jeten nga e para apo ta pres edhe pak ( e ceka qe shume shpesh kom tentu me fol me to). Ju falemnderit paraprakisht.