fbpx

Me kercnon burri nga burgu ne telefon, heren e fundit kur e kam pa mi ka thyer krejt dhembet…


Me kercnon burri nga burgu ne telefon, heren e fundit kur e kam pa mi ka thyer krejt dhembet… – Ah sa e veshtir qenka kjo jete, me shkruajt historin time me duhet nje roman qe te shkruaj sa shume kam hjek nga familja ime nga familja e burrit, nga burri nga te gjith. Me mire them mos tisha qene e gjall tkisha nderru jete dikun ku sdo me kishte pa askush por tani qe e kam rolin e nanes duhet patjeter te jem e fort edhe pse shume pa drejtsia me ka sjell jeta. Kur isha e vogel mami nuk kishte shume femije vetem un dhe vllai por babi im atehere bente dallime vetem se une isha vajze, me shkelte, me poshteronte dhe ne ate kohe mami nuk ka pasur drejt te flas as nje fjal nga goja per me me mbrojtur. Kam qene aq e vogel por e mesova deshperimin shume heret dhe shume shpejt. Kur bejsha ndonje gje te mire ne shkoll, u mundohesha tia tregoj babit por atij nuk i interesonte kurse per vllaun shpirtin do e kish dhene por pas meje jo. Mua me thoshte ty tkemi aksidente vogel, me mire vetem nje djal te kishim pas. A ka ma keq se te thot babai yt se ke qene femije aksidenti? Gjith e kam ndje veten me ndryshe nga vllau. Ne moshen 17 vjet babai me martoj me nje burr me zorr edhe pse une kundershtova sepse e kisha enderr ta vazhdoj shkollen, e kisha enderr te behem stomatologe, i kisha te gjitha mundesit qe te behem sepse gjdo mesim qe e kam be e kam be me zemer dhe gjithmone e kam pas noten e mire ne klas. Kam qene nxense e shkelqyshme por aty endrra shume shpejt u shua pasi qe u martova. Burrin nuk e njofta aspak, ai ishte i semure psiqikisht me duket sepse ne naten e par me kapi per flokesh dhe me tha nese mundohesh te sundosh ne kete shtepi do te gjej shume me keq se sa me ti kap une ty flokt. Aty e pash qe ky njeri nuk eshte ne gjendje te mire psikologjike. E vazhdova martesen pasi qe nuk kisha ku te kthehem dhe aty filloj tmerri per mua. Burri dilke gjdo nate dhe pijke u kthejke ne shtepi, ndoshta isha ne gjum per te skishte problem me maltretuke gjithmone. I humba 15kg nga martesa dhe aty u lodha me, shkova te mjeku dhe i thash qe nuk po e ndjej veten mire gjithmone qaj dhe me tha pi keto antidepresant, ja fillova ti pij rregullisht per ta pire dhimbjen qe e kisha ne zemer. Nuk doja te jetoja mee.. E kuptova tani pas nje kohe qe isha mbet shtatzan dhe aq shume kam qajt sa qe nuk e di as vet si e kam kalu kete shtatzani sepse u lutsha gjdo dite qe te me abortoj Zoti femijn qe te mos ta merrja ne qaf edhe kete foshnje te vogel nga nje njeri psikopat. U mundova ta thrras nenen qe ti tregoj qe nuk jam e lumtur mirepo nga frika qe e kishte ndaj babit nuk guxonte as te me keshillonte vetem shuj shuj me thoshte… Nuk e di si e kam vazhdu jeten deri me tani.. Kur e linda vajzen, burri me tha eeee kurgjo skem ba, nje vajze e kem bo.. Edhe aty mu rikujtua sa keq eshte te besh dallime ndaj femijeve dhe i thash a din qka? Thuj qfar te duash per mua, per beben time nuk ki drejt te thoshte asgjeee, aty me maltretui aq fort sa qe krejt dhembet thyer mi ka. Mbeti goja e gjakosur, me shume dhimbje shkova ne polici e denoncova sepse nuk mund te jetoja me keshtu, i thash vetes ti do te shkosh papa ne dynjan tjeter nga duart e ketij njeriut te poshter, shpejtoje veten dhe ate e bera. Policia e denuan 4 vite per maltretime ndaj femijes dhe maltretime ndaj meje, i kisha te gjitha provat. Me telefonoi nga burgu tu me kercnu, me thoshte nese martohesh me dike tjeter kur dal nga burgu vaj halli per ty. Edhe pse ai eshte ne burg dhe nuk kam dhimbje me nga ky, jam lodh shume duke punuar edhe tu u mundu me mbajt veten dhe vajzen, as gji nuk kam pas pasi qe kam lind aq e dobet qe kam qene. Nuk e di si ta vazhdoj kete jete keshtu, e di qe skam rrugedalje tjeter nga ky njeriu, vetem ta dorezoj vajzen ne jetimore dhe te iki diku ose nuk e di nuk e di… Tlutem me ndihmoni dhe me tregoni se po te ishit ne vendin tim qfar kishit be, nuk e di si te vazhdoj jeten ai per 4 vite do te dal nga burgu dhe nuk kam jete te gjat kur te del ai sepse jam e sigurt qe do te me lendus apo te me lendoj shume sa qe nuk kam as fuqi me te kapi telefonin qe ta telefonoi prap policin… Qfar thua ju? Po te ishit ne vendim tim, si kishit reagua?