fbpx

Kur me perzuri nga shtepia isha shtatzane, as nje familjar i burrit nuk me ndihmoj edhe pse e kisha barkun te hunda…


Kur me perzuri nga shtepia isha shtatzane, as nje familjar i burrit nuk me ndihmoj edhe pse e kisha barkun te hunda… -Po kam deshir me nda me juve nje histori, nje dhimbje qe me ka ndodh. Jam rrit ne gurbet dhe jam martu me nje shtet tjeter. Ktu kum jetu me nje banes vet me burrin. Prindit e tina na kan than prej fillimit qe ata dojn me jetu me djalin e madh dhe per qata na jemi feju dhe kemi dal banes ton. Ni vjet kena punu veq per darsum. Dy vjet i kena pas teper tmira, me plot dashuri kum mendu o Zot po qfar nafake pasna pas une me kit djal. Teper e lumtur jam kan. Gjdo send e kena ba bashk, per gjdo send kena fol. Sjena kan veq qift por e kum pas si shok, si gjithqka. Une ktu skum pas as prindit e as moter, e as kerkun prej familjes. Vetem qat burr. Nejse na ka afru dasma e para darsmes aj ja ka nis me ndryshu. Shkutum ne Kosov e batum darsmen e krejt kur u kthytum ka ra ne depresijon.Nuk e disha pse dhe i kontaktova familjen e tina ata sum ndihmuten send vetem me thaten qe duhet me shku te Hoxha.Dikur e kuptova qe po lun bixhoz dhe po pin marihuan. Qe qaq na ka shti ne borq se per qata ka ra ne depresijon. Prap dashuria e jeme ish aq e madhe se smujsha me lan. I pagujtum borqin e par, mas dy mujve u qetsu e apet na shtini ne borq. E prap une mu dhimke dashuria, familja, aj dhe apet vendosa me ja pagu borqin. U ba nje vjet mas darsmes dhe apet na shtini ne borq. Besomni se 3 banesa kishum mujt mi ble ne Kosov. Ja nisi mem than qe don me ba i ba keq vetes. Une prap vendosa mi ndihmu mos me lan ne lloq. Qysh me lan kur aj esht burri jem, jeta jem? Qysh une me lan kur e kena ba darsmen. Gjdo dit me thojke du me ba i ba keq vetes, sa here qe shkojsha ne pun ne mendime te aj. Tu u tut mos pi ban diqka vetit. Veq Zoti e din se sa zor e kum pas. Zguxojsha as me fol met keq se u tutsha po ban vetit najsend dhe sja fali vetit kurr dhe ton kohen tu e marr tmir. Ni dit u qu mengjes me nervoz e thej banesen i murr sendet dhe shkoj te prindit e vet. Tha se aj smundet me jetu ma tu u perla dhe don me jetu me prindit.Me la ne borqe, se krejt sendet ne emen tem. Familja e tina e as sjan lajmru mem vet qka ka ndodh, e as a jam mire. Kurgjo. Vetem kur jan taku me prindit e mi kan than qe une skam kurgjo te keqe po djali qashtu ka vendos dhe skan qka mi ba djalit. Qe e din qe nuse mat mir e re mat mir skan me gjet. Prindit e tina i kum respektu dhe i kum dasht si prindit e mi. Sa here qe jan ardh gjithmon tu kesh i kum prit, shkojsha blejsha sende qka i hahet atynve. Per darsum kurr send skum lyp, i kuum than qe skam nevoj per kurgjo. Humori i vjehrrit u kan gjithmon mshele gojn se po ta mshoj, edhe para prindve tmi por une prap jam shukut se jan kan prindit e personit qe e du maseshumti. Nana u kan gjithmon e mire. Motra sa here qe ka ardh me nejt te na ka than se prindit kan met vet( edhe se ata kan dasht vet me jetu me djalin tjeter) pa as nje nuse.Une prap jam shukat. Kur u largu burri prej meje edhe se sa kum ba per ta, kerkush prej familjes su lajmru veq krejt um kan ba bllok thu se une kum pas faj diqka. Zdi bre e kum hup krejt besimin te njerzit. Pom dhem zemra, shpirti se um kan gjujt sikur ni qen. Spo kuptoj qka kum ba keq per mem gjujt qishtu, mem lendu qikaq shum. A qaq e keqe kokna kan une?! Qysh nuk u lajmru bilum dikush mem vet a jam mire, a mundet diqka mem ndihmu. 3 dit jam kan pa buk tu i prit prindit e mi me ardh. Mas 2 javes kuptova qe jam shtatzane dhe as qajo si ka intresu se tu marr drog e tu mos me kuptu. Nuk disha qka me ba, gjdo nat e lutsha zotin mem ndihmu dhe me ma jap nje shej qka me ba. Vendosa prap me mbajt beben dhe ne mujin e 3 e hupa, prej merzijes dhe shtresit. Shyqyr jam jasht Kosoves dhe punoj po kush ma mbush qit shprazti, kush ma hek kit merzi, kit dashuri, kit tradhti? Kush ma hek qit dhimbje qe ma kan lan.