fbpx
t'smur psiqikisht

Mamin e kom t’smur psiqikisht, edhe qat rrog qe e merr Babi ja merr paret dhe pin i harxhon krejt!


Mamin e kom t’smur psiqikisht, edhe qat rrog qe e merr Babi ja merr paret dhe pin i harxhon krejt! – Pershendetje faqe jeni shum e qelluar pasi mund te shprehemi lirshem ketu, ju lutem anonim pasi jom nga fb i shoqes. Un qe po shkruaj jom nje vajz 27 vjeqare jom e lindur dhe rritur ktu ne kosov, por nkushte t veshtira, krejt qka desha me thon se mka hy shum stresi nkry, shum merzitem, babin e kom papun nonstop sillet naper shtepi, mamin e kom tsmur psiqikisht, edhe qat rrog qe e merr mami si ndihm sociale, babi e merr dhe pin i harxhon krejt, a vet nuk ka punu kurr edhe spunon, un jom lodh mo shum jom lodh nga jeta, vetem kur tflej qetsona pak, kur zgjohna mengjes mejher mhy stresi, smuj mi pa qashtu mshkojn nerva po smuna edhe un, thom me vete kur dot perfundoj kjo gjendje por njejt, po shyqir kajher po dal po kshyri naj pun kur po gjej po punoj saper shpenzimet e shtepis, se edhe shkollen skom mujt me vazhdu shkaku kushteve, me djeg zemra gjithmon, pasi familja nuk ma mundesuan, qysh e vogel kom vujt shum, as shkollen e mesme skum mujt me vazhdu, jom e fejuar gati 1 vit, por met fejuarin ma shum nuk shihemi, pasi jetojm shum larg, ai punon, vetem shkruajm rrall najher, nuk e di por mua me duket se nuk esht shum i interesuar per mua, merzitem shum, edhe shpesh i them eja me mer, thot ka koh, dua t’shpetoj nga kjo gjendje dhe me shpres se te burri do ta kem jeten mat mir, pa stres inshallah, por nuk e di edhe ai a me don me shpirt, npergjithsi behem shum vesvese vetem rri e mendoj pse i fejuari nuk interesohet shum per mu, ndodh ka 2 muaj nuk shihemi asnjeher nuk thot meka mar malli, ose te folim me kamer, asnjeher, ende skemi caktu as daten e marteses, me mundon familja qe jetoj kushte tveshtira nervozona bona vesvese shpirti me dhem, kom frigen se do qmendem, deri kur, dot vazhdoj kjo, gjendje e imja qe tshpetoj,kur jom kon ma e re kom qen shum e bukur dhe gjith kur dalsha me ngacmonin, pasi isha shum e bukur dhe terheqse, tash mo erdha nmosh pjekuris pi kuptoj krejt senet edhe jom shum xheloze, mprishi nervoza stresi, mshkatrroj, kom met 45kg njeri pi s’keqi, a qysh jom kon ma e re qysh jom bo tash, krejt ndryshe pi stresit, mdoket edhe hjeshia mka hup qaq shum qe jom dobsu e jom prish jom shkatrru, qka me bo. Ju lutna naj kshill qa me bo sdi a kom mujt me spegu mir po as vet sjom mir jom shum keq srz, edhe pse kom shum sene me tregu po veq pika tshkurtra, ju pershendes anonimja kalofshi mir.