fbpx
e tradhetova gruan me kojshiken

Msyshi na ka nda neve e dashura ime, Unë pres telefonatën tënde se do të bëj më të lumturën e botës!


Msyshi na ka nda neve e dashura ime, Unë pres telefonatën tënde se do të bëj më të lumturën e botës! – Përshendetje të dashur lexues desha të shënoj një histori jete edhe un si të gjithë të tjerët, ah kjo jeta sjell shpesh supriza. Arsyeja pse vendosa ta shënoj historinë ësht se me lëndoi shum ndarja dhe si një njeri me ndjenja që jam ndëgjoj këng që kan një dmth të ngjajshme me historinë time dhe sot ndëgjova një këng që titullohet Lutëm për ty nga këngëtari yn i madhi Sabriu dhe në fakt un e bëj at lutëm për ty e dashur që ti të jesh mir. Ndarja me ty më lëndoi shum më ndali në kohë me sjelli shum mendime dhe rrugë pa fund por prap të kuptoj ty dhe respektoj vendimin tënd edhe pse në fakt un e ti skemi faj asnjëri sepse neve na ka hy në mes mësyshti/lakmia e edhe me shumë. Un lutëm që ti të kthjellësh një dit dhe të jesh mir sepse un akoma të pres në heshtje dhe po qe e shkruar do të bëj më të lumturën e botës sepse të dua, besoj se kur ti e lexon këtë histori do e kuptosh sadopak se kush jam përndryshe do e ruaj në arkivën tonë dhe do e lexojm së bashku një dit. Un e ti ishim një qift për mrekulli ishim njejt si binjak dhe ne fakt ne jemi edhe një shpirt binjak sepse në bazë të historive tona dhe sfidave që kemi pas më herët gjatë jetës të gjitha na dërgojn në at pjesën ku vetëm shpirtat binjak i përjetojn. E dashur kështu ende vazhdoj të quaj sepse ti ishe gjithmonë për mua gjithqka dhe do mbetësh ashtu por vendin tënd nuk dua ta zë askush por ësht mbet thatë dhe fundja më mir ashtu sesa ta gënjej dikë që kinse e dua sepse nuk dashurohëm dot në askënd. Ësht disi e pakuptueshme për ata që se kan përjetu vet ta dashurosh dikënd me dekada ta takosh pas shum vitesh të jesh i lumtur për disa muaj dhe gjithqka përfundon kur një njëri i lig te ndjell të keqën e hyn mësyshti apo lakmia në mes, ju lutem mos më paragjykoni asgjë sepse ne të dy jemi lexues të kësaj faqe dhe qdo koment do ta lexoj. Historia jonë daton në vitet e 90 dhe kemi pas martesa të dy që na kan dështuar dhe pas shum viteve që ne veqse jetonim vetëm pas ndarjes biem në kontakt dhe gjatë bisedave filluam të kemi ndjenja për njeri tjetrin dhe pas shum takimeve ne filluam lidhjen ton që e cila zgjati për disa muaj deri sa në mes nesh hyri e keqja dhe u ndajtëm. Un isha i gatshëm të ipja maksimumin për të dhe ajo veqse jipte maksimumin për mua kur isha afër saj por ka ende përsona të lig që nuk mund të shofin dikë që knaqët, un nuk kam besuar në diqka si magji e zezë por tashme mendoj ndryshe. Pra un për ty X lutëm me të vërtet qdo natë që bi në gjum sepse të dua por të lutëm edhe ti kërko disa sure dhe ndëgjoj dhe do të lehtsohët edhe dita që te mund të kujdesësh për fëmijet e tu të paktën si duhet. Un të deshta në heshtje që nga koha kur ishim në konvikt dhe prap do të pres të kam afër një dit me ndihmën e zotit, më shpres se nje dit ti do të jesh prap vetvetja. Un tashme kam hyp dhe në pesh nga mërzija e ndarjes tonë por edhe për ty e kam të njejten ndjenjë që je mbi pesh nga mërzia dhe kam një pytje a më tregon disi a ja vlen që një shpirt ta ndajm në dysh kur i bashkuam, më fal ti se din qka ke humb deri sa të kthehesh në vete. Nuk do doja asgje më shum në jetë sesa të shifja ty ashtu siq të takova në fillim të lidhjes sonë e pastaj e gjitha ësht në duart e tua të vendosësh por edhe fotot tona tregojn se sa të gëzueshëm ishim dhe ajo ishte dashuri që asnjëri se kishim përjetu më herët nga martesat tona të mëparshme. Ju lexues mos paragjykoni se pse jemi të ndarë tashmë pa e lexuar historinë se ne nuk ishim as të martuar mes vete por ishim një qift i lumtur, dhe ka shum martesa që nuk funksionojn dhe ndodhin tradhëtit po jo ne sepse un ju betohem se kur ne u takuam veqse ishim të ndarë dhe ne nuk shkatrruam asnjë martesë të mëparshme që të lidhemi së bashku por ishim të lirë te dy dmth të ndarë. Ne ishim një qift që asnjëher nuk kemi dasht ti bëjm keq dikujt por të dytë gjithmonë kemi ndihmu të tjerët me aq sa kemi pas mundësi si nga ekonomia apo përkrahje shpirtërore por siq sillet e gjith toka tash ësht sjell edhe për ne pra u ndajtem dhe kemi nevojë të na ndihmoj dikush që të na kthejë lumturinë, un lutëm tek zoti sepse vetëm tek ai besoj se një dit do të ofrohem prap afër shpirtit tim që më mungon aq shum saqe nuk e beson njeri përveq zotit që me kupton dhimbjen time. Un e dashur lutëm për ty për fëmijet e tu fëmijet e mi që nje dit të jemi prap komplet si ishim dhe të jetojm të lumtur siq ishim ata muaj. Të dashur lexues ju lutem prap mos më komentoni me fjalë që të lendohemi më shum sesa ne jemi sepse ne kemi nevojë për fjalë të mira dhe mbeshtetje dhe jo fjalë që na ulin vullnetin e jetës sepse at veqse e kemi të ulur nga të ligët, prap ësht vendimi juaj se qfarë do shënoni por të paktën lutëni për ne. Ju kerkoj ndjesë për mundin që keni bë ta lexoni deri ktu por kisha nevoj të shprehëm dhe pasi që kjo faqe jep at mundësi atëher edhe un shënova historinë time, kam shum në zemër të shenoj por për at përdori edhe laptopin tim ti shënoj historitë nga përjetimet që kisha me ty e dashura X. Më mungon shum dhe e vetmja ti je ajo që më shëron shpirtin tim të lënduar por ndonse nuk e kupton të gjithë situaten tashme tu kisha lutur që po morre vesh se kam ndërruar jetë një lule tek varri im të ma dhurosh ndonse ësht vonë për at por shpirti im do të shiqon nga lartë. Un ende pres telefonatën tënde ta ndëgjoj zërin tënd të ëmbel se je ti ajo që më gëzoje qdo mëngjes dhe dua që ashtu të vazhdojm por jo më larg por afër njëri tjetrit. Të dua ty dhe vetëm ty dhe je ti ajo që më bëre të lumtur por të lutëm kthema lumturinë siq ma dhurove njëher e të vazhdojm pjesën e jetës së bashku që na ka mbet. Faleminderit që lexuat të gjithë historinë.