fbpx
Ti ec me Burrin

Kur Serbet na rrethuan me thane “Ti ec me Burrin, ama qiken duhet me ta marr”, lujta psiqikisht, kundershtova, i luta por…


Kur Serbet na rrethuan me thane “Ti ec me Burrin, ama qiken duhet me ta marr”, lujta psiqikisht, kundershtova, i luta por… – Per ju qe po e lexoni, historia ime ka ndodh shume moti po dhimbja jem ende vazhdon. Une po shkruj me lot ne sy, me pendim te madh edhe nje ndergjegje te lendume. Deshpirimi ish nje ndjenje e tmerrushme dhe po te detyrojke pjesen e zemres me kput dhe me jap. Historia ime ka ndodh ne vitin 1998 kur Kosova ka pas luft me Serbin. Isha e re, nuk e kisha kerkon ngat vetit. Familja ime dulen ne Gjermani ne 1993, vetem une dhe burri ishem me dy djemt dhe vajzen. Djemt ishin te mdhaj dhe vendosen mu nda me shku ne Maqedoni me vjehrrin kurse une, burri dhe vajza e kishim rrugetimin per Shqiperi. Gjat rruges kemi ec, me shume tut, me shume deshprim. Tu kajt, komt tgjakosta per shkak te kepucev te qkyra. Skishim zgjidhje tjeter perveq se te strehohem dita e dites ku kishem mundesi. Pa para, pa buk, pa uje. Nje histori e trishte. Une kurr nuk e kam paramendu veten qe kam me mujt me tregu ngjarjen tem najkun po nese muj mu shpreh lirshem eshte vetem ketu si anonime, qe ta din njerzia qe hekat nuk bon mi paragjyku sipas njerit po sipas ngjarjes. Me kilometra me burrin e vajzen ecshim, deri sa na gjeten serbet dhe na ndan mu e burrin. Burrin e liruan po mu e vajzen jo. Mendja ime e par ish qe tani kan mem maltretimu edhe une kurr mo nuk ka me mujt me jetu tu e shiku vajzen tem ne fytyre. Ajo i kish veten 10 vjet ne luft. Jo e madhe me vjet po e madhe me men, kuptojke gjithqka vajza pasi e kisha une nje lidhje shume te fort me to. I folsha shume vajzes per gjithqka, nuk dojsha qe ajo me u mashtru kudo qoft. Vajza ja nisi mu frikesu tha mami qka kan me na bo veq i thash lutu qika jem se skem qka bojna tasht. Na kishin rrethu, permi 5/6 vet secili me kallash ne dore. U ndjeva e dobt. Edhe shpresat te zoti i pata humb, i thojsha o zot pshtom prej ksaj tmerri po zoti nuk me ndegjojke. Serbet mpajshin qe po tutna jasht normales edhe me than “zoj ti bashkohu me burrin ama qiken duhet me ta marr”. Lujta psiqikisht, kundershtova, i luta, i thash bonem mu qka dush qiken mos ma prekni. A ka dashuri ma te madhe se sa per evladin qe je ne gjendje ta sakrifikosh veten per mos me lendu kerkush ata. Ma ngulen kallashin ne fyt edhe tha ik prej ktu. Burri me ngrehke tha gru ec sa stkan lendu ty, une tha merrna me ket pune masanej. Aty u kon hera e fundit qe e kam pa vajzen tem ne vitin 1998. Pas nje viti, une sisha vet vetja. Humba pesh prej merzis, pajsha halucinacione, rash ne depresion se krejt kohen e kisha mendjen tek vajza. A ka hanger a ka pi kush ma ka marr bijen. Pas nje viti, vjen nje shok i burrit dhe tregon se femijet qe i kan marr i kan lan me nje fshat afer Klines dhe hajde me kqyr nese eshte qika aty. Une skisha shpresa hiq qe kam me gjet, thash jan bo nje vit gati, ajo nuk mund tjetoj 1 vit pa kujdesjen tem. Kur shkum ish nje shtepi po thujse e pa banushme, era gas vike prej femijeve tu e lshu plinin edhe tu mos dit qysh. Ne mesin e tynev e shoh nje qike prej slarti kryt te posht tu lujt me gur. Kur e ka qu kryt e kom pa qe vajza jem eshte. Nuk kam dit kurgjo veq mu ka dok vetja sikur kom fluturu permi ata femijet e tjer me kap perqafe. Vajza ja nisi me kajt thojke mamiiii pse mke lan. O qika jem i thash mami kurr stlen ty. E mora me veti dhe u nisem te shpija. Pas nje kohe qika ish ne depresion shume te madhe per shkak traumes tluftes dhe na erdh mundesia me mjeku jasht ne Gjermani tek familja jem. Psikologu ne Mannheim shume i ka folur, i ka tregu qe seshte e vetme dhe tasht nuk ka ma kush e lendon. Kan kalu tani shume vite dhe vajza eshte shendosh e mire, eshte e fejume po dhimta mu ne zemer kurr nuk mu ka hek. U desht edhe une me shku mu mjeku po nuk dojsha ndihme per sherim, veq evladi jem thash msheron. Tasht e kam marr veten edhe qiken ne qaf, nuk po muj me lan qiken me jetu shlir. Eshte e madhe tasht don me dal me tfejumin e me shoqe po shpirtin e kom tpa rehatshem. I boj presion, mos dil, mos shko. Sa here del une e perjetoj ankthin e njejt sikur ne 98 kur se kom pa nje vjet. Ni kafe qka te pin mu me doket se 100 vjet. Smuj me jetu ne kete gjendje dhe nuk du qe vajza me heq dore prej meje prej presionit te madh. Te hoxha mkan than me shku po une e di qe sjom per hoxh, nuk po di qysh me ja bo qe ajo me perparu ne jete pa e pas traumen time tu e ngacmu pas vetes. Shume e lendume jom, ndjehem fajtore se mos tish kan burri te veshi tu ma bo hajde ma gru kurr se kisha lan me ata kopilat. Nuk e di se qka duhet me bo me sheru plagen tem kur plaga jem u sheru me prezencen e saj. Nese ka dikush naj zgjidhje me traumat luftes mi tejkalu te lutem me kshilla me kish ndihmu. Edhe pse une e shkruaj ket anonim, do ti lexoj krejt nje pas nje. Kam pas mbeshtetje te familja po kur nuk tnjeh dikush ta thot fjalen hallall nersy e familja mundohet mu kujdes per ndjenjat qe te mos lendohem. Te lutem nese mundeni mem kuptu dhe mem ndihmu, kisha qene mirenjohese.