fbpx

Me deshi siq jam e thyer ne qindra pjes , Por un nuk e dua me dhimbset burri sepse…!


Me deshi siq jam e thyer ne qindra pjes , Por un nuk e dua me dhimbset burri sepse – Per hir te vertetes nese doni postojeni kete,nese ju duket e tepert mos e postoni fare se edhe ashtu nuk ka shume rendesi qka mendojne tjeret,me rendesi eshte qka mendon burri im dhe femijet e mi per mua.Ish i dashuri im nuk ka nevoje per letrat e mia,sepse i ka te vetat,ne kohen kur jam njoftu une me te ai ka qene me letra dhe per dashurine tone ai vendosi me ndejte ne Kosove derisa te bahemi me u nis bashke prej andej,dmth derisa te me bahen mua letrat.Ne nderkohe atij ju ka deshte me u largu per nje kohe te shkurte prej meje dhe kur u kthy prap nje shok i ngushte i tij i ka fol keq per mua,dhe ai ka vendos me i besu shokut pa i marre parasysh fjalet e mia dhe te familjes se tij qe ai shoku genjente,per kete shkas me la dhe nuk mendoi per mua sa me lendoi.6 vite te plota e prita,dhe nuk i dhash askujt rast me fol me mua,e burri im i tashem ka qene mik i femijerise,fqinj me te cilin jemi rrite bashke prej kohes kur e njof veten dhe ai e ka dijte historine time,familja e tij kan jetu perballe familjes time deri ne kohen kur jan largu nga Kosova me jetu jashte.Une asnjehere se kam mendu me shume se mik femijerie,por ky me paska deshte gjithmone ne heshtje,dhe pas 6 viteve qe jam nda une me ex te dashurin ky me propozoi martesen.Kam qajte ne krahet e tij 24h,ja kam tregu te gjitha pike e presje,nuk i kam fsheh asgje edhe ai me ka thene qe me don siq jam dhe nese une do te arrij me deshte vetem nje pjese sa me don ai mua,atij ka me i mjaftu me qene i lumtur.Me ka bind dhe i kam than po,kurr si bij pishman.Nuk e ka dashurine time te flakte,por i ka te gjitha qe mundet me i dhan nje grua e mire nje burri.Me deshti siq jam,e thyer ne qindra pjese por dashuria ndaj femijeve te mij e mbush zbrastine e krejt ndjenjave te mia.Askush se mashtroi askend ketu,ai e ka dijte se kend dhe qka po merr.Une jam pajtu me ja fal jeten ketij njeriu te drejte dhe te mire,e ai nuk dyshon kurr qe une nuk kam dashuri per te sepse i ndjej te gjitha gjerat tjera qe e bejne me funksionu martesen,jam falenderuese ndaj tij,mirenjohese,sot me ardh puna jeten time e kisha dhene per burrin dhe femijet e mij.Qellimet e ex te dashurit une si dij,as nuk me interesojne me i dijte kurre sepse fatmirsisht kam aq respekt per burrin tim sa mos me leju nje mashkull te huaj me fol me mua per ndjenjat e tij ndaj meje,motra e tij me tha qe me don siq me ka deshte diten e pare,por per mua kjo eshte e pavlefshme sepse edhe po te mos e kisha burrin e familjen per te cilat i falenderohem zotit per qdo nate,nuk ka kthim mbrapa ne te kaluaren per mua sepse ndjenja qe e kam pas per ate djale me nuk e kam,me duket sikur vuajtja 6 vj per te e ka lendue edhe dashurine qe e kam pas ndaj tij.Kjo jam une pra,nje grua dhe nene perfekte per familjen time,e ju mendoni qfare te doni,shyqyr qe jetojm ne nje bote ku secili ka te drejt me shpreh mendimin e lire.Zot m’ruaj mua,burrin dhe femijet e mij,ruaj te gjith njerzit e mire dhe na drejto ne rrugen tende.Faleminderit. Me deshi siq jam e thyer ne qindra pjes , Por un nuk e dua me dhimbset burri sepse