fbpx
punuan

Mendoj qe edhe kjo ka gisht ne gracken qe ma punuan familja ime, nuk e dua, ndjej vetem keqardhje per te!


Mendoj qe edhe kjo ka gisht ne gracken qe ma punuan familja ime, nuk e dua, ndjej vetem keqardhje per te! – Pershendetje Histori te Jetes Dua te shpalose historin time ju lutem anonim po ju shkruaj nga fb i nje shoqes time e cila me sugjeroi te kerkoje ndihm nga ju. Jame nje djale 26 vjeqar jetoje ne Vien te Austris. Vije nga nje fshat i kosoves. Para 3 viteve u njoha me nje vajze e cila me pelqeu shume dhe fillova u dashurova shume ne te. Ajo ishte nga qyteti dhe jetonte ne kosove. Per 3 vite radhazi ne mbanin kontakte te vazhdueshme u takuam disa here po qe nuk ndodhi asgje mes nesh. Ajo ishte nje vajze serioze e eduakuar dhe e shkolluar. Vinte nga nje familje me emer dhe shume fisnike. Ishte vajza e vogel e familjes mirpo aq ishte e edukuar sa qe edhe vet habitesha se si nje vajze kaq e bukur edhe me shume edukat te mos ishte aspak e lazdruar. Un qdo here e me shume bija ne dashuri edhe me shume ne te. Vajza ne fjale me respektonte shume edhe asnjeher nuk me bente te ndihesha keq paran saj. Vlen tha theksoj qe 2 vitet e fundit mua me mbaroj viza dhe nuk kisha mundesi te shkoja ne Kosove ta takoja. Ajo me priti dhe asnjeher nuk u lodhe nga premtimet e mija qe do vije ne kete muaj ose ne fund te muajit tjeter. Ajo ishte shume e sinqert me mua asnjeher nuk me genjeu, asnjeher nuk me tradhetoj , asnjeher nuk fshehu asgje nga une. Un isha ai qe gjate atyre viteve dilja me shoqeri pija shkoja ne diskoteka argetohesha me shoqeri besa edhe me femra te tjera dilja,flisja me shume femra ne te njejten kohe. Ajo i kupto te gjitha keto dhe mi fali te gjitha gabimet qe un i kisha bere. Un isha mashkulli i pare per te. Edhe pse ajo ishte linde dhe rrite ne Qytet nje vajze e bukur dhe me shume karakter. Ne dhjetore te viti te kaluar me ne fund me erdhi viza dhe kisha mundesi te shkoja ne ks. Shkova takova vajzen ishte aq e bukur aq e sjelleshme aq me karakter te fort sa qe i propozova fejes. Normalisht qe edhe ajo e mirpriti propozimin tim dhe kerkoj qe te takoheshim me dy familjet tona. Vendosem u takuam gjithqka ishte ok. Deri sa u shfaqen disa persona te cilet shpiken fjal te paverteta per vajzen qe un isha qmendurisht i dashuruar pas saj. Ato folen keq tek prinderit e mi te cilet edhe kundershtuan fejesen tone. Un mbeta patext sepse e Dija qe ato gjera qe fliteshin per te asnje nuk ishin te verteta. Mirpo ne familjen time un asnjeher nuk pata vler un as fjala ime. Lidhje ime me dashurin e jetes time morri fund. Pas ca muajve te njejtin persona qe folen keq per vajzen qe un e deshta dhe vazhdoje ta dua telefonuan nenen time dhe i propozuan nje vajz tjeter per mua. Une ne fillim nuk pranova mirpo pas nje kohe nuk di se qka me gjeti pranova te takohesha me at vajze kur erdha ne pushim. Takova at vajzen mirpo ne mendje dhe zemer kisha diken tjeter dikend qe e desha dhe e dua me shume se veten. Nga merzja dhe malli qe ndjeja per dashurin time vazhdova biseden me kete vajzen tjeter. Kjo nuk eshte vajza qe un e kame enderruar gjithmone nuk eshte as ne pamje fizike dhe as ne karakter per tipin tim. Aspak nuk me pershtatet tanime nuk di as vet se si te largohem nga kjo. Eshte aq e merziteshme eshte aq e padurueshme sa qe qdo dite lidhja me te po behet monotone dhe e pakuptimt. Tanime e kamkuptuar se kjo e dine gjithe te kaluaren time dhe ka nderhy ne lidhjen time te mehershme. Mendoje dhe besoje qe edhe kjo ka gisht ne gracken te cilen ma punuan familja ime.Nuk di si tja beje . Aspak nuk e dua asgje perveq keqardhjes nuk ndjej per te pasi qe kohe me pare prinderit e saj kishin ndrrruar jete dhe kjo tani jeton te motra e saj. Tani zoja ka filluar te me beje presion ta fejoje me pretekstin qe tani po e din edhe familjaret e saj qe kjo po shoqerohet me mua. Un nuk dua ta fejoje sepse nuk e dua aspak veqse me dhimbset qe nuk i ka prinderit. Nuk e kam demtuar asgje nuk i kam premtuar asgje mirpo kjo tanime me eshte bere si rriqen. Une e dua dashirin time te vjeter ajo eshte femra qe un e kame enderruar gjithmone dhe kjo e dine shume mire. Ju lutem me ndihmoni sadopak si te veproje ??? Ju faleminderit shume te gjitheve.