fbpx
linda femijen

Kur linda femijen Burri nuk vinte me me marr prej spitali, prita tere diten e tere naten ne kembe!


Kur linda femijen Burri nuk vinte me me marr prej spitali, prita tere diten e tere naten ne kembe! – Pershendetje histori te jetes, anonim ju lutem sepse po shkruaj nga telefoni i nje te afemeje. Historia, apo me mire te them maltretimi im filloi qe kur isha fare e vogel, jetoja ne fshat dhe te gjithe me detyronin te shkoja ne mal e tu sillja dru, ta mjel lopen e ti beja te gjitha punet e renda, vetem sepse te gjithe duhet te kujdeseshin per vellane tim qe ishte 1 vit me i vogel. Kur u rrita fillova punen ne prishtine dhe kisha kerkesa per tu martuar dhe sigurisht qe i refuzoja sepse sapo kisha filluar punen. Pas 1 viti qe kisha filluar punen babai me dha tek nje familje qe vinin nga fshati. Burri im i ardhshem edhe pak do ta merrte diplomen dhe te fillonte punen. Gjate fejeses me detyronte te shkoja ne banese te tij per maredhenie, ose me kercnonte me divorc, e andej nga vija un nuk do me pranonin me , plus nuk e kisha rrogen shume te larte. Keshtu mbeta shtatzene dhe nuk e dinte askush por meje, burrit dhe vjehrres. Ata te dy me detyruan te largoja femijen, ose sdo e pranonin kurr femijen dhe as mua. Familjes nuk i tregova se nuk e pata kurr mbeshtetjen e tyre. U martuam dhe pas 10 muajsh na lindi nje vajze. Kur shkova te lindja ma ndali telefonin dhe kur linda nuk erdhi te me merrte. U desh te prisja tere diten e tere naten ne kembe sepse shtratin ja kisha liruar nje gruaje tjeter. Shkova ne shtepi dhe mu desh ta pastroja shtepine ,te gatuaja dhe te kujdesesha per vajzen. Nena e tij jetonte me ne dhe gjithmone e nxiste qe te me thoshta fjal te ndryshme dhe te ndaheshim. Tani duhet ta duroja per shkak te moralit dhe vajzes. Pas 1 viti na lindi nje djale. Tere kohes me thoshte qe e kam genjyer e mashtruar qe i beri 2 femije, me uronte vdekjen dhe me tradhtonte. Tani inshin dy femije qe nuk mund ti lija. Pas 7 vitesh na lindi edhe nje djale, por ne ate kohe kisha 3 femije per tu kujdesur dhe nenen e tij qe ishte jo mire nga truri, harrova ta cek me lart. Gjate kesaj kohe e zura ne lidhje me nje la****. Isha duke bere oret e autoshkolles dhe e pashe ne makine me te me duar te kapura. Desha ta thirrja policine por ne Kosove nuk e marrin seriozisht. Ndersa sa per mua me thoshte ti je sherbetorja ime e nenes e motres dhe femijev, ndersa per bashkshorte dhe pjese e familjes eshte tjeterkush. O ZOTI kurr hallall mos ja boft qka mka ba ky mu. Pas 3 vitesh lindi edhe nje vajze, ky me detyronte te beja ate punen me zor. Qdo dite e zija me mesazhe e tradheti. Nje here kur shkova ta pastroja punen e tij (pa deshiren time) e hapa dhomen e pushimit dhe pashe kondoma, reqipeta dhe isha e sigurte qe kishte qene ai. Nenen e tij e laja e vishja e ushqeja sikur te ishte bebe. Para 1 viti vdiq nena e tij. Jam pak me rehat por prape me ben maltretime psiqike dhe 1 here me ka bere edhe fizike. Tani jam 38 vjeqe, pjesen me te mire te rinise ma ka humbur. E di qe shumica do te thone te ndahem ,por jetoj ne Kosove, skam pune dhe kam 4 femije, nuk kam ku te shkoj. Vajza dhe djali i madh me thone se do te me mbeshtesin qfardo vendimi te marr. Ju lutem me keshilloni se nuk kam ku te mbeshtetem. Ju pershendes!