fbpx
Bashkëshorti dhe djali

Më tha “Bashkëshorti dhe djali që ndodhen në shtëpi janë plotësisht të verbër”, mbeta e shtangur se…


Më tha “Bashkëshorti dhe djali që ndodhen në shtëpi janë plotësisht të verbër”, mbeta e shtangur se… – Ndodhesha e ulur në dhomën e infermierëve duke pritur fletëlëshimin për vajzën time. Në atë çast erdhi një grua e cila po mbante në dorë fëmijën e saj djalë disa muajsh. Djali dukej aq i zbehtë dhe në dorë e kishte të vendosur gjilpërën intravenoze. Gruaja i kërkoi infermierës që ta lirojnë fëmiun e saj në shtëpi dhe ti jepnin fletëlëshimin, ndërkaq ajo e habitur i tha: Zonjë ti erdhe sot në mëngjes dhe fëmiu yt është ende në trajtim mjeksor. Përveq kësaj gjendja mund t’i përkeqësohet lehtë dhe duhet t’i japim infuzion përsëri, prandaj nuk mund ta lirojmë. Gruaja me ngulm prap kërkonte fletëlëshimin duke i thënë që ka një punë shumë të rëndësishme. Të them të drejtën pyesja veten: Vallë, ç’punë më të rëndësishme mund të ketë një nënë sesa shëndetin e fëmijës së saj? Sado që infermjerja mundohej ti shpjegonte që nuk është e lejuar për ta bërë një gjë të tillë, gruaja nuk bindej dhe i kërkonte infermierës që ti’a largonin gjilpërën fëmijës dhe që medeomos ajo duhej të shkoj madje edhe pa lejën e mjekëve. E dëgjova duke e përsëritur: Kam një punë shumë të rëndësishme dhe më duhet patjetër të shkoj. Në atë çast mbeta aq e habitur dhe në mendjen time mendoja: Çfarë nënë e çuditshme! Si mund ta rrezikoj shëndetin e djalit të saj për një kinse “punë të rëndësishme”. Shikoja fytyrën e zbehtë të vogëlushit dhe të them të drejtën fillova të ndjej njëfarë urrejtje për nënën e tij. Mbase ka aheng dasme, ndoshta i ka mbetur seriali në gjysmë, ndoshta i mungon shtëpia luksoze, ndoshta…ndoshta, kushedi se çfarë më sillej në kokë në ato momente. Sado që ndaloja vetën të mos ndërhyeja vendosa ti them: Zonjë unë qendrova me vajzën time më shumë se një javë dhe ende nuk mund të them se është shëruar plotësisht. Është mëkat ta rrezikosh shëndetin e fëmiut tënd kështu. Gruaja më vështroi drejt në sy, dhe në atë çast vërejta fytyrën e saj të s’kuqur. Seq e ndjeva një ngushtim në frymarrjen e saj kur ajo vendsi ta tregoi arsyen e vërtetë pse donte qe ta nxirrte fëmijën e saj nga spitali. Më në fund me nje mundim që ia gërryente shpirtin ajo tregoi: bashkëshorti im dhe djali im tjetër të cilët ndodhen të vetëm në shtëpi janë plotësisht të verbër. Përveq kësaj bashkëshorti im është edhe invalid dhe nuk është askush që të kujdeset për të dhe për birin tim. Teksa e dëgjoja tek i thoshte këto fjalë, mbeta e shtangur në vend. Këto fjalë sikur i trokisnin ndërgjegjës sime e cila pak më parë gjendej në llumin e paragjykimeve të errëta. Tani e mendoja këtë zonjë aq të fortë dhe aq inspiruese sikurse një heroinë të ndodhur mes dy zjarresh.