fbpx
ne ballkon

Kur pi kafe me Burrin ne ballkon, del kojshikja me rroba te brendshme ne dor kishe po i qes me u ter, i thash Burrit …


Kur pi kafe me Burrin ne ballkon, del kojshikja me rroba te brendshme ne dor kishe po i qes me u ter, i thash Burrit … – Pershendetje, jam lexuese e rregullt e faqes Histori te Jetes, para se te filloj te shkruj per problemin tim dua tju falenderoj per mundesine qe na jepet permes kesaj faqeje qe te shprehim brengat dhe problemet e jetes te cilat ne si femra i kemi te shumta. Une jetoj ne nje qytet te Kosoves, jetoj ne banese me burrin dhe djalin tim te vogel, kam ne jete te mire e dua burrin tim dhe jam e lumtur. Ka disa jave qe eshte duke me shqetesuar nje kojshike e jona me te cilen i kemi afer ballkonat e banesave. Une dhe burri te shtunave dhe te dielave kafet e mengjesit i pina bashke ne ballkon, kojshikja jone po sa na sheh se na kemi dal me pi kafe edhe ajo del ne ballkonin e saj dhe fillon ti vendos rrobat e brendshme te saja ne varsen e teshave per tu terun. Ajo vazhdimisht aty vendos te cilat i reklamon ne drejtim tonin me qellim te josh burrin tim. Disa raste kam patur telashe me burrin sepse une i kam than mos shiqo andej e ai eshte bere bervoz duke me thene se nuk eshte duke shiquar andej. Edhe kur burri im ulet dhe ja kthen shpinen ballkonit te kojshikes ajo kojshikja na provokon duke na pershendetur e ne te njejen kohe te brenshmet e saja i mban ne dore kinse po i vendos ne varese. Nje dite I thash burrit tim se do te shkoj ne banesen e saj dhe do te kerkoj te mos na provokoj ma ose ne te kunderten do ti tregoj burrit te saj, mirpo burri im u be shume nervoz dhe me tha se nese i them kojshikes vetem edhe nje fjale te keqe do te kem shume telashe. Jam ne hall te madh sepse nuk dua ta humbaas burrin tim te cilin e dua shume, ju lutem me kshilloni ju lexues te faqes Histori te Jetes se si te veproi, ti tregoi burrit te kojshikes per brengen time apo te hesht dhe te pres ndoshta kojshikja e kupton shqetesimin tim dhe i ndal provokimet. Ju faleminderit te gjihte juve lexues te rregullt e te respektuar.