fbpx
asnjenin djal

Me asnjenin djal s’du me jetu kur te plakem, jo se nuk i du por s’du t’ju bahem peshe, du qe ata te…


Me asnjenin djal s’du me jetu kur te plakem, jo se nuk i du por s’du t’ju bahem peshe, du qe ata te… – Pershendetje! Kam degju te flasim per moshat si moshë e vogel, e madhe, e re ,e vjeter, fluturuese, e pjekun etj. Une do te flas per moshen time! Çdo moshe ka hallet e veta, tyndimet, shqetesimet… Kur jena te rinj mendojme se s’do te plakena kurre e sigurisht qe s’ja dijme pleqnise, lodhjes, dhimbjeve te kocave, muskujve lodhjes pa ba asgja apo merzitjes qe ditet bahen njisoj, ditët po ashtu e koha s’kalon pa ba asgja duket prit fundin me shpresen qe vjen me drite! Po pra i riu se kupton te moshumin sepse s’ka ken kurre i moshuar! Ufffa sa konfuze jam sonte! Due te zgjidhi hallet e moshave e akoma s’kam zgjidhe hallet e mia! Tani jam ne moshen e dyte por shume mendoj moshen teme te trete!Kur te plakem!Si do te me vije pleqnia? Mund te thoni:Mos mendò,mos humb kohe duke mendu ça te bahet do te bahet por jeto moshen tende,te tashmen! Duke ken person i forte,me energji kam frike nga plakja! Jo nga floket e bardha, rrudhat e fytyres, duarve, qafes…se te gjithe gjyshat e gjyshet jane shume te bukura e te dashura. Kam frike Se do te bahem nevojtare per nevojat e mia personale! E kjo me mundon! Gjithe jeten kam dhane per te gjithe dashuni,energji e kohe! Mund te thoni: shume mire, kur te kesh nevoje ata njerez te afert apo te larget do te gjinden ty! Kjo si dihet se ne pleqni e ne ligsinê i merzitesh gjithkujt! Atehere si dihet si vjen pleqnia!Mendja e krese eshte gje e madhe! Une kam dy femije e kur i puthi bash zemra me lëvizë aq shume ndij dashni per ta! Ata me dojne shume, shume. Me thojne kur te plakesh do te vish me jetu me mu si njeni, si tjetri por une me asnjenin s’du me jetu kur te plakem! Jo se nuk i du por s’du t’ju bahem peshe! Du qe ata te jene te lire e te lumtur me familjet e tyre. Duhet te jena te ndergjeshem e te pergjeshem se me prind ne shtepi nuk eshte jeta njisoj si vetem me gruan tende e femijet! Lene masandej kur fillojne problemet e pleqnise! Keshtu qe une i mora ne vedi te dy djemte e mi (njeri eshte 25 vjeç e tjetri 15) dhe ju thashe se kur te plakem dua te jetoj ne vedi por afer jush me shtepi! Folem e folem per nji kohe te gjate e me ne fund bëme nji akord per kur te plakem! Une ndoshta Kam per ta harruar kur te plakem por femite e mi s’duhet te harrojne çfare i premtojne prindit! Nji nga kerkesat e mia per kur te jem plake nese do te plakem eshte me m’puth kryet e në ballë sa herë te vijne me me pâ edhe nëse s’kam me kuptu ma asgja! Ndoshta edhe s’kam me i njofte kush janë prej Alzaimerit e sklerozes por une kam me e ndi dashnine e tyne! Femite kan me m’puthe ne kry e ne balle sikur i puthi une sot! Ndoshta une s’kam me ditë asgja! Por femite e mi kan me dit me m’dashte plake, edhe pa kujtese! Shpesh une e mendoj moshen e trete nëse do te jem! Do te jem nane e dashtun nga femite e vet!