fbpx
Mbas atyre muajve

Mbas atyre muajve u largove me pretekstin e familjes, por ike ne krahet e tjetres e Une cdo here kam mendu qe…


Mbas atyre muajve u largove me pretekstin e familjes, por ike ne krahet e tjetres e Une cdo here kam mendu qe… – Dikur para shume viteve u njohem ne dy. Ti nje djale i urte e une nje vajze e ndrojtur nga jeta, e rritur jetime dhe qe pike synimi im ishte vetem qe te kryeja shkollimin. Enderroja kohe mbas kohe edhe per dashurine si cdo vazje. Erdhi koha kur te njoha diku ne mes shoqerise dhe aty filloj miqesia jone. Kohe mbas kohe shoqeroheshim si dy shok te thjesht po qe ne mua cdo dite po rritej nje ndjenje e pa provuar me pare. Dita dites se pranoja as vet se cfare po ndodhte, filluam te afroheshim me shume por qe te sigurt nuk ishim asnjeri nga ne sepse rrethanat ishin te tilla. Vazhduam disa muaj po qe o Zot sdija se c’po ndodhte se si do perfundonim se nuk e dinim se as c’lidhje ta quanim, ama shume e sinqert ishte lidhja jone per aq sa qe Une jo per lavderata po jam nga ato vajzat qe kane principe ne jete dhe perveq perqafimeve nuk lejoja asgje me shume. Mbas atyre muajve u largove me pretekstin e familjes. Ike dhe ike ne krahet e tjetres e une cdo here kam mendu qe je detyruar dhe te kam pare si tip qe nuk mundet me qene egoist. Aty filloj cdo gje, fillova te ndjehesha keq ne cdo aspekt, nuk e kuptoja veten, ishe i pari per mu dhe i vetmi. Koha ecte, rash ne kontakt me ty e te kerkoja veq qe te takoja edhe nje here per te me spjeguar te pakten, nuk pranonte po qe me fol fliste cdo here kur i shkruaja. U fejua me te, e pash ne foto. Po mbas pak kohe ndegjova qe ishe ndare dhe ishe ti ai qe me tregove dhe me besoni se nuk e di pse se as s’te pyesja nga ndrojta se cfare do ndodhte me ne, thjesht u shokova! Ne mu u ringjall dashuria edhe me shume per ty, po edhe krenaria ne njeren ane nuk me linte te vendosja se cfare te beja. Po edhe ti u shtange me flisje po asgje me shume e une fillova te mos ndjehesha mire me shendet, mjekt me thane qe nga stresi e une prape luftoja per te duke e lene qe te qetsohej e une me mendimin qe ka kohe tani per ne dy. Nuk e di se si jam genjy ashtu ndoshta nga qe e doja pa fund, qe trupi mu dridhte veq kur e mendoja. Lot dhe vetem lot per te. Ai me thoshte qe nuk mundemi me qene se bashku po une prape shpresoja se edhe ai me linte zhag cdo here kur kontaktonim. Nuk me tregonte se pse. Prape kohe, muaj e vite une duke e pritur me besoni ne Zot e qe kurre nuk ia tradhetova dashurine e tij. Kur nje nate rastesisht ndegjova qe po fejohej prape. Sa veshtire kur nje plage goditet dy here ne te njejtin vend! Faleminderit.