fbpx
spektrin e autismit

Mjeku m’tha “Femija ka spektrin e autismit”, thash me vete “Mos kam hyre ne gjynah qe kam kerku mes me lind ky femije”!


Mjeku m’tha “Femija ka spektrin e autismit”, thash me vete “Mos kam hyre ne gjynah qe kam kerku mes me lind ky femije”! – Pershendetje lexues te Histori te Jetes… Po e ndaj dhe une historine time qe po me mundon dhe qe po me shkaterron dita dites. Jam nje grua 37 vjeqare, nene e dy femijeve. Burrin tim e kam njoftuar ne internet. Ai jetonte ne Zvicerr dhe une ne Shqiperi. Erdhi u takuam u pelqyem u martuam dhe cdo gje po ecte mbare. Ika ne Zvicerr ku ai jetonte me familjen e tij. Qe nga fillimi familja e tij nuk me pelqyen dhe filluan te benin probleme. Un ngela shtatzene dhe po prisja nje djale. Pasi qe linda dolem ne shtepine tone sepse aty nuk mund te jetohej me edhe pse mundohesha qe respektin si Nuse ta jepja ashtu si me kishin edukuar, vjehrra ime ngaterrohej dhe me ofendonte pa asnje arsy. Dolem ne shtepine tone dhe linda djalin. Burri im eshte njeri shume zemer mire dhe i dashur. Ai me donte dhe me respektone shume prandaj dhe mori vendimin qe te jetonim ne qetesi se bashku. Por prap se prap edhe pse ishim te ndare ishin ato fjalet nga familja qe ngacmonin dhe i fusnin ne koke lloj lloj gjerash qe na nxitnin debate dhe ne shtepine tone. Sido qe te jete mundohesha qe te mbaja ne kemb kete martese se e dija se ai me donte dhe e doja por ishte rrethi tij qe po na qonin ne debate. Pas 2 vitesh ngela prap shtatzene. Gjate gjithe periudhes se shtatzanise kishe stres te madh. Gjithe familja tij me vellezer motra nene babe mbesa e nipa na vinin per vizite e une sherbeja me dreka kafe e gjitha te mirat. Por arsyeja qe vinin ishte thjesht acarimi i nervave te mija. edhe pse u sherbeja dhe mundohesha prap te jepja respektin qe duhej sepse ishte familja e njeriut qe doja prap nuk mungonin fjalet nga ana tyre dhe ofendimet. U merzita me kete situate thuajse cdo dite. Fillova te lutem te mos e lind fare kete femije sepse smund te vazhdoja kete martese me fjale qe e quan burrin tim deri ne maltretime ndaj meje. Edhe pse shtatzene as nuk haja as nuk fleja si duhet vetem qaja nga konfliktet qe shkaktoheshin nga familja burrit. Ishte ni moment qe kam pi edhe qetesues sepse zemra po me dilte nga vendi ne ate moment kur burri me maltretoj per shkak te fjaleve te familjes. Keshtu erdhi koha me lind vajzen. Lindi e shendosh dhe shume e bukur. Situata me burrin sa qetsohej dhe sa merrte hov prap. Kaluan 2 vite dhe fillova tek vajza te dyshoj. ajo lindi mir si cdo femije tjeter me percillte me sy qeshte kur flisja por ne moshen 2 vjeqare komplet ndryshoi. Nuk reagonte kur e therrisja nuk me shikonte ne sy. I thash burrit dhe ai me thoshte ska gje vajza eshte top fare. Si nene e ndieja se nuk ishte diqka ne rregull. E dergova ke psikologu dhe me tha se femija ka Spektrin e Autismit. Bota ime nga ai moment u rrenua. Fillova te pyes : Pse o Zot mua? Mos ndoshta kam hyre ne gjynah qe kam kerku mes me lind ky femije? mos ndoshta ka ndodh per shkak te stresin qe kam pas gjate gjithe kohes? mos kan ndikuar ilaqet e qetsimit qe kam pire? ku gabova? Vajza ime eshte 5 vjeq dhe pothuaj sflet fare. Eshte shume e veshtire me u kujdes per te. Kap koken kur nervozohet, qan pa kuptim dhe ben sjellje krejt t ndryshme nga femijet e tjere. Kjo gje cdo dite e me shum rendohet. E dergoj neper terapi e kam dergur neper Hoxhallare se disa me thone se ka mund te marr Mësysh ngase osht shume femije i bukur. Skam lene vend pa e dergu e duke kerku nje mrekulli per kukullen time. Lutem cdo nat mes lotesh qe ajo te jete mire, Ndonjeher lutem edhe per vete te ik nga kjo Bote se spo mundem me. Nese dikush eshte ballafaqu me keso situate ju lutem me keshilloni. Ju faleminderit.