fbpx

Kur kuptoj qe jom i varfër pa letra u largua,Sot kam bere para dhe letra por nuk eshte paraja gjithqka…


Kur kuptoj qe jom i varfër pa letra u largua,Sot kam bere para dhe letra por nuk eshte paraja gjithqka…-Pershendetje Histori Të Jetës.Si çdo shqiptarë edhe unë kom shpreh gatishmërinë që ju shkruaj edi se nuk është lehtë për mua por është mirë njerezit të dinë si çdo shqiptarë me brengat e veta.Jom 1 djal 25 vjeçar nga ana e Kumanovës , para 3 vite e kom përcjell një vajzë bukur nga Lugina e Presheves që nuk mundem me haru nuk edi as vet përse kom pas femra tjera përsëri jom mundu me harru besoni edhe ander pom del,kur une ne fillim e pata njoftu i pata thon kom letra Gjermonis po pas një kohe kur kuptoj qe une jom i varfër pa letra u largua papritmas, edi se kom gabu qe e kom rrejt fillim por me besoni se jeta nuk është letër por lumturi dhe DASHURI, jom njeri i sinqertë asnjëherë nuk jom gati me lendu por thonë se njerzit e drejtë gjithmonë vuajnë.Kom fol me shpis vet i kom shpreh dashurinë që vërtet du ta kem femër jetës time por pa sukses me sa duket ajo edhe bija saj nuk kishin pas aspak RESPEKT për mu,kur me zemer je i drejtë edhe ZOTI ti jep kret. Sot une ai njeri i varfër që vuante për një DASHURI të gabuar kom bo letra dhe kom një firmë ndertimi afer Dortmundit,paraja nuk të bënte njeri por veprat dhe SINQERITETI i njeriut të bënte të pasur, kur me zemer ishe i drejt i madhi Allah ti jepte krejt .
Tani dua vetëm 1 herë pas 3 viteve ta takoj apo ndoshta edhe është fejuar nuk edi ,por sidoqoftë dua vetëm 1 herë ta takoj e ty them sy se Paraja Mund të blen shtratin por jo Dashurinë, ti them se jom mirë jom rregulluar kom përparuar fale 1 shokut tim biznesmenë që me dhuroi holla të formoj biznesin tem,kur të mirën jete nuk ja haroj, e mira kthehet me mirë.
-Ta takoj e ti them asaj që jam mirë, turp të kesh që me vr.ave dashurinë time pastert si loti, asnjëherë nuk ja kam dasht te keqen uroj jete femra me e lumtur bote, se nga një femër kemi lindur nga 1 femer jemi edukuar dhe 1 femer kemi per ta martuar, shkurt e shqip Femra është qenia me e bukur lumi ai që i respekton femrat ,Gratë, Motrat e veta.Të nderuar shqiptarë,Dashuron,Ndihmoni,Bashkohuni,Martoheni por kure mos keqpërdor te mirën, Mos lendo dashurinë, sepse vërtetë ajo vr.et.
Dëshira ime e fundit është asaj ti dhuroi një dhuratë befasuese në Ditëlindjen e saj ,edi se atje poshtë ende konsiderojnë si Epidemi dhe jan të mbyllur por uroj që me 6 muaj ajo te gëzojë Ditëlindjen dhe ndoshta mund edhe të kuptojë që çdokush gabon por nga gabimi mëson.Jeta vazhdon të jetë përpara por shpresa e fundit vdesë,le ta din se un ende e dua nuk e di përse një femër ka 1 vite që me dashuron mua është shum e bute e ndershme kom kuptu që ajo me don me të vërtetë por ende nuk i kam dhënë DASHURI,prandaj me vuajtje dhe mallengjim ju shkruaj mos lëndoni,mos trathtoni se Dashuria vret .Me Respekt dhe Dashuri Anonim Kumanovës.