fbpx

‘Më lidhi duart, më zhveshi’, 15-vjeçarja rrëfen tmerrin që përjetoi nga burri i hallës (VIDEO)


Një 15-vjeçare ka denoncuar në emisionin “Stop” burrin e hallës i cili ka abuzuar mardhanieualisht me të në vitin 2015. E mitura tregon se ai punon taksist dhe quhet Resmi Turani.”Në Janar të vitit 2015, Resmi Turani më ka abuzuar mardhanieualisht. Jeton në fshaton Bilç, afër qytetit të Beratit. Unë Resmiun e kam burrin e hallës. Ai erdhi të shtëpia ime, i mori leje prindërve për të më marrë mua që të iknim në Rinas. Unë isha 14-15 vjeç. Ai do merrte një grua që do të vinte nga Italia se është taksixhi”, tregoi e mitura.Ata kishin mbërritur 1 orë para se të zbriste avioni i klientes. Burri i hallës kishte bërë xhiro e më pas kishte ndaluar makinën në një rrugicë.


“U fut në një rrugicë me çakull dhe fiku makinën. Erdhi mbrapa ku isha unë dhe filloi të më zhvishte e kafshonte. Atë ditë nuk më çoi te shtëpia ime, por më la në shtëpinë e tij. Fjeta me vajzën e tij dhe me hallën. Kur shkova ditën tjetër në shtëpi, i tregova prindërve. Mami po qante dhe ia tregoi gjyshit dhe xhaxhait. Do shkoja në polici, por nëna (gjyshja) nuk më la. Mami i tha historinë nuses së Resmiut, Fajresë. Ata erdhën të gjithë si familje në shtëpinë time në darkë dhe më pyetën nëse ishte e vërtetë. Resmiu më shikonte në sy dhe më bëri me shenjë “mos trego”. Dhe unë i thashë që nuk është e vërtetë, sepse kisha frikë nga kërcënimet që më bëri Resmiu”, tregoi 15-vjeçarja.Historia vazhdoi sepse në 27 korrik 2017, e mitura tregon se Resmiu shkoi në shtëpinë e saj ndërkohë që familjarët ishin larguar dhe abuzoi sërish me të.”La shtëpitë mbrapa dhe u fut në mes të pyllit. Fiku makinën dhe erdhi mbrapa ku isha ulur unë. Më lidhi duart, më zhveshi, më kafshonte dhe unë vetëm e gjuaja me pëllëmba, qaja dhe bërtisja”, tregoi 15-vjeçarja.Ajo e denoncoi Resmiun në Policinë e Beratit për marrëdhënie mardhanieuale kundër dëshirës së saj. Gjykata e la në burg për pak kohë Resmiun dhe sot ai endet sërish i lirë.”Ai doli nga burgu dhe më përndjek akoma. Dilja nga shkolla dhe më thoshte gjithmonë hajde, hip në makinë, pse nuk hipën. Biles ka ardhur një herë natën te shtëpia, i binte derës. Kam qenë në dhomë me një shoqe e mamin dhe kam marë Policinë e Beratit në telefon. Ai tha bëji fotografi makinës së Resmiut, kur të kalojë aty që të sjell patrullën. I thashë që ai s’mund të vijë me makinën e tij që të bjerë në sy dhe telefonin nuk e kam me kamera. Ju si shtet nëse më ndihmoni, i thashë, mirë do bëni. Tha nuk e sjell patrullën kot”, tregoi e mitura.”Stop” transmetoi sot pamjet si Resmi Turani e përndjek 15-vjeçaren dhe e çon te një noter për të hartuar një deklaratë që nuk është ngacmuar. Resmi Turani – Denoncimin e bëre ti?Vajza – Po!Resmi Turani – Ti i jep dum, po, jo …Vajza – Si?Resmi Turani – Ti po të ishte ashtu, te noterja i thoshe: Nuk dua më ta vazhdoj, e le me kaq ëëëë… Të kam respektuar dhe të respektoj prapë, në qoftë se do ta mbyllim edhe këtë, o nesër, o hyp prapë tani, është deri në 6 hapur.Resmi Turani – Moj, s’ke punë…Vajza – Duhet prindi. Ajo s’bën dot pa dijeninë e prindërve ose pa mjet identiteti, se ajo futet brenda.Resmi Turani – Ajo më tha mua…Vajza – Ajo më tha mua, po lere çfarë të ka thënë ty, se e thua ti nga mendja jote. Po ajo ashtu më tha mua.Resmi Turani – Të tha ajo, do ta shkruaj vetë? Të tha?Vajza – Po, por e tha ashtu për mos të rënë në sy, se më tha mua nuk bëhet ajo pa mjet, pa prindërit dhe pa kartë identiteti. Si të mos mjaftonin të gjithë këto, ai vijon ta joshë në makinë, duke i premtuar para e celular.Vajza – Ti duhet të më lesh mua të qetë!Resmi Turani – Unë të kam lënë ty të qetë. Ke dëgjuar ndonjëherë, të kem sharë unë ty? Më thuaj një! Më thuaj, të kam sharë apo jo? Që kur janë bërë këto debate, ke dëgjuar llafe nga mua?Vajza – Po mirë e mirë, po ti që the vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër?Resmi Turani – Po lëre ato, çfarë thashë unë! Ti nga mua ke dëgjuar fjalë të këqija deri më sot? Më thuaj një, po pate dëgjuar, më thuaj! Mirë tani, unë po të them kështu, ti… Ti s’më beson mua? Do vish tani? Hajde! Do vish thashë, moj? Ooo? Do vish? E me do vish?Vajza – Ik, ik…!Resmi Turani – Ëëë?Vajza – Ik, ik!Resmi Turani – Hajde … hajde hip!Vajza – Ik, ik!Resmi Turani – Nuk do? Po shiko eee? Dëgjon, moj?Vajza – Si? Ça the reee? Do bëhem unë pishman? Për çfarë?Resmi Turani – A do lekë? Kishte thënë Leta që ka telefonin e çupës. Telefonin e bardhë.Vajza – Po!Resmi Turani – Po pra! E kam në polici. Kur ta marr, ta jap ëëë tani unë çfarë të bëj?! Do gjë tjetër? Kështu çupë! Rezmiu të ka respektuar dhe do të respektojë. Dëgjon oo.., do të respektojë prapë. Do vish tani të ikim? Hajde! Apo s’do? Apo s’pranon më me mua? Hip moj! Unë po të them, hip mo! Kishe hall, se mos të shikojnë njerëzit moj? Ëëë? Ta dinë njerëzit, që…Vajza – Po ti e the në sy t’meje: vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër!Resmi Turani – Moj, ka gjë ajo? Jo, po pati gjë ajo, thuaj? Ka gjë? Vajza – Mbaje këtu! Do zbres, do iki në këmbë…Resmi Turani – Jo, jo! Vajza – Jo, jo! Këtu mbaje! Resmi Turani – Po hajde, moj cupë! Vajza – Mbaje, mbaje këtu!Video posht reklames
Burimi: TV Klan