fbpx
nuk dua të të marre në qaf

Më thot qe nuk dua të të marre në qaf, se nuk mundet të bej femije, ndjehemi shumë të dobet perball…


Më thot qe nuk dua të të marre në qaf, se nuk mundet të bej femije, ndjehemi shumë të dobet perball… – Pershendetje. Ju lutem dua te mbetem anonim pasi po shkruaj edhe nga adresa e një shoqeje sepse nuk kam vet një adres fb. Jam një vajze 22 vjecare,në ciklin e dyte të studimeve ,jam njohur para një viti me një djal edhe studiojm në të njejtin fakultet. Pas disa kohesh u lidhem edhe lidhjen tone e kishim treguar edhe në familje por po prisnim të mbaronte viti akademik edhe të shpallnim fejesen.Por gjerat filluan të rrjedhin ndryshe. I dashuri po verente disa shqetesime në trupin e tij edhe vendosi që të bej një kontroll mjekesor.Pasi kishte marre analizat të mjeku filloj të jet shumë i ftohet,po më shkruante rralle.Edhe kur shkruante ishte shume i merzitur, edhe në tel po flisnim rralle. U takuam edhe e pash që dicka i kishte ndodhur,nuk ishte ai qe njihja,ishte shumë i perhumbur,i zverdhur në fytyre.Nuk e dija c fare kishte ndodhur, nuk i kisha dhen shkas ta merzitja. Më perqafoj fort,edhe më ka then mbahu se je vajze e fort,ec para unë nuk po mundem më.E fort jam por dua të di cfare ke, pse po më thua keshtu kur kishim kaq shumë premtime me njeri tjetrin. Më tregoj situaten e tij,nuk mundej dot të behej prind,ky problem që na shkaterroj.Ky problem që sa dita po vjen po merr permasa më të medha. E duam shume njeri tjetrin, s mundemi dot të rrim larg njeri tjetrit. Ai më thon nuk dua të marre në qaf jeta eshte e gjata ,ti behesh nene,pse të rrish pa femij për mua.Kembulim shumë edhe vazhdojm te kembngulim për të gjetur një zgjidhje por mjeket na thon nuk ka shpresa fare. I dashuri ndjehet fajtor se po vuajm të dy por unë vazhdoj i them qe dua të qendroj pran sepse të dua edhe ndjehem mire me ty.Familja edhe mjeket na thon e mira eshte ndarja se jeni ne hapat e para por kemi dashuri,respekt për njeri tjetrin edhe po mundohemi të mbajm distanc por eshte e kot se nuk mundemi dot pa njeri tjetrin. Ndjehemi shumë të dobet perball kesaj situate. Faleminderit për kohen tuaj!