fbpx
Vajzat do të martohen

E di se Vajzat do të martohen e do të mbes vetem, por familja e tij nuk pret qe ky te marre nje grua Vejushk!


E di se Vajzat do të martohen e do të mbes vetem, por familja e tij nuk pret qe ky te marre nje grua Vejushk! – Përshëndetje dua ta ndaj një histori. Dua të shkruaj historin time po sdi as si tja filloj. Jam një nanë 42 vjeçare, nanë e dy vajzave, jetoj jashtë Kosovës burri më ka vdek qe 4 vite. Unë qe një kohë lexoj histori te ndryshme disa të hidhura disa të tmershme sidomos tradhtijat më tmerrojn shumë. Po hy në tem mos ta zgjati shumë, duke lexuar historia rastësishtë u njoha me një djal këtu ai ishte 36 vjeçarë dhe si shoqëri filluam të shkruajm ai mi tregojke hallet e veta un të mijat dhe kështu ne u lidhëm shumë me njëri tjetrin që tërë ditën shkruanim. Ai ishte tri here i lënduar në dashuri ,unë isha një femër që isha martuar e re dhe që isha vetëm një grua që ska ditë gjë tjetër vetëm të jem një grua e mirë dhe një nanë e mirë dhe se tash burri ka ndrru jetë dhe që duhet te jem një nanë me faqe të bardh kam dy vajza dhe që te dyja janë ne moshë te rritur dhe mund të them në moshë të martesës. Dhe ky djali është dashuru në mua kjo është që dua të tregoj por unë sdi qtë bëj më vjen shumë keq ta lëndoj ia kam treguar të gjitha që më takojn i kam thënë se ti je shumë më i ri se unë dhe se unë nuk mendoj martesë ti ke jetën përpara mundesh me gjetë fatin tënd me kriju familje ske asgjë nga unë, jam një nanë një grua e vejë dhe smë ka hije asgjë me hy në këto rrugë. Ai më thotë i di të gjitha thjeshtë të dua je një person që më pështatesh dhe dua të jem me ty, skam kurnifarë interesi nga ti pse je në diasporë nuk dua që unë te vijë atje po dua që ti të vjen tek unë,i kam thënë a e din ti që e merr krejt botën kundër ksaj lidhje dhe se familja jote pret nga ti më shumë që të krijosh familje e jo të marrësh një grua vejushk ,i dinë të gjitha po më thot unë ty të dua dhe smë intereson asgjë .Mua sma merr mendja të i hy kësaj pune skam kokë të luftoj për këtë thjeshtë nuk dua të hy në një familje që e di që kurrë nuk do të jem e mirë se ardhur, e di se vajzat do të martohen e do të mbes vetun ama nuk jam për këtë lidhje, por është shumë një djalë i mirë e sdi si ta lëndoj skam shpirtë ta lëndoj edhe një here më dhimbset shumë. Jam në një pozit shumë të keqe nuk di qtë bëj nuk dua ta lëndoj këtë djalë, nga ju komentues dua vetëm mendime se qtë bëj thjeshtë, un vet kam një jetë të qetë jetoj me vajzat punoj kqyri drejtimin tim deri sod skam pas asnjë lidhje nuk i kam lejuar vetës që dikush të ma zgjatë gishtin për të keq nuk kam lejuar që të thotë dikush kjo e vejë po ladron apo ka bërë diqka të keqe edhe vajzat shyqyr kam në rrugë te Zotit ,por kjo me këtë djalë po më pengon shumë më duket vetja shumë e ultë që flas me të dhe sdi qtë bëj skam shpirtë ta lëndoj as sjam ajo që e pranoj ,e di se nëse filloj lidhje me të e di që filloj një lidhje pa fund pa e ditë se qfarë përfundimi ka dhe që nuk mund të mendojë kurnifarë ardhmërie. Sdi sdi qtë bëj me këtë djalë ,e lus te Madhin Zotë të i ndihmoj atij dhe mua kurrë se kisha mendu se me vjen dita të jem në këtë pozitë që mos të di se qka të bëj, por shpresoj se do te marrë mendime nga ju komentues e mendimet e juaja të më ndihmojn që të marrë një vendim apo zgjedhje, ndoshta më thuani shumë thjesht mundesh vetë te vendosësh largoje mos fol edhe kryhet, por besoni se më dhimbset shumë skam shpirtë ta lëndoj, ishalla me kuptoni e me ndihmoni ,ju dëshiroj të gjitha të mirat.