fbpx

Ky është Shkaku Përse Nënat Janë Gjithmonë të Lodhura… (Nuk është Mungesa e Gjumit!)


Çfarë po mendon, zemër?”, – më pyeti bashkëshorti.

U ndala për vetëm një minutë, duke peshuar domosdoshmërinë e përgjigjjes së plotë të pyetjes së tij, përkundër ofrimit të përgjigjes time tipike që do të ndalte bisedën dhe do të mbante gjithçka nën kontroll.

Jo ndonjë gjë me rëndësi“, – i thashë.

E vërteta është se ajo ishte një gënjeshtër.

Pastaj shtova, “Po mendoja se si po ia kalojnë fëmijët tek gjyshërit.

Kjo ishte një gjysëm gënjeshtër.

E vërteta është, sikurse shumica e nënave të kësaj bote, truri im është gjithmonë duke u rrotulluar, duke menduar. Gjithmonë. Unë nuk mund t’ju them se çfarë mendova në momentin kur ai hyri në dhomë, por pesë minuta para se të pyeste?

Ai brejtës i vazhdueshëm në kokën time po lëvizte aq shpejt.

Çfarë po mendoja?

Asgjë. Çdo gjë. Të gjitha gjërat që gjenden në mes të gjithçkaje dhe asgjëje…

Më duhet të gjej një kuti të re para se të largohemi nga shtëpia të hënën. A e paguajta kujdestaren e vajzës javën e kaluar? Vajza ime nuk po ha perime të mjaftueshme. Më ka kaluar afati i dorëzimit të punës që kam marrë përsipër, përsëri.

A mos jam duke përjetuar ankth? Më duhet të bëj një kotroll tek mjeku … që më kujton tjetër gjë, a ka djali im nevojë për ndonjë vaksinë? Unë duhet të thërras pediatrin gjithsesi, duhet ta di. Djali im i vogël im ka nevojë për rroba të reja për shkollë. Ai është rritur kaq shumë.

Duhet të kërkoj në internet për receta se si ta bëj fëmijën t’i pëlqejë perimet. Të shtoj edhe ca të tjera në listën ushqimore. Të nxjerr rrobat nga lavatriçja… Tu marr erë një herë a janë larë mirë. Mund të kenë nevojë të rilahen…

Sa më mungon djali im i vogël. Nuk mund të pres deri sa ta marrim nga gjyshërit. Shpresoj të jetë duke kaluar mirë sot.

Në fakt përgjigja që i dhashë bashkëshortit tim ishte vetëm maja e ajsbergut. Sepse nuk mund t’ia them të gjitha këto gjëra, jo jo nuk mundem. Ai është shoku im më i mirë. Unë nuk i thashë atij sepse…

Ky është truri im prej nëne. Gjatë gjithë kohës. Dhe me sa duket ka edhe një emër për të: ngarkesë mendore.

Kjo është arsyeja pse secila prej nesh ndihet kaq e lodhur, pavarësisht se “e gjitha ajo që ne bëjmë” është thjesht të qëndrojmë në shtëpi. Po për ato nëna që e baraspeshojnë punën me shtëpinë? O Zot, këto mendime po më mundojnë.

Ju e dini që kjo ndodh. Ju shikoni një shoqen tuaj që është nënë, e pyesni se si ajo është, dhe ajo përgjigjet, “e lodhur”. Nuk është gjithmonë nga privimi i gjumit. Ndonjëherë është, por ka diçka tjetër. Diçka më e thellë.

Burri im vjen nga puna çdo ditë dhe dua ta lehtësoj ngarkesën e tij. Kështu që unë e pyes se si i shkoi dita sepse më intereson. Dhe sepse e dua atë. Dhe gjithmonë në pjesën e prapme të mendjes sime, ai brejtësi po tjerr.

Nëna, e keni parasysh, apo jo?

Sepse në qoftë se harrojmë të nxjerrim rrobat nga lavatriçja, kush do e bëjë? Dhe nëse nuk shqetësohemi për perimet që nuk i ha fëmija, kush do ta bëjë. Dhe takimet me mjekun, recetat, listat e gjërave që duhen për pushimet …

Të gjitha janë në listën e padukshme që gjendet brenda trurit tonë.

Kjo është ngarkesa mendore që të gjitha ne nënat mbajmë.

Dhe unë nuk them se është gjë e keqe apo se ne duhet të bëjmë diçka për ta rregulluar këtë. Unë nuk e di edhe nëse mundemi, në fakt. Por ndonjëherë është e mjaftueshme thjesht ta pranosh këtë, kjo gjë ekziston.

Kjo është një gjë e mirë. Ka një arsye që ne dukemi të lodhura edhe kur ndihemi sikur asgjë nuk po bëhet në rregull. Sepse gjithçka që nuk është bërë dhe gjithçka që duhet të bëhet është duke u bluajtur në kokat tona, vazhdimisht.

Nëna, ju jeni të pabesueshme, një mrekulli. Ju jeni si një makineri e vërtetë. Ju jeni si një ngjitës shumë i shtrenjtë, që mban sende të rënda të gjitha së bashku ndërsa qëndron plotësisht i padukshëm dhe askush nuk e kupton se si ndodh një gjë e tillë.

Por ndoshta nuk duhet të jemi ashtu. Ndoshta ka diçka që mund të bëjmë.

Si thoni skur herën tjetër kur një bashkëshort, mik ose anëtar i familjes pyet: “Çfarë po bluan në mendje?”, tregojuani atyre. Ndajeni me ta ngarkesën mendore, ngarkesën emocionale. Edhe nëse vetëm për një minutë.

Barra mund të jetë e padukshme për të tjerët, por në të vërtetë është shumë e rëndë. Le të hapemi me të tjerët dhe të jemi të sinqerta, të flasim me njëri-tjetrin.

Le ta shpërndajmë ngarkesën mendore!