fbpx
Ky ka qenë i ndare

Ky ka qenë i ndare kur jemi njoftu, por se kam dit qe osht Baba i 3 femijeve, familja jem e di qe nuk e pranojn!


Ky ka qenë i ndare kur jemi njoftu, por se kam dit qe osht Baba i 3 femijeve, familja jem e di qe nuk e pranojn! – Pershendetje te gjithve falenderoj qe me dhat mundesin me u shpreh me nda me ju hallin tim. Nejse po hy ne teme direkt, jam nje vajze 24 vjecare vi nga nje qytet i kosoves, qe 1 vit jam njoftu me nje djal 10 vite me i madh se un, eshte nga nje qytet tjeter i ks kemi fillu me bisedu dite e nate ,na ka shku mire muhabeti gjithqka ishte ne rregull tani kemi dal kemi pi kafe jemi pelqy kemi vazhdu me bisedu hala edhe jemi taku prap keshtu edhe filloj lidhja jone, qe 1 vit bashk,. jemi ne lidhje,jemi dashuruar,por ajo qe me shqetsone eshte se, ai i ka tre femije,femija jetojne me nënën e tyre jasht kosoves. ky ka qenë i ndare kur jemi njoftu,qe 5vite, ne fillim se kam dit se i ka tre femije, me vone me ka treguar, edhe me eshte arsyetuar se ka pas frik mem humb nese e kuptoj se i ka tre femije. Edhe me te thon drejten se kam prit shume mire, arsyeja eshte se kam frik se si do te reagoje familja ime,ende skemi bo naj hap ma te madh,vetem familja e ktij djalit e din per mua,iu ka tregu une kam bisedu me motra me nënën e tij. Dmth e di se me don eh eshte serioz, por me shqetson fakti se ka femije, sepse une jam nje vajz beqare asnjeher skam qene as e fejuar, edhe arsyeja po dihet, mentaliteti jone si eshte, ,prandaj spo di qka me vendos, perveq kesaj mshqetson edhe xhelozia e tij eshte ekstrem xheloz, e tepron ndonjehere me ofendon me fjal te renda tani pendohet edhe ksaj po ju friksohna,shume bile se sdu me vone me u bo pishmon qe kam rreziku gjithqka per to,se te sigurt edi se familja ime nuk pranojn,shkaku statusit tij,qe ka 3 femije, me brengos fakti qe kur nervozohet eshte shume i keq me mua jo qe me maltretu ose diqka po bon presion kercnime palidhje. Ju kisha lut per opinionet e juja qka kishi bo ju ne vend temin jam shume ne dilem spo di a me vazhdu a me nderpre shkaku i ktyre arsyeve po me mundojn shume, edhe pse e dua e kam shume te veshtir ta mendoj jeten pa to, kisha dasht me pas nje zgjidhje te mirefillt nga ana familjes tem qe me dal dy familjart tknaqur ama nuk e besoj se ka naj zgjidhje mka shku mendja gjithqka, najher edhe thojsha me ik po se di kam nejt deri sot qysh duhet e ne fund me ik nuk mu duk e drejt me ja bo familjes kete sen,se edhe unn si qdo femer enderroj, me u martu me dasem, e qysh e ka hije por sdu edhe familjen me demtu, se ata me kane rrit si osht mas miri, met vertet jam ne nje situat te keqe shpirtrore, emocionale jam sikur ne udhekryq ky me don po najher gjestet e tij me bojn me dyshu ne to se a ja vlen me kon me to a jo, se edhe normal e kam moshen me vendos me dikend, kam shume oferta po nuk po mundem me tentu diqka te re, kam provu me harru mu largu shkaku ksaj pengese qe kem mes vete, por skam mujt, deri sot asnjehere se kisha mendu se jeta me bjen ne nje situat te tille,por shume e vertet qenka bash kur sta merr mendja se munden me t ndodh do gjera te ndodhin , edhe pse dashuria nuk njef status,fe,rac,moshe kete gje e dim te gjithe se ne dashuri nuk mundemi me zgjedh kend ta duajm, as pse e duam nuk ka pse per gjerat qe na ndodhin ne jete, kerkoj nga ju sidomos nese ndonje femer ka qene ne pozit temen, mem tregu se qka ka vepru ne kete rast, ku prap po vepron e po fiton mentaliteti yne, se e di sikur te isha ndonje vend te huaj,sdo te ishte penges aspak ky sen hiq se a ka femije, apo ka qen i martuar etj.