fbpx
me rrezikon jeten

Me tha “Kam nje semundje qe me rrezikon jeten”, me dukej dobesi te largohesha dhe vazhdova biseden me te!


Me tha “Kam nje semundje qe me rrezikon jeten”, me dukej dobesi te largohesha dhe vazhdova biseden me te! – Pershendetje per te gjithe ju stafin dhe fansat e kesaj faqe! Jam nje femer e moshes 36 vj, per nje vite rresht me eshte lajmeruar nje person ne mesengjer, pas nje viti vendosa t’i shkruaj. Ne biseden e pare i thash se nuk kam besim te njoftohem permes rrjeteve sociale nuk e di ne fakt kush jeni ju, me dergoi foton e leternjoftimit dhe me tha nese nuk beson hape kameren e konfirmon, me tregoi se ishte ndar nga bashkshortja per shkak se ajo e kishte tradhtuar. Pas disa ditve me tha se nuk jam mire me shendet sipas tij semundja ishte lajmeruar pa simpota te me hershme, kishte nje smundje e cila mund edhe t’i rrezikoj jeten. Ndjeva dhimbje kur me tregoi , vendosa te vazhdoi biseden, me dukej dobesi te largohesha. Per çdo dite shkruante edhe fliste me kamer paradite, ne mbremje vetem shkruante, gjithashtu vikendeve e mbyllte tel, fillova te dyshoja se ka femer ne banese. Arsytimi nga ai ishte se ne mbremje nuk ka guxim te fliste se aty kishte rregull strikt, ndersa ne te gjitha vikendet ishte ne vizite te te afermit ose me shoqni (gjera te cilat si besoja). Nje nat insistova qe te hapte kameren, pasi ishte ne shtrat me tha po e hapi po mos fol, gjysem minuti e la hapur hiq me shume. U bana shume nervoz nga ai veprim i ti dhe i shkrova se dikend e ke aty, te nesermen me tha shume me ke ba nervoz (ajo fjala e urt, sulmi mbrojtja me e mire) per te me bind me dergoj me foto çertifikaten e statusit se eshte beqar , po ajo ishte nxjerr 6 muaj me heret kur ishte ne pushim ne Shqiperi e me tel sa ishte ne pushim se do shihemi nje dite, kur po lajmrohet nga Ch tha nuk isha mire me shendet e shihemi per Vitin e Ri, prap shkoj ne spital nje nate pas Vitit te Ri, gjoja sa ishte ne spital nuk kishte guxim te fliste ne tel se infermieret i terhiqnin vrejtjen, une dyshoja shume edhe ne kete rast. U be e tepert me keto sjellje te ti, i thash e ke afat deri me kete dat me teper nuk te pres nga frika se do largohesha shkruante e fliste çdo dite ishte shume gjeloz se ku jam a kam dal apo jam ne shtepi nje dite i thash jam e bindur se ti jeton me dikend, gjerat qe ti arsytohesh jane absurde ne asnje shtet nuk ekziston rregulli qe pas ores 22 mos te flitet ne tel, te nesermen e mbylli nr e tel pas asnje arsyetim. Dobesi e nje burri ne mosh, te largohet pa asnje arsyetim. Apeloj te femrat mos u njoftoni ne rrjetet sociale vetem maltretim e humbje kohe, ne te shumten e rasteve femrat jane me te sinqerta. Ju falemnderi juve qe do beni komente!